Mallakastër/ Konflikt në ndeshje futbolli, procedohet 36-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin B. T., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, gjatë një ndeshjeje futbolli, 36-vjeçari është konfliktuar dhe ka thyer xhamin e dritares së dhomës së zhveshjes. Gjithashtu, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme ligjore.

Fier/ Policia: 47-vjeçari humbi jetën nga asfiksia në tentativë vjedhjeje

Fier / Informacion paraprak

Në lagjen “8 Shkurti”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në dritaren e një banese, shtetasi I. Z., 47 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë nga asfiksia, gjatë tentativës për t’u futur në banesë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Fier/Hyri per te grabitur një banesë, hajduti gjendet pa jetë brenda ambienteve të shtëpisë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën gjatë një tentative për të vjedhur në një banesë.

Sipas informacioneve paraprake, burri ende i paidentifikuar ka mbetur i bllokuar në dritare, ku gjysma e trupit i ka ngecur, duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas dëshmisë së vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa trekatëshe i përket Uan Lules, i cili prej rreth një muaji ndodhet në Greqi pranë fëmijëve të tij.

Ka qenë fqinji, i cili kujdesej për banesën, ai që ka konstatuar trupin e pajetë të 40-vjeçarit në dritare dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e Fierit, ndërsa autoritetet vijojnë punën për identifikimin e tij dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Çmimi i naftes kapërcen 100 dollarët për fuçi

Ndikoi menjëherë në tregjet botërore të energjisë dështimi i bisedimeve të paqes mes SHBA-së dhe Iranit.Pasi bisedimet përfunduan këtë fundjavë pa një marrëveshje të re dhe Presidenti Donald Trump tha se do të bllokonte portet iraniane, çmimi i naftës kapërceu sërish 100 dollarët për fuçi. 

Nafta Brent, që shërben si referenca globale, u rrit me 7.3% duke mbërritur në 102.30 dollarë. Arsyeja e luhatjeve të fundit në tregje ishte fakti se dështimi i negociatave gjatë fundjavës ka rritur shqetësimet se kriza globale e energjisë do të thellohet.

Mesazhi i Spiropalit për zgjedhjet në Hungari: Shoqëritë kanë ende fuqinë të korrigjojnë devijimet

Mesazhi i plotë.

Nëse Hungaria hyn në një fazë të re politike, ky nuk është thjesht një ndryshim qeverie. Është një sinjal më i thellë për vetë Europën.

Për shumë vite me radhë, modeli i Viktor Orban ka sfiduar një nga parimet themelore të Bashkimit Europian; që demokracia nuk është vetëm votë, por edhe standard, jo vetëm shumicë, por edhe kufizim i pushtetit.

Fakti që një figurë si Peter Magyar, i dalë në skenë vetëm pak vite më parë, arrin të fitojë masivisht dhe të mobilizojë një shoqëri të tërë, tregon se edhe në sisteme të konsoliduara dhe të inventarizuara në pushtet, ekziston hapësira për ndryshim. Dhe se energjia politike nuk është e mbyllur, por pret momentin për t’u shprehur.

Ky ndryshim madhor në Hungari do të thotë se edhe në zemër të Europës, shoqëritë kanë ende fuqinë të rikthejnë balancën, të korrigjojnë devijimet dhe të kërkojnë institucione që funksionojnë.

Por mbi të gjitha, do të thotë se Europa, sot, fitoi një betejë më të madhe; besimin në vetvete. Në një kohë kur ndikimet e jashtme, përfshirë influencën ruse, kanë kërkuar të zbehin këtë besim, një kthesë e tillë tregon se vlerat europiane nuk janë thjesht parime në letër, por forca madhore që mund të rikthehen dhe të mbrohen nga vetë shoqëritë.

Kjo është një kujtesë e rëndësishme për të gjithë: Europa nuk është një gjendje e përhershme. Është një proces i vazhdueshëm për të mbajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë funksionale.

Në këtë kuptim, Hungaria nuk është vetëm Hungari. Është një provë për të gjithë ne.

Sepse Europa nuk matet nga sa larg shkon pushteti, por nga sa fort funksionojnë kufijtë e tij.

 Orban pranon humbjen dhe i uron fitoren rivalit të tij Peter Magyar

Viktor Orbán ka pranuar humbjen në një fjalim para mbështetësve, duke u thënë atyre: “Rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm”.

Lideri i opozitës, Péter Magyar, thotë se ka pasur një telefonatë nga kryeministri Viktor Orbán, në të cilën ai e pranoi humbjen

Rivali i tij mashkull, Péter Magyar, shkroi në Facebook: “Viktor Orbán sapo më telefonoi dhe na uroi për fitoren tonë.”

Kjo do të thoshte fundi i 16 viteve të sundimit të Orbanit është i qartë dhe i dhimbshëm.

Péter Magyar i sigurt në fitore ne zgjedhjet ne Hungari, poston mesazh në rrjetet sociale

Udhëheqësi i opozitës Péter Magyar, duket i sigurt në fitore, pas rezultateve që deri tani e nxjerrin fitues partinë Tisza në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan në Hungari këtë të diel.

Në një mesazh të shkurtër por domethënës, në rrjetin social facebook, Magyar shkruan: “Faleminderit Hungari”.

Peter

Partia opozitare Tisza ka mundësi të sigurojë shumicën prej 2/3, tregojnë rezultatet e para pas numërimit të pothuajse gjysmës së votave.

Me gati gjysmën e të gjitha votave të numëruara (45.71%), partia opozitare Tisza është tani në rrugën e duhur për të marrë 135 vende – shumicën shumë të nevojshme prej 2/3 – në parlamentin e ri me 199 vende.

Fidesz e Viktor Orbán ka rënë në 57 vend, dhe Mi Hazank e ekstremit të djathtë në 7.

Balluku dhe Rama vizitojnë familjen Mone në Fier: Mikpritje dhe urime !

Drejtuesja politike e PS në Fier, Belinda Balluku, ka ndarë në rrjetet sociale një vizitë të zhvilluar në familjen Mone në Fier, së bashku me Kryeministrin Edi Rama.

Sipas saj, në këtë takim u vu në pah tradita e mikpritjes fierake, ndërsa vizita u shoqërua edhe me urime për festën e Pashkës.

“Në familjen Mone, ku ruhet dhe përcillet tradita e mikpritjes #fierake, shkëmbyem urimet për Pashkën, por edhe mendime e ide për zhvillimin e zonës”, ka shkruar Balluku.