Q*llohet me dy pl*mba nga policia italiane ,20-vjeçari shqiptar

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një shqiptar është plagosur nga karabinierët italianë.

20 vjeçari u qëllua pasi tentoi të largohej me veturë gjatë një kontrolli policor, shkruajnë mediat italiane.

Ai u godit me dy plumba, dhe më pas u dërgua në spital për trajtim.

Sipas autoriteteve italiane, gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e rëndë.

Policët “hyjnë në lojë”, pasi një grua i telefonoi ata, duke iu kërkuar ndihmë atyre se djali i saj i mitur po i nënshtrohej një shantazhi.

Siç raportohet, të miturit i ishte marrë telefoni celular dhe autorët i kishin kërkuar një shumë prej një mijë eurosh për t’i kthyer.

Me mbërritjen e patrullës policore, një nga të dyshuarit e ka përplasur me makinë një karabinier dhe më pas është larguar me shpejtësi të madhe. Gjatë arratisjes, karabinierët kanë qëlluar pesë herë me armë zjarri.

Rama: Pse prokurorët u ngutën t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme ndaj Ballukut? Përgjigjja ime në kohën e duhur

Kryeministri Edi Rama në podkastin “Flasim” u shpreh:  “Jam kurioz pse prokurorët u ngutën t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme nuk e mbajtën parasysh se si fillim jemi në një çështje ballë për ballë me 22 janari. Në çdo vend ku drejtësia nuk vrapon por gjykon do priste fundin për një masë para se të gjykonte për një masë tjetër. Sot e kam përgjigjen por do vazhdoj të bëjë përpjekjet e mia që të kuptoj sa më mira nga analiza. Do ta kem në kohën e duhur përgjigjen time. Por nuk ka asnjë gjasë që ne shumica qeverisëse ta shqyrtojmë kërkesën e ngutur të prokurorëve për të autorizuar masa të masa të reja ekstreme”, tha ai.

Aksidenti Fier–Berat: arrestohet drejtuesi i mjetit, ishte në gjendje të dehur

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme për një aksident të ndodhur në aksin rrugor “Fier-Berat”, ku u dëmtua drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi M. H., 50 vjeç, ju informojmë se Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin J. Sh., 41 vjeç, banues në Berat, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur e për pasojë ka humbur kontrollin duke u përplasur me mjetin bujqësor.

Shtetasi M. H., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në fshatin Gjinoqarë, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci paraqitet në ambientet e SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është paraqitur pak minuta më parë në ambientet e SPAK.

Beci është marrë i pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, së bashku me 7 vartës të tij. Më herët, ai është pyetur nga prokurorët dhe ka dhënë shpjegimet lidhur me çështjen që po hetohet.

Benet Beci ka mbajtur më parë detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, si dhe për disa vite ka qenë drejtor i KESH-it, post nga i cili u largua në vitin 2021, kur kandidoi për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.

Ai u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

Përplasi me makinë këmbësoren dhe u largua nga vendi i ngjarjes, pranga shoferit në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga shoferin që përplasi me makinë një këmbësore dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.E lënduar mbeti një 36-vjeçare, e cila ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. K., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase 36 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 36-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën“, thuhet në njoftimin e policisë.

Kryeministri Rama mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje qeverie këtë të premte e cila ka nisur që prej orës 10:00.

Ndërkohë, në Këshillin e Mandateve diskutohet kërkesa e SPAK për masë arresti ndaj Zv/Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kreu i ri i SPAK shkon në Këshillin e Mandateve, shoqërohet nga dy prokurorët e çështjes ‘Balluku’

Pak para orës 10:30 kur do të mbahet seanca në Këshillin e Mandateve për imunitetin e Belinda Ballukut, kreu i ri i SPAK Klodian Braho ka dalë nga zyra dhe i janë drejtuar ambienteve të Kryesisë së Parlamentit.

Greqi/19-vjeçari shqiptar bie nga kati i katërt dhe humb jetën

Një 19-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Selanik pasi ra nga kati i katërt i një ndërtese.Incidenti ndodhi në qendër të qytetit pak pas orës 10, kur në rrethana ende të paqarta, 19-vjeçari me origjinë shqiptare ra nga ballkoni i një banese në katin e katërt.

Ambulanca shkoi menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, por 19-vjeçari kishte ndërruar jetë.Shkaqet e ngjarjes po hetohen nga autoritetet lokale.