Shqipëria ruan vendin e “play off”-it për në Botëror! Renditja aktuale në Grupin K

Pas barazimit me Serbinë pa gola, Shqipëria ruan vendin e dytë në grup me 4 pikë të grumbulluara në 3 ndeshje.Ekipi i Kombëtares nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Serbinë, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Ndërkohë Anglia ka forcuar pozitën e saj në vendin e parë, pasi ka arritur të mundë me rezultatin minimal 0-1 kundër Andorrës.Vendin e tretë momentalisht e mban Letonia me 3 pikë të grumbulluara në 2 ndeshje, e katërta është Serbia me 1 pikë, e cila me ndeshjen e sotme nisi misionin e saj për kualifikim në Botërorin 2026 në SHBA.

Ndërkohë, Andorra është e fundit në grup pasi nuk ka grumbulluar asnjë pikë në 3 ndeshjet e para.

Nëse kjo do ishte renditja përfundimtare, Shqipëria do e shihte veten të kualifikuar për në Botërorin e 2026-ës.

RENDITJA

Mediat serbe:“Futbollistët tanë mezi shpëtuan jetët e tyre”

Mediat serbe kane egzagjeruar deri dhe mashtruar me titujt për lajmet e ndeshjes së sotme në Tiranë, në përballjen Shqipëri-Serbi, me rezultatin 0-0.Kurir e ka pasqyruar të gjithë ndeshjen me termat “terror, skandal, po na sulmojnë lojtarët tanë”.

Gjestin e fëmijëve kur bënë me duar shqiponjën dykrenare, në mënyrë fëminore dhe të entuziazmuar, e kanë përshkruar kështu: sa urrejtje në Tiranë! Skandalet nuk mbarojnë kurrë… fëmijët treguan shqiponjën shqiptare gjatë këndimit të himnit tonë kombëtar, shikoni skenat e tmerrshme që i tmerruan të gjithë!FUTBOLLISTËT SERBË MEZI SHPËTOJNË JETËT E TYRE NË TIRANË: Një ndeshje skandaloze që duhej të NDALOHEJ! Gjorgje Petrović na solli një pikë kundër Shqipërisë”, është ky titulli i lajmit të përmbylljes së ndeshjes.

Duket se kujtesa e mediave serbe është e shkurtër, duke harruar dhunën që shkaktuan ndaj futbollistëve tanë 11 vite më parë në Beograd, çka solli ndërprerjen e ndeshjes dhe fitoren 0-3 në tavolinë për Shqipërinë.

Blic shkruan: “Edhe pse nuk dukej se do të ishte kështu, veçanërisht kur shikon atmosferën para ndeshjes, skuadra e Dragan Stojkoviç i mbijetoi një ferri të vërtetë. Tre herë djemtë tanë u goditën në kokë, Davide Massa ndërpreu shkurt duelin, por ai nuk pati guximin t’u tregonte lojtarëve rrugën për në dhomën e zhveshjes. Le të mos flasim për skandalin para ndeshjes, kur fëmijët treguan një shqiponjë dykrenare në fushë”.

FSHF jep informacione për tifozët para ndeshjes Shqipëri-Serbi, ja çfarë ndalohet

Këtë të shtunë është në program ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, takim ky i vlefshëm për kualifikueset e Botërorit.

Për ndeshjen që fillon në orën 20.45, Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar së fundmi rregullat, që duhet të respektohen nga çdo tifoz që do të jetë prezent në “Arenën Kombëtare”.

FSHF tregon me detaje sendet që nuk lejohen, madje thekson se do ketë kontroll të imtësishëm, ndërsa nuk do mungojnë kamerat në çdo cep.

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi.

Edhe pse nuk kanë të gjithë bileta, mijëra vetë nga Kosova duan të jenë të pranishëm në Tiranë në këtë ndeshje historike.

Për çfarë kërkojnë të financohen më shumë fermerët?

Fermerët kanë pasur interes të lartë për të përfituar subvencione përgjatë këtij viti. 69.917 aplikime janë regjistruar në e-Albania nga fermerët apo Shoqëri të Bashkëpunimit Bujësor për të pasur akses nga fondet e vëna në dispozicion për financimin e sektorit bujqësor përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2025. 

Aplikimet e Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi janë hapur më 14 Prill  dhe janë mbyllur me 30 maj 2025. Por si ka qenë interesi i fermerëve sipas masave që do të mbështeten me fonde këtë vit?

Referuar të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, më shumë aplikime janë regjistruar për skemën e naftës, me afro 52.837 aplikime, e cila këtë vit  ka ndryshuar pasi fermerët do të marrin pagesa cash.

Po ashtu, interes të lartë ka pasur për blegtorinë, me 10 095 aplikime, nga të cilat, 5670 janë për të imta dhe 4425 për gjedhë.

Për mbështetjen e bletarisë këtë vit janë regjistruar 4510 aplikime në total.

Për bimët aromatiko-mjekësore janë 1407 aplikime, për sera 893 aplikime, GLOBAL GAP 203 aplikime dhe ferma organike 26 aplikime.

Sa i takon shpërndarjes gjeografike, edhe këtë vit numri më i lartë i aplikimeve është në qarqet ku bujqësia dhe blegtoria është më e zhvilluar, si Fier, Korçë, Berat dhe Elbasan.

Pas aplikimit me vetëdeklarim në e-Albania, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural do të nisë procesin e verefikimit dhe plotësimin e dosjeve për secilin aplikant. Një pjesë e mirë e dokumentacionit gjenerohet direkt na e-albania, ndërsa pjesa tjetër duhet të dorëzohet nga fermerët.

Ndër kriteret kryesor është toka në pronësi apo përdorim të fermerëve përmes një kontrate qiraje të noterizuar si dhe mospasja e detyrimeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Nga ana tjetër,  për mbjelljet e bëra paraprakisht, apo për numin e krerëve në blegtori dhe numrin e koshereve në bletari,  do të kryhet vereifikimi në terren.   Pas përfundimit të të gjithë procedurës, do të nisë disbursimi i fondeve për fermerët.

Fondi është 3.2 miliardë lekë dhe do ti jepet më shumë prioritet në financim shoqërive të bashkëpunimit bujqësor, të cilat do mund të përfitojnë në masën 100%.

Berisha: Në PPE u denoncua farsa elektorale në Shqipëri

Kryedemokrati Sali Berisha tha se në Bruksel u bë pretenca ndaj kryeministrit Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat.Në PPE u denoncua farsa elektorale, sipas Berihës, ndërsa falënderoi  kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister dhe koordinatorin e grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, Michael Gahler.

Berisha: Paradokset janë të shumëllojta, por paradoksi më i madha në fushën mediatike-komunikative ka ndodhur në Shqipëri, mbasi vizita e kryetarit të PD-së në Bruksel, krijoi lajme, editoriale, artikuj dhe kryeartikuj, 34% më shumë, në Shqipëri është fjala, se sa samiti i Bashkimit Politik Europian.

Mendoj se, rrallë ndonjëherë PD-ja ka kapur një apogje të tillë, dhe kjo dëshmon se sa e drejtë, sa i rëndësishëm, çfarë fuqie ka misioni i saj për mbrojtjen e votës së lirë të shqiptarëve. Ju keni parë këto ditë, nga dita e martë e javës që kaloi gjer sot, një mori të pafund shfrimesh të një lakeizmi, të neveritshëm në shkallë ekstreme të qeveritarëve, të cilët rendin me ngashërimet e tyre se si të qetësonin kryetarin e organizatës së tyre kriminale Edi Ramën dhe si të merrnin në formacionet e reja të narkoshtetit një pozicion më të përshtatshëm.

Mori një demaskim edhe njëherë farsa zgjedhore në të gjitha dimensionet e saj. Kurrë ndonjëherë në 34 vite, Brukseli nuk ka qenë më shqiptar se, sa ato dy ditë të javës së kaluar.
E marta dhe e mërkura e javës ishin ditët në të cilat në tempullin e demokracisë u mbrojtën interesat jetike të shqiptarëve, vota e lirë e tyre dhe u bë pretenca ndaj Edi Ramës, farsës elektorale, mandateve kallp.
U bë pretenca e shtetit monstruoz elektoral shqiptar. Ishin ditët më të veçanta. Prandaj u them çdo shqiptari se aty, me sensin e madh të përgjegjësisë ndaj çdo qytetari shqiptar që beson te vota e lirë, me sensin më të madh të kësaj përgjegjësie.

Ne mbrojtëm interesat më jetike të votës së lirë, të dinjitetit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Ishin ditë të cilat i dhanë një rrjedhë të re shpresës dhe besimit se, shqiptarët do të votojnë të lirë si kombet e tjera.

Por unë në emër të të gjithë shqiptarëve, që janë shumicë dhe që duan votën e lirë, shpreh mirënjohjen më të madhe PPE-së, presidencës së kësaj partie, e cila me gojën e sekretares së Përgjithshme në një deklaratë, denoncoi farsën elektorale në Shqipëri si një akt i shëmtuar.

Falënderoj me mirënjohje të thellë, kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i cili me udhëheqjen e tij e shndërroi këtë institucion në një avokat të fuqishëm të të vërtetave të mëdha.
Një mirënjohje të pakufishme për koordinatorin e grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian, Michael Gahler, europdeputet që u paraqiti kolegëve të tyre si në Komisionin e Jashtëm ashtu dhe në asamblenë politike, të gjithë të vërtetën e farsës elektorale në Shqipëri.
Dënoi me të forcën më të madhe këtë farsë, dhe u bë një avokat, një zë i fuqishëm, i pamposhtur i interesave të shqiptarëve për votën e lirë.

Ngjarjet ne 24 oret e fundit ne FIER

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

•Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 28 vjeç, banues në Berat, pasi në fshatin Strum, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin M. K., 37 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasja M. K., 63 vjeçe, pasagjere në mjetin bujqësor, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. S., 60 vjeç dhe A. S., 56 vjeç, banues në Karbunarë e Vogël, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar me shtetasin I. S., 63 vjeç.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën në pronësi të një 24-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 54 vjeç, banues në Frakull e Madhe, pasi dyshohet se ka djegur kavaletën me bar në pronësi të një 67-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 33 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një shtetas 30 vjeç. Punohet për kapjen e tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Fier pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 41 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij 9 vjeç.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen A. P., 29 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale një shtetas 30 vjeç.

•Në Stacionin e Policisë Patos ka njoftuar shtetasi H. G., 34 vjeç, banues në lagjen “Grizë”, se gjatë natës ka konstatuar një dëmtim në fasadën e lokalit në kohën që lokali ka qënë i mbyllur. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Vendet e rajonit të Ballkanit janë përfshirë në kontaktet brenda një strategjie më të gjerë amerikane për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar, konfirmoi Departamenti amerikan i Shtetit për Radion Evropa e Lirë.

DASH nuk komentoi raportimet e medias amerikane, Bloomberg, se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet t’i bindë vendet e Ballkanit që t’i pranojnë migrantët e dëbuar – kryesisht nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela – të cilëve u është hequr statusi i përkohshëm ligjor në SHBA.

Shtetet e Bashkuara, thuhet në përgjigje, nuk i komentojnë detajet e komunikimit diplomatik me shtetet e tjera, në kuadër të strategjisë për dëbimin e shtetasve të huaj pa status të rregulluar.

“Partnerët amerikanë dhe udhëheqësit rajonalë po punojnë ngushtë me ne për t’i dhënë fund krizës së migrimit të paligjshëm dhe masiv”, theksoi Departamenti amerikan i Shtetit, duke shtuar se zbatimi i politikës së migracionit të administratës së presidentit Trump, është një nga prioritetet kryesore të tij.

“Largimi nga SHBA-ja i të huajve, për të cilët ekzistojnë urdhra përfundimtarë për dëbim, si dhe dëbimi i imigrantëve të paligjshëm, i mbron Shtetet e Bashkuara nga terroristët e huaj dhe kërcënimet e tjera ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik”, thuhet në përgjigje.

Nga Departamenti amerikan i Shtetit theksuan, gjithashtu, se bashkëpunimi i vazhdueshëm me qeveritë e huaja është kyç për parandalimin e migrimit të paligjshëm dhe masiv, si dhe për sigurinë kufitare.

“Siç ka thënë sekretari i Shtetit, [Marco] Rubio, ne mbetemi të vendosur në përpjekjet tona për t’i dhënë fund migrimit të paligjshëm dhe masiv dhe për të forcuar sigurinë e kufijve amerikanë. Në këtë drejtim, çdo shtet duhet urgjentisht të pranojë kthimin e shtetasve të vet, që nuk kanë bazë ligjore për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara”, theksoi Departamenti i Shtetit.