Rama “shpërthen” ndaj opozitës

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me publikimin e radhës të podcastit “Flasim”, ku ka folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe akuzat e opozitës.

Ai theksoi se pretendimet për bllokimin e negociatave janë të pavërteta, duke i cilësuar si përpjekje për të zbehur arritjet e qeverisë. Sipas Ramës, një pjesë e politikës po përpiqet të deformojë realitetin dhe të ndikojë në perceptimin publik.

“Është bërë e vështirë të sigurosh informacion të saktë, sidomos kur ka aktorë që përpiqen të mbulojnë punët e Shqipërisë me mllef dhe negativitet. Ne kemi ende probleme dhe shumë punë përpara, por vendi është në drejtimin e duhur”, u shpreh ai.

Rama nënvizoi se procesi i integrimit europian vijon normalisht dhe mbetet prioriteti kryesor i vendit, duke përsëritur se deklaratat për bllokim të negociatave “janë një gënjeshtër e madhe”.

Kryeministri Edi Rama uron besimtarët katolikë në Ditën e Pashkës

Kryeministri Edi Rama zgjodhi të ndajë në rrjetet sociale një video të realizuar me inteligjencë artificiale, të shoqëruar me mesazhin: “Gëzuar Ditën e Re”.

Pashkët kremtohen të dielën, pas përfundimit të periudhës 40-ditore të Kreshmëve, një kohë agjërimi dhe reflektimi shpirtëror, gjatë së cilës besimtarët heqin dorë nga ushqimet me origjinë shtazore.

Një nga simbolet më të njohura të kësaj feste është veza e kuqe. Ajo përfaqëson jetën dhe ringjalljen, ndërsa ngjyra e kuqe lidhet me sakrificën e Krishtit, por edhe me fitoren dhe gëzimin.

Tradita e ngjyrosjes së vezëve ka rrënjë të hershme, që lidhen me rituale të lashta pranverore dhe simbolikën e rilindjes së natyrës. Edhe sot, besimtarët ruajnë zakonin e shkëmbimit dhe përplasjes së vezëve të lyera, si pjesë e festimeve të Pashkëve.

Rritet edhe çmimi i gazit në vend, jashtë kontrollit të Bordit

Çmimi i gazit në tregun vendas ka shënuar rritje këtë fundjavë, pasi Bordi i Transparencës së Hidrokarbureve vendosi të mos e përfshijë atë në formulën e fiksimit të çmimeve në mbledhjen e fundit.

Aktualisht, në pikat e shitjes me pakicë, gazi po tregtohet nga 72 deri në 75 lekë për litër, nga 65 lekë që ishte niveli i mëparshëm i vendosur nga Bordi. Para përshkallëzimit të krizës në Lindjen e Mesme, çmimi i tij në tregun vendas luhatej mesatarisht në 55–60 lekë për litër.

Ecuria e çmimeve lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare. Në bursat europiane, gazi natyror ka pësuar rritje të ndjeshme, i ndikuar nga tensionet gjeopolitike dhe problemet me furnizimin. Sipas raportimeve ndërkombëtare, çmimi benchmark TTF ka arritur rreth 74 euro/MWh, niveli më i lartë që nga fillimi i vitit 2023, ndërsa në disa raste janë regjistruar rritje të menjëhershme deri në 25–35% brenda një dite.

Në total, që nga nisja e krizës, çmimet janë rritur me mbi 50–60%, duke reflektuar pasigurinë në tregjet globale dhe kërkesën në rritje për sigurimin e furnizimeve energjetike në Europë.

Ndërkohë, ndryshe nga karburantet e tjera që vijojnë të kenë çmime të përcaktuara nga Bordi, për gazin nuk është marrë një vendim i tillë. Operatorët argumentojnë se shtrenjtimi në bursë e bën të pamundur mbajtjen e çmimeve të mëparshme, ndërsa Bordi ka sqaruar se gazi nuk përfshihet aktualisht në vendimmarrjen e tij, duke lënë tregun të lirë për përcaktimin e çmimeve.

Sipas të dhënave zyrtare, në Shqipëri qarkullojnë rreth 84 mijë mjete hibride që përdorin edhe gaz, ose rreth 9% e totalit të automjeteve. Përveç transportit, gazi përdoret gjerësisht edhe nga familjet për gatim dhe ngrohje, çka e bën këtë rritje të ndikojë drejtpërdrejt në buxhetin e konsumatorëve.

Rama per anetaresimin ne BE: Të bëjmë maksimumin që dera e hapur, të mbyllet pasi të kemi hyrë brenda

Rama: Deri në 2027 synojmë mbylljen e negociatave për anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 12, u ndal te procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se është vendosur një kalendar konkret për përmbylljen e negociatave.

Sipas tij, nëse vendi përmbush të gjitha detyrimet e përcaktuara, deri në fund të vitit 2027 mund të arrihet mbyllja e negociatave me BE-në.

Rama theksoi se vendimmarrja në Bashkimin Europian bazohet në konsensusin e 27 vendeve anëtare, por shtoi se aktualisht ekziston një vullnet i përbashkët për pranimin e Shqipërisë.

Ai u shpreh se hapja e të gjithë kapitujve të negociatave brenda 11 muajve është një arritje e paprecedentë, duke treguar progresin e bërë nga vendi në rrugën drejt integrimit.

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ndodhet në një pozicion shumë më të favorshëm krahasuar me të kaluarën, duke theksuar se është rritur besimi dhe respekti nga partnerët europianë, si dhe është përmirësuar situata ekonomike.

Megjithatë, ai theksoi se përmbushja e mbi 4 mijë detyrimeve të vendosura nga BE mbetet sfida kryesore për finalizimin e këtij procesi.

Tërmet me magnitudë 5.2 ballë ne Turqi

Autoritetet turke njoftuan sot se provinca lindore e Van, është goditur nga një tërmet me magnitudë 5,2 ballë Rihter.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme, tha agjencia AFAD në një deklaratë, duke shtuar se vlerësimet në terren janë duke vazhduar.

“Tërmeti goditi rrethinën Tuşba në orën 08:52 të mëngjesit në një thellësi prej 7 kilometrash, me lëkundje të ndjera edhe në provincat përreth”, shtoi autoriteti.

Drejtim pa leje, dh*në në familje dhe a*më pa leje, disa procedime në Fier dhe Lushnjë

Policia e Fierit ka ndërmarrë një sërë veprimesh gjatë orëve të fundit, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. T., 19 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe u përplas me një mjet bujqësor. Pas aksidentit, ai është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, B. S., si dhe djali i tij i mitur, pasagjer, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, u arrestua shtetasi O. P

Dënohet për korrupsion, 38-vjeçari në Fier rikthehet në burg

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka ekzekutuar një vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj një shtetasi të dënuar për korrupsion.

Bëhet fjalë për E. N., 38 vjeç, banues në Fier, për të cilin gjykata ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e dënuar me burgim për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Si rezultat i këtij vendimi, 38-vjeçari do të vuajë edhe 1 vit, 8 muaj e 10 ditë burgim.

Fluks automjetesh në doganën e Kakavijës, 3 km radha e pritjes

Fundjava ka sjellë rritje të ndjeshme të lëvizjes në pikën kufitare të Kakavijës, në të dyja anët e kufirit me Greqinë. Qindra automjete i janë drejtuar këtë të shtunë shtetit fqinj, duke u përballur me pritje të gjata në sportelet e palës greke.

Sipas udhëtarëve, radha në territorin grek ka arritur deri në 3 kilometra gjatë mesditës së sotme. Shumica e tyre udhëtojnë për të kaluar festën e Pashkës ortodokse në Greqi.

Një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve i drejtohen gjithashtu Janinës për blerje, të nxitur nga çmimet më të ulëta të mallrave.

Ndërkohë, zbatimi i regjimit të ri të kontrollit kufitar ka ndikuar në shtimin e kohës së pritjes në doganën greke. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë javës së ardhshme, për shkak të festave, pritet një fluks edhe më i lartë i lëvizjes në këtë pikë kufitare.