Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime !

Drejtuesja politike e PS në Fier, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale një vizitë të zhvilluar në familjen Mone në Fier, së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Sipas saj, në këtë takim u vu në pah tradita e mikpritjes fierake, ndërsa vizita u shoqërua edhe me urime për festën e Pashkës.

“Në familjen Mone, ku ruhet dhe përcillet tradita e mikpritjes #fierake, shkëmbyem urimet për Pashkën, por edhe mendime e ide për zhvillimin e zonës”, ka shkruar Balluku.

Pretendimi për një vizitë të Ivanka Trump në Vlorë rezulton të jetë i pavërtetë.

Burime ndërkombëtare konfirmojnë se Ivanka Trump ndodhej në Shtetet e Bashkuara, ku ka marrë pjesë në eventin sportiv UFC në Miami, në krah të ish-presidentit Donald Trump. Pamjet dhe raportimet nga media të huaja e tregojnë atë të pranishme në këtë aktivitet vetëm pak orë më parë.

Kjo e bën të pamundur praninë e saj në Shqipëri në të njëjtën kohë, duke hedhur poshtë zërat që qarkulluan në rrjet për një vizitë të saj në qytetin e Vlorës.

Rasti në fjalë është një tjetër shembull i përhapjes së lajmeve të rreme në rrjetet sociale, të cilat kërkojnë verifikim përpara publikimit apo shpërndarjes.

Goditet nga policia drejtimi në gjendje të dehur në Vlorë, disa të arrestuar dhe proceduar

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-G. M., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Llaman”, në aksin rrugor Himarë–Borsh, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin K. K., 25 vjeç, banues në Himarë. Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. K., është transportuar në Spital, në gjendje të rënduar shëndetësore.
-K. Z., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në fshatin Nartë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur një automjet të parkuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
-G. X., 37 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Po nga këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Pelivan Leskaj”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase 8-vjeçare, e cila mori mjekim në spital dhe më pas u largua. Shtetasi D. A. ka humbur kontrollin e mjetit, duke goditur gjithashtu edhe 2 automjete të parkuara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Th. K., 68 vjeç, Xh. K., 69 vjeç dhe M. Th., 46 vjeç, banues në fshatin Kuç, pasi më datë 11.04.2026 kanë ndezur zjarr për pastrimin e tokës në pronësi të shtetasit M. Th., duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. K., 72 vjeç, banues në Lefterhor, Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike bashkëjetueses së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. S., 45 vjeç, banues në fshatin Borsh, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja L. A., e cila pretendon se më datë 10.04.2026, ky shtetas e ka ofenduar dhe kanosur në biznesin e saj në lagjen nr. 2, Sarandë.
Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal edhe për shtetasit I. Ç., 40 vjeç, banues në Sarandë dhe L. T., 37 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Himarë, të cilët gjatë konfliktit kanë ndërhyrë në mbrojtje të shtetases L. A., duke i shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit T. S.

Ditën e djeshme, rreth orëve të pasdites, nga shërbimi i urgjencës së Spitalit të Sarandës është konstatuar pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi L. H., 53 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Sarandë.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e përdorimit të lëndëve narkotike.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të ndërrimit të jetës.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.

Fluks i lartë në Kakavijë për Pashkët ortodokse

Në doganën e Kakavijës edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar fluksi i lëvizjes në të dyja anët e kufirit për festën e Pashkës ortodokse.

Sipas Policisë Kufitare gjatë 24-orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 7.649 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 3.616 në hyrje dhe 4.033 në dalje, si dhe 2.408 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 1.241 në hyrje dhe 1.167 në dalje.

Fluksi i lartë i lëvizjes në kufi pritet të vazhdojë edhe ditët e ardhshme kur bashkatdhetarët tanë pasi kanë kaluar festën e Pashkës në vendlindje rikthehen në shtetin grek.

Ivanka Trump rikthehet në Shqipëri, sot takim me kryeministrin Rama në Dhërmi

Ivanka Trump ka mbërritur serish mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlores. Sipas informacioneve, ajo ka qëndruar gjatë natës në vilat qeveritare ne Vlore.Burime bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme, Ivanka Trump pritet të udhëtojë drejt Dhërmiut ku ndodhet edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Mësohet se rreth orës 11:00 pritet një takim mes tyre në vilat qeveritare në Dhërmi, i cili do të pasohet nga një drekë e përbashkët.
Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar lidhur me mbërritjen e Ivanka Trump apo zhvillimin e këtij takimi.

Kryeministri Rama në Fier, në kompleksin industrial ku operon kompania koreano-jugore “Yura”

Kryeministri Edi Rama ishte në Fier, në kompleksin industrial ku operon kompania koreano-jugore “Yura Corporation Albania”, një nga investitorët e rëndësishëm në sektorin prodhues në vend.

Gjatë vizitës, u theksua se rreth 2000 punonjës të kësaj kompanie kanë përfituar drejtpërdrejt nga rritja e pagës minimale, një masë që synon përmirësimin e kushteve ekonomike për punonjësit.

Sipas Ramës, investime të tilla janë një shembull i zhvillimit industrial dhe i rritjes së punësimit, ndërsa theksoi rëndësinë e mbështetjes së sektorit prodhues dhe të investitorëve të huaj në Shqipëri.

Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, pla*oset babai me 2 vajzat

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Toyota”, që udhëtonte nga Berat në drejtim të Poliçan, ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, një 40-vjeçar dhe dy vajzat e tij, përkatësisht 14 dhe 9 vjeçe, të cilët ndodheshin në automjet në momentin e ngjarjes.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.

Rama: Deri në 2 milionë euro mbështetje per fermeret

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar masa të reja në mbështetje të fermerëve dhe sipërmarrësve, gjatë një takimi të zhvilluar në Lushnje.

Sipas tij, bankat do të ofrojnë financim deri në 2 milionë euro për çdo fermer apo biznes prodhues që paraqet një plan konkret zhvillimi, ndërsa qeveria do të garantojë kreditë përmes një mekanizmi mbështetës.

Rama bëri me dije gjithashtu se do të ketë ulje të TVSH-së për fermerët që shesin produktet e tyre, përtej skemave ekzistuese të rimbursimit dhe programeve në bashkëpunim me Bashkimin Europian.

Ai paralajmëroi edhe nisjen, në fund të muajit prill, të një programi të ri kombëtar që synon të mbështesë të gjithë sektorët prodhues në vend.

Sipas kryeministrit, qëllimi është që bizneset e vogla prodhuese të rriten dhe të kthehen në sipërmarrje të mëdha, duke përdorur eksperiencën e viteve të fundit dhe duke e orientuar atë drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.