Biznesmeni Rezart Taçi denohet me 11 vite burg nga GJKKO

GJKKO ka shpallur fajtor biznesmenin Rezart Taçi për veprën penale të pastrimit të parave, duke e dënuar me 11 vite burgim.

Po ashtu, ai është gjetur fajtor edhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, për të cilën është dënuar me 2 vite burg.

Në bashkim të dënimeve, gjykata ka vendosur dënimin përfundimtar prej 11 vitesh heqje lirie.

Taçi u shpall fajtor për përfshirje në tentativën për pastrimin e 18.3 milionë eurove të mafias italiane. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar fillimisht për një vit, pasi ai nuk u gjet për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg”, të dhënë në mungesë ndaj tij.

Pezullim pa detyrë? Vendimi për Ballukun hap debat mbi logjikën e masës

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për të lënë në fuqi pezullimin nga detyra ndaj Belinda Ballukut ngre një pyetje që shkon përtej një rasti individual: a mund të qëndrojë një masë kur objekti i saj praktik nuk ekziston më?

Në thelb, pezullimi nga detyra është një instrument parandalues. Ai justifikohet kur një funksionar publik, për shkak të pozitës së tij, mund të ndikojë në hetim, të ndërhyjë në prova apo të ushtrojë presion mbi vartës. Por kur ky funksion nuk ushtrohet më, masa rrezikon të kthehet në një formalitet pa përmbajtje.

Kjo është pika ku logjika juridike përplaset me realitetin politik. Nga njëra anë, mbrojtja ka të drejtë kur argumenton se pezullimi humbet objektin në mungesë të detyrës. Nga ana tjetër, gjykata duket se operon mbi një interpretim më të gjerë të “ndikimit”, duke konsideruar se pushteti real nuk zhduket menjëherë me largimin nga posti.

Por pikërisht këtu lind problemi. Nëse masa nuk lidhet më me një funksion konkret, atëherë ajo duhet të mbështetet mbi rrezik konkret, të provueshëm dhe aktual — jo mbi supozime të përgjithshme për ndikim politik. Përndryshe, krijohet precedenti i një mase që mbijeton vetveten, pa një justifikim të qartë proporcional.

Drejtësia nuk matet vetëm me vendime, por me arsyetimin që i mban ato në këmbë. Një masë sigurie që nuk prodhon më efekt praktik duhet të rishikohet me kujdes, sepse në të kundërt rrezikon të perceptohet si e tepërt, në mos arbitrare.

Se si do të pozicionohet Gjykata e Lartë në këtë rast do të jetë një test i rëndësishëm: jo vetëm për fatin e një politikaneje, por për standardin që drejtësia shqiptare vendos mbi proporcionalitetin dhe arsyeshmërinë e masave të saj.

Përfundimi i afatit, Trump paralajmëron Iranin: Një qytetërim i tërë do të vd*së sonte

Screenshot

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sapo ka postuar në platformën e tij “Truth Social”, duke iu referuar afatit të tij për Iranin për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.

Trump i dha Teheranit afat deri në orën 1 të mëngjesit të mërkurën, sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar, në një postim gjatë fundjavës.

Postimi i tij i ri thotë: “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë”. Por më vonë shton “ndoshta diçka e mrekullueshme në mënyrë revolucionare mund të ndodhë, KUSH E DI?”.

Trump sugjeron se po negocion me udhëheqës të rinj në Iran, pas “ndryshimit total të regjimit” atje.

Qeni s*lmon nje femije 4 vjecar ne Vlore

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të marte në Vlorë, ku një qen i racës pitbull ka sulmuar një vajzë 4-vjeçare në zonën e Lungomares.Sipas informacionit paraprak qeni e ka kafshuar vajzën në kokë dhe i ka shkaktuar plagë të rënda. 4-vjeçarja është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore ndërsa qeni është neutralizuar dhe lidhur nga punonjësit e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë, një rast tjetër është regjistruar në Pogradec, ku specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për veprën “braktisja e kafshës së shoqërimit” ndaj shtetasit K. S., 53 vjeç, banues në fshatin Nicë pasi qeni që ai mbante dyshohet se ka dalë nga rrethimi i banesës dhe ka sulmuar në krah shtetasen L. T., e cila po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fier/Një 41-vjeçar k*nos me f*shekë një shtetase

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka referuar disa raste në Prokurori, ku kanë nisur procedime penale për shtetas të ndryshëm në Fier dhe Divjakë.

Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve nisën procedimin penal ndaj shtetasit K. K., 41 vjeç, banues në fshatin Zhupan. Ai dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me një shtetase dhe e ka kanosur duke i hedhur disa fishekë arme zjarri në oborrin e banesës së saj. Fishekët janë sekuestruar si provë materiale.

Ndërkohë, në Divjakë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për dy shtetas: A. F., 54 vjeç, i cili u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje, si dhe S. L., 67 vjeç, i dyshuar për kanosje ndaj një 59-vjeçari, gjithashtu për motive të dobëta.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, çfarë u diskutua

Prej orës 09:30 të kësaj të marte u mbajt mbledhja e përjavshme e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Sipas axhendës, fillimisht fjalën e ka mbajtur kryeministri Rama, i cili ka dhënë mesazhet dhe prioritetet kryesore për grupin parlamentar. Më pas ka raportuar kreu i grupit, Balla, dhe në fund kanë qenë diskutimet për seancën e së enjtes më 9 prill.

Kryeministri Edi Rama u fokusua kryesisht tek turi i PS-së “Për Shqipërinë”. Ai njoftoi deputetët se do të zhvillojë gjithashtu takime në qytete të tjera të vendit, duke zgjeruar kështu fushatën.

Pas rreth një ore diskutimesh, kryeministri Rama u largua së bashku me ministren e ekonomisë, Delina Ibrahimaj ndërsa mbledhja vijon të drejtohet nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Gjithashtu deputetët kanë raportuar aktivitetet publike për fushatën “Për Shqipërinë”, e cila do të zgjasë 9 javë, ku fokusi i kësaj jave është tek ekonomia. Një nga temat me interes mbetet edhe vetëofrimi i Erion Braçes për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës por nuk dihet nëse nëse ka pasur ragime nga Rama dhe vetë Braçe gjatë kësaj mbledhje.

Blegtorët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” janë mbledhur përpara Ministrisë së Bujqësisë për të protestuar për skemën kombëtare 2026.

Disa nga pankartat e tyre mbajnë thirrje si “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit”, “Bojkotoni firmat serbe” etj.

“Skema nuk na mbështet, kostot janë të larta. Skema 2026 nuk ishte ajo që u diskutua me ne. Të na subvencionohet nafta. Të rritet mbështetja për blegtorinë, të bllokohet importi që na konkurron”, është thirrja e tyre.

Subvencionimi është një nga kërkesat e tyre më të shprehura

“Kërkojmë subvencione si gjithë rajoni. Kemi 7-8 herë më pak subvencione sesa rajoni. Me kë duhet të konkurrojmë ne? Kërkojmë naftë pa taksa për fermerët ose të bëjë një rregullim qeveria për taksën e qarkullimit”, thonë ata duke kërkuar edhe një laborator për sigurinë e produkteve.

Thirrja e tyre është për kostot e ushqimit të bagëtive, karburantin, shpenzimet bazë dhe pamjaftueshmërinë e mbështetjes nga shteti.

Gjithashtu ata rendisin informalitetin dhe TVSH-në e pabarabartë si faktorë që krijojnë vështirësi për fermerët shqiptarë.

“Qeveria të ngrejë një bord për produktet e shportës sepse nuk arrijmë dot të konkurrojmë fermerin evropian ose të rajonit”, thanë fermerët.

Sot ata janë në pritje të formalizimit të një takimi me ministrin e Bujqësisë dhe ministren e Financave.

Reagon Konfindustria per rritjen e cmimit te karburanteve

Pasi çmimi i naftës u rrit në 224 lekë, Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndërhyjë urgjentisht në tregun e karburanteve, duke kërkuar rishikim të plotë të politikave fiskale dhe rregullatore.

Njoftimi plotë:

Konfindustria, duke vlerësuar pasojat e rënda ekonomike në përkeqësim dramatik të luftës në Gjirin Persik, i kërkon ekzekutivit të veprojë pa vonesë në rishikim të plotë të politikës fiskale dhe rregullatore të tashme në tregun e karburanteve. Vlerësimet e modelit ekonomik shqiptar tregojnë, që rritja me 30% e çmimit të derisotëm të karburanteve krijon inflacion me të paktën 6% dhe një rënie të PPB me 2,8-3%. Sa më sipër krijon qartësisht rrezikun për kalimin në recesion ekonomik gjatë periudhës 2026 në vazhdim. Së pari, kërkohet ulja e barrës fiskale mbi karburantet dhe taksat vjetore të automjeteve të paktën në mesataren e sotme të shteteve të Rajonit.

Shqipëria është shteti i vetëm në rajon, që nuk ka ndërmarrë asnjë masë të prekshme lehtësuese për krizën e karburanteve. Ndërhyrja me ulje 20% të vlerës së akcizës vetëm, kur çmimi i naftës do të arrijë në 220 lekë/litër është i pamjaftueshëm dhe i pakuptimtë. Thellimi i diferencës në kostot e karburanteve me shtetet konkurente tregëtare të Rajonit e më gjerë në kushtet e krizës, shton ndjeshëm rrezikun e falimentimeve për industritë, prodhimin vendor, bizneset si dhe goditje inflacioniste të shumëfishtë për qytetarët.

Së dyti, të fillojë procesi i shndërrimit të Bordit të Transparencës në Ent Rregullator të Karburanteve si institucion i përhershëm profesional kundër spekullimeve në tregun kartel të sotëm. Së treti, Konfindustria mbështet propozimin për krijimin e një operatori me kapital shtetëror në tregun me shumicë dhe pakicë të karburanteve.

Tregu strategjik i karburanteve me një qarkullim real vjetor prej pothuaj 2 miliard dollarë dhe kap afër 10% të PPB.