Ndjekje penale per zjarrvënesin ne Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. K., 67 vjeç, banues në fshatin Grecalli, pasi zjarri që ka ndezur për djegien e mbeturinave, në tokën e tij, ka dëmtuar një sipërfaqe toke dhe 30 rrënjë ulliri;
-shpallën në kërkim shtetasin M. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasit E. Ll., 28 vjeç dhe Y. R., 18 vjeçe, si dhe iu ka dëmtuar automjetin. Punohet për kapjen e shtetasit M. B..

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Rama kritika kryetarëve të bashkive

Kryeministri Edi Rama bashkëbisedim me fermerë e sipërmarrës në fushën e bujqësisë për të dëgjuar problemet dhe idetë e tyre si dhe “për të ngritur një urë të re bashkëpunimi në funksion të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë 2030 në BE”.Rama: Arsyeja pse jemi mbledhur ka të bëjë me nevojën tonë për të dëgjuar nga më afër dhe më të strukturuar këndvështrimet tuaja sipas fushave të ndryshme të aktivitetit në hapësirën e madhe të zhvillimit rural ku gjatë gjithë periudhës së fundit, kontakteve intensive me njerëzit në fshat për shkak të procesit elektoral, kemi krijuar ndjesinë që jemi në nevojën për tu afruar më shumë nga jeta e përditshme e njerëzve që punojnë dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre të sipërmarrjes në fshat.

Kemi mundur të informohemi për gjëra që në pamje të para janë të thjeshta, por jashtë rrezes së vëmendjes dhe leximit dhe struktrurave tona dhe shkaktojnë konsum të madh energjie dhe konsum të kohës së suaj. Nuk dua të hyj në detaje se është gjithë kjo ditë, por dua të them që arsyeja pse e kemi ndërtuar këtë diskutim është pikërisht se duam që diskutimi të shtrihet në çdo detaj dhe që opinioni juaj mund të shtjellohet plotësisht në një hapësire informale. Pas këtij diskutimi do gjejmë rrugët sesi ky kontakt të jetë më i frytshëm dhe më garantues për dëgjimin e zërit tuaj dhe patjetër më i dobishëm në funksion të politikave dhe vendimmarrjeve tona.

Kryetarët e bashkive e shohin fshatin si çështje të infrastrukturës rrugore, të pastrimit, të ndriçimit, por nuk e shohin si pjesë të punës së përditshme në funksion të zhvillimit. Jemi në një pikë ku duhet të garantojmë një kthesë në këtë drejtim. Ende sot nuk kemi asnjë ndërmarrje të vetme bujqësore të krijuar me bashkëpunimin e fermerëve dhe strukturave të pushtetit vendor. Janë bërë disa tentativa por nuk mund të themi se kemi krijuar një model. Kemi vendosur një dispozicion një linjë kredie për tu përgjigjur ambicieve dhe për tu dhënë mbështetje projekteve në fshat, kjo e kombinuar  bashkë me garancinë sovrane. Për të ndryshuar qasjen na duhet një bashkëpunim më i afërt.

Gjykata Fier le ne burg 36 vjecarin qe ab*zoi me te bijen e mitur

Arrest me burg për 36-vjeçarin që akuzohet për abuzim me vajzën e tij të mitur
Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare. Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit. Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.
Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Nje i v*ekur dhe 3 të plagosur në gjendje të r*ndë ne aksident ne Thumane

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Borizanës, në aksin Fushkrujë-Thumanë, ku janë përfshirë dy automjete “Mercedes”.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend një nga udhëtarët, Bedrie Saja, ndërsa tre persona të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Një nga drejtueset e mjeteve është Malvina Kani, e cila u përplas me automjetin tjetër që drejtohej nga Idriz Saja, ku në bord udhëtonin edhe Lindita Saja dhe Bedrie Saja.

Rritje e rasteve me Cov*d-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

Greqia dhe vende të tjera evropiane po përballen me një rritje të lehtë të rasteve me Covid-19, e nxitur nga përhapja e variantit të ri NB.1.8.1, i njohur si “Nimbus”, pjesë e linjës Omicron. Sipas autoriteteve shëndetësore, rritja e infeksioneve është regjistruar që nga mesi i qershorit dhe po sfidon sezonin veror, periudhë kur infeksionet respiratore zakonisht janë më të rralla.Në Greqi, rritja po vërehet përmes shtimit të vizitave te mjekët, më shumë teste pozitive dhe një rritje prej 15% në kërkesat për ilaçe antivirale. Megjithatë, nuk ka ende një shtim të ndjeshëm të rasteve të rënda: aktualisht 82 pacientë janë të shtruar në spitale, me 16 pranimet të reja në 24 orët e fundit.

Edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian, ECDC raporton një rritje të ngjashme të qarkullimit të virusit, por pa presion të konsiderueshëm mbi sistemet shëndetësore. Treguesit “e fortë” si pranimet në kujdes intensiv apo vdekjet, mbeten të ulëta.

Ndërkohë, autoritetet janë të shqetësuara për mbulimin e ulët të vaksinimit në grupet më të rrezikuara. Vetëm një shtet i BE-së ka arritur të vaksinojë mbi 80% të të moshuarve mbi 80 vjeç.

Varianti “Nimbus” është më ngjitës sesa variantet aktuale dhe po përhapet gjithashtu në vende si Kina, Hong Kongu dhe Singapori. Megjithatë, nuk ka prova që ky variant shkakton forma më të rënda të sëmundjes ose se i shmanget ndjeshëm imunitetit nga vaksinat.

OBSH po monitoron edhe një variant tjetër, XFG, i cili është përgjegjës për rreth 14% të rasteve në disa rajone, përfshirë Azinë Juglindore dhe SHBA-në, por edhe ky nuk ka shkaktuar rritje të shtrimeve në spital apo vdekjeve.Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje për vigjilencë, veçanërisht për të mbrojtur grupet e cenueshme të popullsisë përmes vaksinimit dhe trajtimit të hershëm me medikamente.

Vala e te nxehtit ne Evrope, rritet rreziku i zjarreve!

Ndërsa Evropa përvëlohet nga vapa e verës, pjesë të Italisë dhe Francës janë në gjendje alarmi maksimal. Edhe Spanja dhe Portugalia po përjetojnë temperatura rekord.Gjate qershorit shumë pjesë të Evropës u përballën me temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë për muajin e verës.Shkencëtarët thonë se këto kushte ekstreme janë shkaktuar nga një model i njohur moti i përkeqësuar nga ngrohja globale. Në disa vende janë mbyllur edhe shkollat ​​dhe atraksionet turistike, sepse temperaturat janë bërë vdekjeprurëse.Valët e të nxehtit do të ndodhin më shpesh

Botës do t’i duhet të jetojë me valë të nxehti, tha Organizata Botërore Meteorologjike (OBM). Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Motin dhe Klimën tha se valët e të nxehtit mund të ndodhin më shpesh dhe të jenë më intensive.

“Si rezultat i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu, nxehtësia ekstreme po bëhet më e shpeshtë, më intensive. Është diçka me të cilën duhet të mësohemi të jetojmë”, tha zëdhënësja e OBM-së, Clare Nullis. Edhe Mesdheu është i prekur drejtpërdrejt nga ndryshimet e klimës. Gjasat për valë të nxehtijanë rritur pesë herë si pasojë e ndryshimit të klimës.

Ndryshimi i klimës rrit rrezikun e zjarreve

Sipas OBM-së ndryshimi i klimës rrit edhe rrezikun e zjarreve. Kjo sepse ndryshimi i klimës çon në periudha të gjata thatësire dhe nxehtësie, gjë që rrit rrezikun për zjarre.Po ashtu ekspertët paralajmërojnë se vapa përvëluese përbën edhe rrezik për jetën. Ekspertët paralajmërojnë se temperaturat e larta kanë efekt të fortë në tru dhe mund të çojnë në disorientim dhe vendime të gabuara duke ndikuar edhe në vlerësim të gabuar të rreziqeve. Shumë njerëz për shkak të mungesës së njohurive, kanë tendencën ta nënvlerësojnë rrezikun prej diellit dhe vapës dhe injorojnë temperaturat e rrezikshme./DW

Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosit i zbriten rreth 1 mijë vota

Po vijon rinumërimi i votave për Qarkun e Fierit. Deri më tani janë numëruar mbi 70% e kutive. Ajo që bien në sy është se në numërimin e parë kandidatit të PS, Ceno Klosi, i janë shtuar 940 vota, që tani do t’i zbriten.

Vota të pamerituara për një nga kandidatët më të përfolur jo vetëm në Qarkun e Fierit, pasi janë 10% të totalit që ai ka marrë në zgjedhjet e 11 majit.

Votat E Ceno Klosit

Ndërsa kandidatit që i është bërë më shumë ‘padrejtësi’ është Klevis Jahaj, të cilit nga rinumërimi i shtohen 434 vota, ose më shumë se 15% e votave nga rezultati i 11 majit.

Tabela

Mandati i Zegjine Çaushit ishte në pikëpyetje për shkak të diferencës së ngushtë me kandidaten Maldrita Bardhos. Por rinumërimi i deritanishëm ka thelluar diferencën në favor të Çaushit, pasi Bardho ka humbur 4 vota, ndërkohë që Çaushit i janë shtuar 62 vota.

Në PD nuk mund të këtë asnjë ndryshim, pasi kjo parti arriti të marrë vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur. Por, gjithsesi shifrat e rinumërimit tregojnë se kampione e votave të pamerituara në këtë kamp është Silva Hasaj me 666 vota që i zbriten nga rinumërimi, më shumë se 25% e votave nga rezultati i 11 majit. Hasaj ndiqet nga Gentian Çela, të cilit i zbriten 214 vota.

Vajza e presidentit të SHBA-ve ndan pamjet nga Sazani dhe Zvërneci

Ivanka Trump, vajza e madhe e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vizituar së bashku me familjen Shqipërinë gjatë muajit qershor.

122222
1111

Në një postim të fundit në Instagram, ajo ka ndarë disa foto, mes të cilave shfaqet së bashku me të birin në jugun e Shqipërisë.Në foton ku Ivanka Trump ndodhet së bashku me djalin e saj, në sfond duket ishulli i Sazanit, në të cilin është planifikuar investimi turistik nga bashkëshorti i saj Jared Kushner.Po ashtu, në të njëjtin postim ajo ka shfaqur një foto të zonës së Zvërnecit nga lart, ku po ashtu ka pasur diskutime për një projekt zhvillimor turistik.