Berisha akuza Ramës dhe familjarëve të tij: Ka marrë pronat e kishës në jug!

Sali Berisha ka hedhur akuza sot ndaj Edi Ramës dhe familjarëve të tij, duke deklaruar se ka grabitur prona në jug të vendit, në gjirin e Gjipesë. Sipas tij janë bërë falsifikime për të marrë 24 hektarë tokë.Rikthehemi sot te një nga plaçkitjet më të mëdha, plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë dhe vëllait, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse, duke i grabitur 224 mijë metër katrorë tokë.

Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur xhinsi nga nëna i Edi Ramës siç e dini është nga fshati i Vunoi dhe ai ka qenë një xhins i varfër. Sipas dokumenteve stërgjyshi i tij, Thomai, ka pasur si gjë të gjallë tre katër dhi dhe një apo dy derra.

Një personalitet i tyre, i shkolluar qe ishte Spiro Koleka, anëtarë i Byrosë dhe ministër i disa qeverise të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij të publikuara nga e bija, rrëzon në mënyrë përfundimtare çdo disponim pronësie nga xhinsi, Koleka, krahu i Thomait e këtej. Territoret ku pretendohet janë mirëfilltas territore publike, ose të kishës. Ky është vërsul si një hajn i papërmbajtur i pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë e dinë.

Cili është roli i Ardit Bidos? Është jashtëzakonisht suspect, nuk ekziston asnjë dokument kadastral që të faktojë se kjo tokë i përkiste Thoma Kolekës, Petro Kolekës, stërgjyshit të Edi Ramës. Asnjë! Ka një dëshmi të periudhës që aty luftohej. E çuditshme është sesi në atë periudhë të luftës Bidua gjen një dëshmi pronësie që nuk përbën asnjë kategori ligjore.

Njeriu më i shkolluar i tyre, që Edi Rama e quan në kartolinat e vitit të ri Baba Pilua, në memorien e tij të publikuara nga vajza, dëshmon se ishte një familje e varfër, familje e varfër me 24 ha tokë nuk ekziston kurrë.

Ndaj dhe Pilua dëshmon se nuk kemi tokë. Nuk ka asnjë dokument që reforma agrare”, tha Berisha.

Gripi i shpendëve vrau gjysmë milioni pula, ja si është gjendja në Shqipëri

Rritja e çmimit të vezëve nuk do të frenohet, pasi kërkesa për këtë produkt para festave të Fiter Bajramit dhe Pashkëve do të jetë akoma edhe më e lartë.Edhe pse në Shqipëri ka mbi 7 milion shpendë, asgjësimi i 430 mijë pulave në dy stabilimentet e mëdha solli menjëherë rritje të çmimit të vezës me 66.6%.

Pedagogu i UBT, Fatmir Guri, thotë: “Kemi një ulje të ofertës të prodhuar brenda vendit në dy stabilimentet që mbajnë peshën e konsiderueshme në procesin e prodhimit. Menjëherë kjo do të ndihet si pasojë e uljes së ofertës edhe tek çmimi. Ne ndodhemi në një situatë ku kërkesa për vezë është konstante, por tani jemi në periudhë festash dhe në këtë situatë është normale të kemi një rritje të çmimit”.

Produkti i vezës kushton më tepër për konsumatorin pasi tregut i mungojnë 975 mijë kokrra. Duke qenë se veza është një vektor që shërben për shpërndarjen e sëmundjes së influencës aviare H5N1, AKU ka bërë bllokimin e 975 vezëve që ishin prodhim nga dy pularitë e prekura nga gripi i shpendëve. Pavarësisht situatës, AKU konfirmon se vezët në treg janë të sigurta.

“Situata në treg është nën kontroll të plotë. Trupat inspektuese të drejtorive rajonale të AKU çdo ditë kryejnë monitorime në operatorët e biznesit që shesin vezë, dhe nëse gjejnë vezë që janë prodhuar pas datës së shpërthimit të gripit, bëhet menjëherë bllokimi i produktit”, shton Guri.

Për shkak të influencës aviare, Shqipëria ka ndaluar importin nga zona të caktuara në 21 shtete të Evropës.

Greqia rrit pagat! Në fuqi nga 1 prilli, rritja e pestë në 6 vjet

Në një mbledhje të kabinetit të tij kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar rritjen me 50 euro të pagës minimale në vend duke filluar prej 1 prillit.

Siç ka theksuar kjo është rritja e pestë rresht e pagës minimale që nga viti 2019, e cila synon të rrisë të ardhurat e disponueshme të rrogave të punonjësve dhe fuqinë blerëse të tyre.

Pagesa bazë – dua t’ju kujtoj, e kemi gjetur 650 euro në 2019, sot është 830 euro – nga 1 prilli do të shkojë në 880 euro. Bëhet fjalë për një mbështetje shtesë prej 50 euro në muaj dhe rritja kumulative – vlen të theksohet kjo – në krahasim me vitin 2019 arrin në 2735 euro në vit“, u shpreh Mitsotakis.

Sipas vendimit të qeverisë kjo masë prek 575 mijë punëtorë në sektorin privat, por përfshin edhe 600 mijë punonjës në administratën shtetërore. Gjithashtu, ndryshon pozitivisht në rritjen e 19 bonuseve që kanë të bëjnë me vjetërsinë, postet, gjendjen familjare etj. Mitsotakis që ka përmendur edhe uljen e papunësisë në 8.7%, ka theksuar gjithashtu se ky vendim e çon Greqinë në vendin e 11-të mes 22 vendeve europiane që kanë një regjim pagash minimale, ndërsa ka ripërsëritur angazhimin parazgjedhor, që në vitin 2027 paga minimale të shkojë në 950 euro dhe ajo mesatare në 1500 euro.

Nga ana e tyre partitë e opozitës kanë kritikuar qeverinë duke pyetur kryeministrin se si rritja prej 6% e pagës minimale mund të përballojë rritjet prej 16.4% në nivelin e përgjithshëm të çmimeve, 33% në ushqim dhe 17% në banesa që përjetojnë qytetarët prej vitit 2020.

Shqiptarët po largohen dhe po heqin dore edhe nga pasaporta shqiptare

Jo vetëm që po emigrojnë, por gjithnjë e më shumë qytetarë po heqin dorë edhe nga pasaporta shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit të kaluar gati 900 shtetas shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, duke regjistruar kështu numrin më të lartë ndonjëherë.

Krahasuar me vitin 2023, kjo shifër është rritur me 6%, duke reflektuar një prirje në rritje të braktisjes së shtetësisë shqiptare.Faktori kryesor që qëndron pas këtij fenomeni është se në disa shtete ku shqiptarët emigrojnë, marrja e nënshtetësisë së vendit pritës kërkon heqjen dorë nga nënshtetësia e mëparshme.

Pra, për të siguruar pasaportën e një vendi tjetër, si për të pasur akses më të lehtë në të drejta sociale, punësim apo udhëtim, shumë shqiptarë janë të detyruar të lënë pas pasaportën shqiptare.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se në harkun kohor të 10 viteve të fundit, afërsisht 6,500 qytetarë shqiptarë kanë hequr dorë në mënyrë zyrtare nga nënshtetësia shqiptare.

Profilizimi demografik tregon se shumica e tyre janë të rinj. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, individët në moshën 15–35 vjeç përbëjnë më shumë se gjysmën e atyre që janë larguar nga vendi dhe kanë aplikuar për të jetuar dhe punuar jashtë.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga EUROSTAT, në 20 vitet e fundit, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë shtetësinë e një prej vendeve të Bashkimit Europian.

Ky është një tregues i qartë i ritmeve të larta të emigracionit dhe integrimit të shqiptarëve në shoqëritë evropiane, shpeshherë duke sakrifikuar shtetësinë e origjinës për mundësi të reja jetese./ Scan Tv.

Dhunimi i 43-vjeçarit me aftësi ndryshe ne Lushnje,nëna e tij: Vetëm në kokë të mos e kishin goditur! Djali është në reanimacion, i intubuar

Fatbardha Hysi, nëna e 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, Fabjol Hysi, i cili u dhunua brutalisht nga dy të rinj pak ditë më parë në Lushnjë, ka treguar dje i biri është ende në reanimacion dhe i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo ka rrëfyer në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24, se i biri shkonte në xhami këto kohë pasi agjëronte dhe atje konsumonte dhe iftarin.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:20 të mbrëmjes, ndërsa ende nuk e ka të qartë motivin, por shprehet se dy autorët, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), mund ta kenë ngacmuar dhe bulizuar të birin. Fatbardha Hysi shprehet se Fabjoli nuk ka reguar teksa është dhunuar, pasi në të kundërt do të ishin lënduar dhe dy personar e tjerë. Ndër të tjera, nëna e Fabjolit tha se njeh vetëm familjen e 17-vjeçarit, por asnjë prej tyre deri ë tani nuk i ka kërkuar ndjesë për ngjarjen.

Fabjoli  është në reanimacion, i intibuar. Mjekja që e operoi më tha që do heqin tubin, do i zvogëlojnë ilaçet të shohin si do reagojë ai. Sot do fillojnë dhe të shohim si do jetë sot dhe nesër. Nuk ka pasur probleme me fëmijët, nuk është bullizuar. Ka qenë operuar në Greqi që 15-vjeç, ka vuajtur. Vetëm në kokë të mos e kishin goditur. Ka shokë, ka shkuar dhe te Radio Lushnja, shokët e tij i ka ndihmuar, nuk ka qenë i bullizuar.

Djali ishte në xhami, shkonte çdo ditë hante iftarin. Ora ka qenë 8:20. Ata rrinë atje, ai kishte dalë vetëm atë natë. Nuk e di a i njeh, ata janë adoleshentë. Asnjërin nuk njoh, vetëm atë me mbiemër Korreshi njoh, atë tjetrin jo. Nuk jetojmë në një lagje, kemi 18 vite që kemi ikur. Ata nuk kanë qenë pjesëmarrës në xhami.

Fabjoli mbante ramazan, konsumonte iftarin aty. Xhamia është 100 metër larg kryqëzimit, ai ishte vëtëm. Problemi i tij është që nuk dëgjon dhe nuk flet, ka bërë shkollën në medrese, 8-vjeçare. Nuk ka pasur shkollë tjetër te në. Është i aftë të lëviz, nuk ka probleme të tilla.  Nuk e di çfarë ka ndodhur, asnjë konflikt nuk ka pasur. Do ta kenë ngacmuar dhe bulizuar ata.

Ai nuk është përgjigjur, se po të ishte përgjigjur do ishin vrarë ata, do ishin me gjak. Policia të pyes në shkolla se si janë ata fëmijë. Si përgjigjen, si janë me shokët. Njëri është në vit të 2 në gjimnaz, atë tjetrin nuk e di. Policia nuk na ka thënë asgjë, do shkoj të bëj kallëzim, sepse nuk di asgjë.

Familja e 17-vjeçari nuk u përmend, të paktën të thoshte të na falësh që ndodhi kjo. Se dhe unë nënë jam, i di problemet sociale për fëmijët.  Ai minoreni ka dalë nga burgu. Unë për atë familjen e adoleshentit do thoja të më kishte ardhur, se më njeh. Nënë e 17-vjeçari është edhe mësuese. Familjen e tjetrit nuk e njoh”, u shpreh Fatbardha Hysi.

Djali dhunon dhe i djeg motorin babait te tij arrestohet nga Policia

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë:


Specialistët e Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L. T., 52 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, si dhe i ka djegur motomjetin.

-arrestuan shtetasin A. Sh., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., 52 vjeç, banues në Krutje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Koco Kokedhima perfundon ne prokurorine FIER,hyri në fushë dhe shtyu me duar trajnerin

Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., 65 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë President i “FK Apolonia”, për femra, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive”, pasi ditën e djeshme, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit FK Apolonia-FK Gramshi, ky shtetas ka hyrë në fushë, në stadiumin “Loni Papuçiu” dhe ka debatuar e shtyrë me duar arbitrin e ndeshjes, shtetasin D. M.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Te dehur ne timon shkaktojne aksidente ne Fier e Lushnje ndeshkohen nga policia

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-B. S., 64 vjeç, banues në Libofshë, pasi gjatë lëvizjes, automjeti që drejtonte ky shtetas në gjendje të dehur, ka dalë jashtë rruge. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;

-J. M., 56 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale;