Rama ne “Sy m’Sy”: Kemi nisur punën për samitin e NATO-s në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka rikthyer komunikimet e drejtpërdrejta me qytetarët në rrjetet sociale, përmes rubrikës “Sy m’Sy”, e cila u lançua fillimisht gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 11 majit. Në këtë episod të parë pas zgjedhjeve, kreu i qeverisë komentoi zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike të Shqipërisë.

Rama deklaroi se Shqipëria po vijon me ritëm procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe se së shpejti pritet të hapet një tjetër grup kapitujsh. Ai theksoi se qëllimi mbetet hapja e të gjithë kapitujve brenda një afati të arsyeshëm.

Duke u ndalur te Samiti i Komunitetit Politik Evropian, i mbajtur së fundmi në kryeqytetin shqiptar, Rama e cilësoi atë si një sukses të jashtëzakonshëm, jehona e të cilit vazhdon ende në korridoret e politikës evropiane.

Ndërkohë, kryeministri konfirmoi se ka nisur puna për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë, një ngjarje që kërkon përgatitje shumëvjeçare. “Grupi i inspektimit nga NATO në Bruksel ka ardhur për të analizuar opsionet dhe për të inventarizuar kapacitetet tona logjistike dhe infrastrukturore,” tha Rama.

Ndërron jetë në moshën 78-vjeçare ish-kryeministri i Kosovës Bujar Bukoshi

Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi.

Bukoshi ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë shëndetësore. Bujar Bukoshi, ka lindur më 13 maj 1947 në Suharekë.Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Pas kthimit në Kosovë, punoi si mjek në Suharekë.

Bukoshi është një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës në kabinetin e dytë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000.

Los Anxhelos është përfshirë nga protesta të dh*nshme

Qyteti i Los Anxhelosit është përfshirë nga protesta të dhunshme pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të dërguar agjentë të imigracionit dhe më pas 2,000 trupa të Gardës Kombëtare për të arrestuar emigrantë të paautorizuar.

Në disa pjesë të autostradës 101 të Los Angelesit protestuesit bllokuan kolonën policore duke e qëlluar me gurë, si pasojë e të cilave u shkatërruan disa automjete policore, dhe u regjistruan edhe raste dëmtimesh te policët.

Los 1
Los
Los2
Pro 1
Pro 3
Prot
Protesta

Të paktën 56 persona u arrestuan gjatë fundjavës, pasi protestuesve kundër bastisjeve të autoriteteve federale të emigracionit u urdhërua të largohen gjatë natës nga qendra e Los Angelesit.

U përdorën edhe plumba gome kundër demonstruesve, të cilët kundërpërgjigjeshin me gurë nga ura dhe rrugët e larta.

Gjithashtu u regjistruan shumë lëndime tek punonjësit e policisë, dhe automjetet e tyre u shkatërruan dhe dëmtuan plotësisht në disa vende.

Mediat amerikane thonë se rreth 500 marinës janë gati për t’u vendosur nëse lind nevoja.

Pla*osi me th*kë një shtetas, arrestohet 44-vjeçari ne Divjake

Divjakë/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe shoqërohet 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në fshatin Çermë-Sektor, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. M., 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se rreth orës 14:00, 44-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. B., 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

U sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 64-vjeçarin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Rinumërimi i i votave të qarkut Fier! Kërkesa u bë nga “Shqipëria bëhet”

Këshilltari juridik i Partisë Demokratike, Marash Logu, në një intervistë ne media komentoi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) për rinumërimin e votave në qarkun e Fierit. Ai theksoi se kjo nismë u kërkua nga partia “Shqipëria bëhet” dhe PD e mbështeti fuqishëm, duke e konsideruar vendimin si një hap drejt drejtësisë zgjedhore.

Marash Logu: Rinumërimi i votave në Fier është bërë si kërkesë nga ‘Shqipëria bëhet’ dhe ne si PD e kemi mbështetur këtë nismë. Vendimi është i drejtë. Edhe OSBE ODIHR ka dhënë përfundime se zgjedhjet kanë pasur probleme të shumta. Parregullsitë kanë qenë të rënda, duke cënuar procesin zgjedhor. Strukturat e PD kanë vlerësuar se duhet hapje kutish dhe rivlerësim. KAS nuk do që të bëjë drejtësi zgjedhore, më shumë dëshiron të certifikojë farsën e 11 majit. Ne pamë një shtet elektoral, ku shteti ishte shkrirë me partinë. OSBE ODIHR thotë se shteti është përfshirë në zgjedhje dhe nuk kishte garë të barabartë dhe kur ndodh kjo, njëra palë ka avantazhe dhe kjo përkthehet në shifra e rezultat konkret. KAS nuk do që të kuptojë se çfarë ka ndodhur me votën e diasporës, e gjithashtu nuk është marrë me favoret që ka bërë qeveria, pak para zgjedhjeve.

Humbën jetën në aksident në aksin Fier-Vlorë, miq dhe të afërmit realizojnë një murale në përkujtim të dy të rinjve

Miq dhe të afërt të Luan Llanajt dhe Tomor Mbratit kanë realizuar një murale në përkujtim të dy të rinjve të cilët humbën jetën në një aksident tragjik me motor më 1 qershor në Vlorë.
Për realizimin e saj kanë marrë pjesë edhe shokë të klasës, nxënës të shkollës Industriale Pavarësia ku dy të rinjtë mësonin çdo ditë.
Një murale në përkujtim të të ndjerëve Luan Llanaj, 19 vjeç, si dhe Tomor Mbrati, 17 vjeç. Shok dhe miq të viktimave, po punojnë tashmë prej disa ditësh, në përfundimin e kësaj vepre, në përkujtim të miqve të tyre. Ajo është realizuar me bojëra, në vendin ku dy të rinjtë humbën jetën.
Luan Llanaj, dhe Tomor Mbrati humbën jetën tragjikisht pasi po ktheheshin në shtëpi me motor, kur goditën një prej shtyllave të ndriçimit rrugor. Dy të rinjtë, më pas u përplasën në tokë, ku 19-vjecari Llanaj gjeti vdekjen në vend në mënyrë tragjike,. Ndërsa të miturit Mbrati iu dha ndihma e parë, u transportua në spitalin e Vlorës me shenja jete dhe më pas drejt Traumës në Tiranë, por pa mundur dot të shpëtojë.

Në vendin e ngjarjes edhe sot ka shenja të aksidentit tragjik, teksa nuk mungojnë as tufat me lule dhe qirinjtë në përkujtim të dy viktimave.
Të dy ishin nxënës të shkollës Industriale Pavarësia, një prej shkollave profesionale në qytet. Ndërkohë që për të mbajtur familjen punonin në një servis, nga ku me rrogën e parë të punës, ishte blerë edhe motori që i mori jetën. Një prej djemve ishte shtylla kryesore e familjes, që megjithëse në moshë të vogël punonte për të mbajtur me të ardhura familjen e tij. Të rinj shumë afër punës, të aftë profesionalisht, të urtë dhe djem pa probleme.

KAS vendos rinumërimin e të gjitha kutive të Qarkut FIER

KAS ka vendosur rinumërimin e të gjitha kutive në qarkun e Fierit.

Vendimi u mor, pas kërkesës së dy anëtarëve të Partisë Demokratike, Çefa e Braho në KAS. Kështu, do të rinumërohen votat e partive politike dhe të kandidatëve në qarkun e Fierit.

Në qarkun Fier, në zgjedhjet e 11 majit, ishin në total 587 kuti.

Më herët, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur për rinumërimin e votave për partitë politike dhe kandidatët edhe në qarkun e Tiranës.

Q*llohet me pl*mb në kokë 59 vjecari shqiptar në Itali

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e 8 qershorit në via Casoni, Fontaniva (Itali), ku një 59-vjeçar shqiptar, Fatos Cenaj, mbeti i plagosur rëndë nga një e shtënë me armë zjarri, teksa ishte me biçikletë. Fillimisht u mendua për një aksident, por mjekët e urgjencës konstatuan shpejt se bëhej fjalë për një plagë të shkaktuar nga armë zjarri në fytyrë.

I plagosuri u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, në rrezik për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë hetuesit e Karabinierisë nga Padova, të cilët kanë izoluar zonën për të mbledhur prova. Po hetohen të gjitha pistat: nga një atentat i mundshëm nga një automjet në lëvizje, deri te një e shtënë aksidentale nga ndonjë banesë.

Autoritetet po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe kanë marrë në pyetje dëshmitarë për të zbardhur sa më shpejt këtë ngjarje misterioze.