𝐊𝐒𝐇𝐙 certifikon rezultatin e zgjedhjeve ne FIER , VLORE,GJIROKASTER , LEZHE

𝐊𝐒𝐇𝐙 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐨𝐧 𝐓𝐚𝐛𝐞𝐥𝐚𝐭 𝐏𝐞̈𝐫𝐦𝐛𝐥𝐞𝐝𝐡𝐞̈𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐑𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐪𝐚𝐫𝐪𝐞𝐭 𝐕𝐥𝐨𝐫𝐞̈, 𝐅𝐢𝐞𝐫, 𝐋𝐞𝐳𝐡𝐞̈, 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐞̈𝐫

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike miratoi Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputet në katër zona zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Vlorë

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 26.162 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 1.327 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 112 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 742 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 64.560 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 6.267 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 333 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 109 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 353 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 5.354 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 1.497 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Fier

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 42.693 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 2.131 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 224 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.224 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 116.736 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 9.210 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 569 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 69 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 1.428 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 4.617 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 2.516 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Lezhë

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 33.623 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 429 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 71 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 1.779 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 33.552 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4.775 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 79 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 15 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 92 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 937 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 2.104 vota

Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Gjirokastër

  1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë 12.499 vota
  2. Lëvizja Bashkë ka marrë 628 vota
  3. Lëvizja Atdheu ka marrë 48 vota
  4. Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 212 vota
  5. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 29.685 vota
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 1.669 vota
  7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 82 vota
  8. Partia Aleanca Demokracia e Re ka marrë 37 vota
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 202 vota
  10. Partia Mundësia ka marrë 683 vota
  11. Partia Socialdemokrate ka marrë 418 vota

BE “mbyll dyert” për rreth 7,900 shqiptarë/ Rreth 15 mijë morën urdhër largimi, por mbi gjysma u kthyen

Sipas të dhënave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, rreth 15 mijë shqiptarë u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së, ndërsa mbi 7,800 persona janë kthyer pas një urdhri për t’u larguar në një nga vendet e Bashkimit Europian ku ishin vendosur, referuar shifrave të vitit 2024.

Në vitin 2024, rreth 123 mijë shtetasve të vendeve të treta iu refuzua hyrja në territorin e BE-së në një nga kufijtë e saj të jashtëm, një rritje e vogël prej 0.3% krahasuar me vitin 2023. 

Ndërkohë, rreth 918 mijë persona u gjetën të ishin të pranishëm ilegalisht në një vend të BE-së, duke përfaqësuar një rënie prej 27.4% krahasuar me 1.27 milion në vitin e kaluar.

Numri i shtetasve të vendeve të treta të cilëve u është lëshuar një urdhër për t’u larguar nga një vend i BE-së ishte mbi 450 mijë, një rënie prej 7.3% krahasuar me vitin 2023.

Pas një urdhri për t’u larguar, rreth 110 mijë shtetas të vendeve të treta u kthyen në një vend të tretë, një rritje prej 19.3%.

Sipas shifrave të “Agjencisë Europiane të Statistikave”, në mesin e shtetasve që nuk janë pjesë e BE-së të kthyer nga territori i një vendi të BE-së në këtë periudhë, Gjeorgjianët me 11,585 kryesuan listën e shtetasve të vendeve të treta të kthyer, të ndjekur nga turqit me 7,910 dhe shqiptarët me një numër prej 7,895.

Në total, shiptarët e kthyer nga territori i një vendi të BE-së dhe një vendi jo të BE-së vlerësohet në rreth 8 mijë. Krahasuar me vitin 2023, duket se numri i shqiptarëve të kthyer ka qenë më i ulët një vit më parë.

Sipas Eurostat, kthimet më të mëdha të shtetasve shqiptarë në vitin 2024 janë bërë nga Greqia, Franca, Gjemania, Italia dhe Hungaria.

Përplasi të miturën me makine dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 27-vjeçarja në Vlorë

Prokuroria e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27-vjeçare, e dyshuar për përfshirje në një aksident rrugor.

Sipas burimeve të policisë, ajo dyshohet se ka goditur me automjetin e saj një vajzë 15-vjeçare, e cila po udhëtonte me biçikletë, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Pas ngjarjes, e reja nuk ka qëndruar në vendin e aksidentit, por është larguar.

Sipas njoftimit zyrtar, “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë dhe Sarandë kanë referuar çështjen në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë. Ajo dyshohet se më datë 19 maj 2025 është përfshirë në një aksident, ku është dëmtuar një vajzë e mitur. Pas përplasjes, drejtuesja e mjetit është larguar nga vendngjarja. Vijojnë hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes.”

 Berisha tregon kur do të largohet nga politika

Kreu i PD Sali Berisha, i pyetur nga gazetari Osman Stafa se kur do t’i mbarojë “mandati i misionarit”, ka deklaruar se do të largohet vetëm kur të arrijë që shqiptarët të votojnë të lirë. 

Sipas tij kjo arrihet vetëm nëse qytetarët do të shpëtojnë nga narko-shteti, ndërsa shton se beteja e vërtetë nis tashmë pas farsës elektorale të 11 majit. 

“Po të marrësh të gjithë betejën time, e kam bërë për shqiptarët. Betejën në PD e bëra që të votojnë demokratët dhe mos ua kontrollojë kush kryetarin. Betejën po e bëj që shqiptarët të kenë zgjedhje të drejta.
Misioni im mbaron ditën kur shqiptarët do të votojnë të lirë. Me këtë narko-shtet shqiptarët kurrë nuk do të mund të votojnë të lirë pa i çliruar prej tij. Lufta e vërtetë nis pas farsës së zgjedhjeve”, tha ai.

Pamjet e operacionit “Enigma”, 7 te arrestuar

Durrës

Pamje nga zhvillimi i operacionit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i koduar “Enigma”, gjatë të cilit u vunë në pranga 7 shtetas, 3 prej tyre të kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta, 3 prej tyre me fishekë në fole gati për qitje, shuma parash dhe sende që do t’i shërbejnë hetimit.

Kandidatët për deputetë shkelën heshtjen zgjedhore me reklama politike në Facebook

Një ditë përpara se shqiptarët t’u drejtoheshin kutive të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nxorri një urdhër të prerë për partitë politike: ‘ndaloni fushatën’.

“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve urdhëron respektimin e plotë të heshtjes zgjedhore, e cila ndalon çdo lloj fushate apo thirrjeje elektorale, përfshirë edhe atë në rrjetet sociale,” shkroi KQZ në një postim në Facebook më 10 maj. “Subjektet zgjedhore nuk duhet të adresojnë mesazhe politike apo elektorale gjatë heshtjes zgjedhore, në asnjë formë”, shtoi deklarata.

Megjithatë, urdhri i komisionerit u shpërfill gjerësisht në hapësirën digjitale.Sipas të dhënave nga Libraria e Reklamave Politike të kompanisë “Meta” – pronare e platformave Facebook dhe Instagram, dhjetëra kandidatë për deputetë dhe Partia Demokratike në opozitë, sponsorizuan reklama gjatë ditës së zgjedhjeve.

Thyerja e heshtjes zgjedhore ishte vetëm një nga qindra shkeljet të evidentuara nga BIRN të Kodit për Fushatën Digjitale – një mekanizëm vetërregullues i nënshkuar nga partitë kryesore pjesëmarrëse në garën elektorale, përfshirë shpërndarja e materialeve dezinformuese të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe përdorimin e profileve false me origjinë nga vende aziatike për të gjeneruar amplifikim të postimeve në media sociale.

Partia Socialiste në pushtet siguroi një fitore të thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke marrë 83 nga 140 deputetë në legjislaturën e ardhshme parlamentare. Rrjetet sociale – në mënyrë të veçantë Facebook dhe Instagram, luajtën një rol protagonist në fushatën zgjedhore dhe u përdorën gjerësisht nga partitë dhe kandidatët për të transmetuar ofertat e tyre politike.

Shkelja e heshtjes zgjedhore 

Sipas Kodit Zgjedhor, dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Kodi dikton se në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera të subjekteve zgjedhore. Subjektet zgjedhore që thyejnë heshtjen sanksionohen me gjobë 500 mijë lekë.

Por kërcënimi i sanksioneve duket se nuk i ka trembur kandidatët dhe as partitë politike.Sipas të dhënave të Librarisë së Reklamave, 77 kandidatë për deputetë dhe Partia Demorkatike, transmetuan 344 reklama politike gjatë ditës së zgjedhjeve, duke shpenzuar vetëm më 11 maj të paktën 5,553 dollarë.

Vetëm Partia Demokratike, e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, shpenzoi 3638 dollarë për 17 reklama politike në Facebok dhe Instagram gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare.

Shumica e kandidatëve për deputetë që e shkelën heshtjen zgjedhore i përkasin Koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore të udhëhequr nga Partia Demokratike (40%), ndjekur nga Partia Socialiste (36%) dhe Partia Koalicioni Euro-Atlantik (13%).

Në total, gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, përfshirë ditën e zgjedhjeve, kandidatët dhe partitë politike shpenzuan më shumë se 193 mijë dollarë për reklama politike në Facebook dhe Instagram, nga të cilat 80,098 dollarë u shpenzuan nga koalicioni i drejtuar nga Partia Demokratike dhe kandidatët e tij për deputetë.

Në të njëjtën periudhë të fushatës, kandidati me shpenzimet më të larta për reklama në platformat e META-s ishte Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, i cili shpenzoi rreth 17,842 dollarë. Pas tij renditej Belind Këlliçi nga Partia Demokratike me një shpenzim prej 7,844 dollarësh për reklama politike.

Përdorimi joetik i Inteligjencës Artificiale

Nëpërmjet nënshkrimit të Kodit për Fushatën Digjitale, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhjet 11 majit u angazhuan për përdorimin etik dhe transparent të teknologjisë në fushatë, duke përfshirë edhe Inteligjencën Artificiale, si dhe të mos shpërndajnë përmbajtje keqinformuese.

Megjithatë, të dhënat e mbledhura nga BIRN nëpërmjet monitorimit të mediave sociale të kandidatëve për deputetë, tregojnë që angazhimet e marra nuk u respektuan. Në mënyrë të veçantë, kandidatët përdorën gjerësisht materiale të prodhurara me Inteligjencë Artificiale për të sulmuar rivalët politikë gjatë fushatës.

Vetëm gjatë gjysmës së dytë të fushatës, BIRN regjistroi 171 shkelje të Kodit nga kandidatë dhe parti politike nga i gjithë spektri politik.

Shumica e shkeljeve të regjistruara vinin nga Partia Socialiste në pushtet, duke përbërë 72% të rasteve. Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i udhëhequr nga Sali Berisha dhe Partia Demokratike ishte përgjegjës për 19% të shkeljeve, ndërsa koalicioni ‘Nisma – Shqipëria Bëhet‘, i udhëhequr nga Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani, përbënte 5%.

Shkeljet e regjistruara nga Partia Socialiste shënuan një rritje në fazën e dytë të fushatës, ndërsa afrohej dita e zgjedhjeve, krahasuar me dy javët e para të monitorimit.

Fushata nga ‘Palët e Treta’

Gjatë fushatës zgjedhore, përveç partive politike, në rrjetet sociale bënë propagandë elektorale edhe palë të treta – profile kryesisht anonime, të cilat edhe pse nuk janë të lidhura formalisht me një parti politike apo kandidat, mbështesin subjekte zgjedhore të caktuara ose sulmojnë rivalët e tyre.

Monitorimi i mediave sociale zbuloi se të paktën 19 faqe Facebook-u ose profile Instagrami operuan si ‘palë të treta’ gjatë gjysmës së dytë të fushatës zgjedhore, duke shpërndarë postime dhe reklama në favor të disa subjekteve politike.

Më aktivja mes tyre ishte një profil i titulluar ‘Team Edi Rama,” me faqe në Facebook, Instagram dhe TitkTok, i cili bëri një fushatë reklamash në mbështetje të Partisë Socialiste.

Vetëm në Facebook, kjo faqe e themeluar më 19 mars – në prag të hapjes së fushatës elektorale, arriti të siguronte më shumë se 4.6 milionë shikime në videot e saj deri më 11 maj. Një pjesë e reklamave të kësaj faqe u publikuan pa shënim shpjegues për financuesin (disclaimer), ndërsa pjesa tjetër përmbanin një adresë email të Partisë Socialiste.

Një tjetër problematikë e konstatuar gjatë fushatës, ishte dhe përdorimi i bot-eve – profileve false për të amplifikuar në mënyrë joautentike përmbajtjen në Facebook. Vetëm gjatë intervistës së fundit të kryeministrit Edi Rama, qindra profile nga preardhje nga vendet aziatike, kryesisht nga Vietnami, u angazhuan duke postuar komente identike në faqen e tij në Facebook. 

Operacioni ”Ura”, zbardhen emrat e 29 personave të ndaluar

zbardh 29 emrat e ndaluar në kuadër të operacionit ”Ura” ku SPAK bashkëpunoi me Antimafian italiane.

Sipas burimeve të sigurta SPAK e ka dërguar kërkesën në gjykatë më datën 19 mars e ndërsa masat janë miratuar me datën 30 prill, dy javë para zgjedhjeve vendore.Nga 29 persona me masë sigurie burimet bëjnë me dije se 12 persona janë kapur, të tjerët në kërkim.

EMRAT:

Elvis Doci

Indrit Tafili

Orget Shqevi

Artan Sulejmani

Orges Molla

Sueld Elezi

Ekil Nderjaku

Hasan Nderjaku

Altin Morina

Armand Tragaj

Rando Aliu

Musa Korca

Alfred Hysa

Altin Pjetri

Ligor Çombashi

Edmond Çupi

Naim Behluli

Edison Cukaj

Serxhio Shkodra

Bexhed Mema

Emri Hysenaj

Artuar Shkoza

Sokol Istrefi

Ervin Zeqiri

Gezim Thartori

Ledio Bardhi

Juxhin Drazhi

Erind Lasku

Arrestohen 7 persona të shumëkërkuar

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, pas një aksioni brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit.Mes personave të arrestuar është Xhevdet Plaku, i njohur si ‘Akili’, i cili po darkonte së bashku me 6 personat e tjerë.

Nga operacioni “Enigma, u vunë në pranga 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 shtetas me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim më parë për vepra penale në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve. Gjatë operacionit u sekuestruan 4 armë zjarri pistoleta të cilat këta shtetas i mbanin me vete, me fishekë në fole gati për qitje.Më konkretisht, ditën e djeshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë siguruar informacione në rrugë operative, se disa shtetas në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ishin në ambientet e një restoranti në gjirin e Lalzit dhe dyshohej se kishin armë zjarri me vete.

Në kuadër të operacionit, në masa të larta sigurie, shërbimet policore ndërhynë në mënyrë të befasishme në ambientet e restorantit ku ndodheshin këta shtetas.

Nga verifikimet parakrake rezultoi se në një tavolinë ishin ulur 7 shtetas, ndërmjet tyre 3 të kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, konkretisht:

Xhevdet Plaku alias Kiss, 45 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”. Ky shtetas është arratisur nga burgu i Ankonës, në muajin janar 2025 dhe për këtë arsye autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër arresti për të. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Flobens Mecia alias Gega alias Drini, 43 vjeç, banues në Shkodër, i shpallur në kërkim nga SPAK, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në muajin korrik 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”. Gjatë kontrollit, këtij shtetasi iu gjetën dy dokumente identifikimi të falsifikuara dhe 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje;

Voltan Xhani, 39 vjeç, lindur në Përmet, rezident në Holandë, pasi në muajin shtator 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”, në funksion të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. Rr., ndodhur në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishkë në fole gati për qitje;

Jugert Xhani, 35 vjeç, lindur në Përmet, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak;

O. H., 38 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

F. Q., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

A. H., 45 vjeç, banues në Mamurras, i dyshuar për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit.”

Po gjatë operacionit, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, shuma parash, euro dhe sende të tjera.