Recep Tayyip Erdoğan: “Zoti e shkat*rroftë Izraelin”, deklaratë e fortë gjatë Fitër Bajramit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte në kuadër të festës së Fitër Bajramit.

Sipas raportimit të Anadolu Agency, ai i bëri këto komente pas faljes së namazit në një xhami në Rize, qytet nga i cili ka origjinën familja e tij.

Në fjalën e tij, Erdoğan përdori termin “Al-Kahrar”, një nga emrat në traditën islame që i referohet Zotit, me kuptimin “Dominuesi” apo “Ai që nënshtron”.

“Ai, ‘Dominuesi’ (Al-Kahrar), e shtyptë dhe shkatërroftë Izraelin”, u shpreh presidenti turk.

Më tej, ai shtoi: “Zoti na mbroftë dhe na ruajtë sa më shpejt të jetë e mundur nga fatkeqësia sioniste”.

Rama mbledh neser Asamblenë e PS-së

Socialistët mblidhen të shtunën në Durrës, fokusi te organizimi i brendshëm dhe zgjedhjet në parti

E shtuna e kësaj jave nuk pritet të jetë pushim për socialistët, pasi është thirrur mbledhja e radhës e Asamblesë Kombëtare në Durrës, në orën 10:00.

Njoftimi u është dërguar anëtarëve të Asamblesë, ndërsa mbledhja ishte paralajmëruar më herët nga Edi Rama gjatë takimit të fundit të kryesisë së Partisë Socialiste. Sipas tij, fokusi kryesor tashmë do të jetë tek organizimi i brendshëm i partisë.

Rama u ka kërkuar strukturave socialiste të angazhohen në një dialog të gjerë dhe të përgatiten për zgjedhjet e brendshme në nivel organizatash.

Sipas burimeve, edhe pse ende nuk është publikuar një agjendë zyrtare, mbledhja pritet të hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa më pas fjalën do ta marrë kryesocialisti dhe njëkohësisht Kryeministri, Edi Rama.

Aksident në aksin Berat–Dimal, pl*gosen dy drejtues mjetesh pas një parakalimi

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Berat–Dimal, në zonën e Moravës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative për parakalim.

Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesit e të dy mjeteve, Kristaq Stefa, 69 vjeç, banues në Kuçovë, dhe shtetasi me inicialet S.Z., 52 vjeç, banues në Berat. Të lënduarit janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat, ku morën ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas janë dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forca të shumta policore, të cilat kanë kryer veprimet e nevojshme për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të tij.

Arrestohet në Fier 29-vjeçari i shpallur në kërkim për “vr*sje” të mbetur në tentativë

DVP Fier / Ekzekutohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda një urdhër ndalimi.

I shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, vihet në pranga një 29-vjeçar.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier ekzekutuan urdhrin e ndalimit për shtetasin F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas, më datë 26.02.2026, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka përplasur me qëllim, me automjetin e tij, shtetasin S. N., 45 vjeç, dhe bashkëshorten e tij, shtetasen E. N. (M)., 35 vjeçe. Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë.

Në vijim të veprimeve proceduriale u ndalua shtetasi F. Ç., 29 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës akuzuar per shtepine e barit

Screenshot

Drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është liruar nga paraburgimi, ndërsa hetimet për dy magazinat e kanabisit të zbuluara në Peqin do të vazhdojnë në gjendje të lirë. Për rastin, është shpallur në kërkim vëllai i tij.

Policia njoftoi se gjatë operacionit të zhvilluar të enjten në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, u kontrollua bodrumi i një magazine, ku u gjetën dy ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me llamba, me rreth 4,000 bimë kanabis.

“Bazuar në informacionet operative dhe në kuadër të planit për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar ‘Kurtaj’, ushtruan kontrollin në bodrumin e magazinës. Ambienti rezultoi në pronësi të shtetasit Bilal Hasa, i cili u shpall në kërkim. Po ashtu, për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, është shpallur në kërkim edhe shtetasi E. M., përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit”, njoftoi Policia e Shtetit.

Nafta 214 lekë, Qeveria rikthen Bordin e Transparences

Screenshot

Qeveria ka vendosur të ngrejë Bordin e Transparencës pasi çmimi i naftës në treg arriti në 214 lekë.Deklaratën e bëri të ditur Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimi gjatë një lidhje live në Top Story në Top Channel.

“Sapo kam dalë nga një mbledhje e gjatë në Kryeministri, me kryeministrin, ministrin e Financave, ministrin e Energjetikës, për të analizuar në detaje situatën. Duke parë ecurinë e ditëve të fundit dhe ndikimin e sulmeve të ditëve të fundit kemi vendosur të ngremë Bordin e Transparencës. Bordi ngrihet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ne kemi vendosur të ndërhyjmë edhe në çmimin e akcizës duke e reduktuar në 20%. Janë dy akte të cilat do t’i kalojnë Këshillit të Ministrave. Akciza është te 40 lekë dhe do të ulet te 20%. Do të marrim parasysh taksat dhe për çmimin e shumicës do të ketë një marzh 3 lekë për litër, ndërsa për pakicën 12 lekë për litër. Me anë të këtij mekanizmi garantojmë që çmimet do të jenë të kontrolluara dhe nuk do të ketë asnjë abuzim”, deklaroi Ibrahimaj.Bordi mblidhet sa herë ka një ndryshim të qenësishëm të çmimit të bursës për përcaktimin e çmimeve që janë tavan dhe mbi të cilat nuk mund të tregtohet. Shkelja nga ana e tregtarëve e çmimeve të miratuara nga Bordi i Transparencës përbën një penalitet që çon në pezullimin e licencës”.

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Umberto Bossi, themeluesi i Lega Nord

Screenshot

Ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare Umberto Bossi, themeluesi i Lega Nord. Ai ishte politikan, ministër, senator, deputet dhe anëtar i Parlamentit Evropian. Umberto Bossi themeloi Ligën e Veriut ku ishte sekretar federal deri në vitin 2012 dhe më pas president përjetë.

Bossi shërbeu gjithashtu si ministër për reformat e federalizmit. Ai u zgjodh për herë të parë në Senat në vitin 1987 (legjislatura e 10-të): prandaj edhe nofka e tij “Il Senatùr” (Lombard për Senator). Që nga viti 1992, ai ka shërbyer shtatë mandate si deputet dhe një mandat tjetër si senator, si dhe ka qenë tre herë anëtar i Parlamentit Evropian. Ai hyri në qeveri për herë të parë në vitin 2001, kur u emërua ministër për reformat institucionale dhe decentralizimin në qeverinë e dytë të Berluskonit.

Karriera e senatorit filloi të pësonte rënie në vitin 2012. Bossi u tërhoq nga skena politike, por në vitin 2013 ai kandidoi në zgjedhjet paraprake të mbajtura nga Lega Veriore për të emëruar një udhëheqës të ri. Salvini fitoi, duke marrë 82% të votave, dhe filloi një epokë e re politike për Ligën, me një ndryshim në klasën sunduese dhe një revolucion në përkatësitë dhe aleancat e saj politike. Me Salvinin, pati shumë mosmarrëveshje, polemika dhe përplasje. Por “luftëtari” i vjetër u njoh me nderime dhe në vitin 2018 u rizgjodh në Senat. Në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të vitit 2022, ai u rizgjodh në Dhomën e Deputetëve, si kandidati kryesor i Ligës për Kryeministër të Salvinit në zonën zgjedhore shumë-anëtarëshe të Lombardisë 2-01, duke u rizgjedhur në legjislaturën e 19-të, çka e bëri atë anëtarin më jetëgjatë të parlamentit.

Shtëpi bari në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, policia publikon pamjet

Policia ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin e zhvilluar të enjten ku u zbulua një shtëpi bari në Peqin, në banesën e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa.

Ky i fundit u shpall në kërkim bashkë me shtetasin E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

“Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë në kuadër të operacionit policor të koduar “Kurtaj”, ushtruan kontroll në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj.

Gjatë kontrollit, në bodrumin e një magazine, u konstatuan 2 ambiente të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, ku ishin kultivuar rreth 4000 bimë kanabis.

Nga veprimet hetimore rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit Bilal Hasa., i cili u shpall në kërkim.

Në vijim të veprimeve, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, u shpall në kërkim edhe shtetasi E. M., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së për zonën e Peqinit.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e tyre.

Operacioni, nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, vijon, ndërsa po punohet intensivisht për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, tha policia.