Ballina Shqiperia ime Pla*osi me th*kë një shtetas, arrestohet 44-vjeçari ne Divjake

Pla*osi me th*kë një shtetas, arrestohet 44-vjeçari ne Divjake

Divjakë/Informacion paraprak

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, kapet dhe shoqërohet 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për një konflikt ndërmjet dy shtetasve, në fshatin Çermë-Sektor, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit L. M., 44 vjeç, banues në Çermë-Proshkë.

Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se rreth orës 14:00, 44-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin F. B., 64 vjeç, banues në Çermë-Sektor, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

U sekuestrua mjeti prerës me të cilin autori plagosi 64-vjeçarin.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.