Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Një automjet tip Mini Cooper, ku udhëtonin dy vajza, është përplasur me një Benz C Class dhe si pasojë ka përfunduar në kanal.
Nga të dhënat paraprake në vendngjarje, dyshohet se Mini Cooper lëvizte me shpejtësi dhe është përplasur në një kryqëzim me mjetin që po vinte nga e majta.
Si pasojë e aksidentit, dy vajzat kanë mbetur të lënduara dhe janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore. Ndërkohë, ekspertët priten në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.










