Gjykata Supreme miraton planin e Trump për dëbimin e 500,000 emigrantëve nga Amerika e Jugut

Gjykata Supreme e SHBA-së i ka lejuar administratës së Donald Trump të pezullojë një program të administratës Biden që u lejonte më shumë se 500,000 emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela të jetonin dhe punonin përkohësisht në Shtetet e Bashkuara.

Nëse merren në konsideratë vendimet e mëparshme, pothuajse një milion emigrantë janë ligjërisht në pritje dhe janë në rrezik deportimi.

Ishte hera e dytë në maj që Gjykata e Lartë mbështeti përpjekjet e Trump për të revokuar statusin e përkohshëm ligjor për emigrantët.

Në një vendim të mëparshëm, Gjykata i kishte lejuar qeverisë të revokonte një program tjetër të përkohshëm që u jepte leje pune qindra mijëra emigrantëve venezuelianë.

Ky vendim u nxor me një proces të shpejtë pas apelimit të qeverisë amerikane pas një bllokimi të përkohshëm nga një gjyqtar në Boston.

Dy gjyqtare liberale, Sonia Sotomayor dhe Ketani Brown Jackson, shprehën mospajtim, duke shpjeguar në arsyetimin e tyre se “jeta e gjysmë milioni njerëzve është në vështirësi derisa gjykatat të vendosin për statusin e tyre”.

CNN thekson se ky nuk është vendimi përfundimtar i Gjykatës.

Çështja do të dëgjohet në gjykatat e shkallës së parë, por kjo do t’i lejojë qeverisë të përshpejtojë deportimet e atyre që më parë kanë përfituar nga programi.

Jenishehri i tregon trajnerit Sylvinho si të fitoje ne ndeshjen me Serbinë

Kryepensionisti i Shqipërisë, Selam Jenishehri pak ditë para ndeshjes ndaj Serbisë, i ka ofruar konsulencë falas trajnerit brazilian Sylvinho.

Ai shprehet se ka formulën për të mundur Serbinë në ndeshjen që do të zhvillohet më 7 qershor ora 20:45.

“E kuptoj vështirësinë tuaj që ta besoni, por është një e vërtetë e madhe, që do ta shohësh vetë për 3–4 ditë futbollistët e fitojnë atë shprehi për ta ekzekutuar në lojë.”

Edhe më herët Jenishehri i ka ofruar konsulencë falas Silvinjos, në ndeshjen ndaj Cekisë. Nuk dihet nëse braziliani ia mori në konsideratë këshillat, por çuditërisht Shqipëria fitoi 3-0 ndaj çekëve dhe shkoi në Europianin e Gjermanisë.

Silvinjo ndoshta duhet ta rishohë këtë ofertë dhe formulë, falas.

KQZ rrëzon pretendimet e PD për “Trenin Bullgar”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar” të pretenduar për ngjarjen e Peqinit, ku opozita deklaroi se kishte kapur fletë votimi në një lokal dhe që përdoreshin nga Partia Socialiste për manipulimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi i ka kthyer përgjigjet sot përfaqësuesit ligjor të koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Franc Nuri, mbi kërkesën për ekspertim të datës 23 maj.

Sipas përgjigjet së KQZ-së nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore.

Në përgjigje të shkresës suaj, administruar me tonën nr. 4865 prot., datë 23.5.2025, me lëndë “Kërkesë për informacion dhe ekspertim të pavarur mbi materialet zgjedhore të kapura në Peqin, Qarku Elbasan, më datë 22.05.2025”, ju bëjmë me dije sa më poshtë: Gjatë procesit të marrjes në dorëzim të bazës materiale të dërguar nga KZAZ.com nr. 45, Peqin, nuk është evidentuar ndonjë rast ku fletë votimi të papërdorura të jenë administruar jashtë kutive të materialeve zgjedhore të kësaj KZAZ-je””, thuhet në përgjigjen e Celibashit.

Partia Demokratike pretendonte se fletët e votimit që janë gjetur në një lokal në Peqin janë përdorur për fenomenin e “trenit bullgar”.

Arrestohet 63 vjecari ne FIER, zbulohet nje parcel me lende nark*tike

Fier/Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden në fshatin Libofshë dhe asgjësohen 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Në zbatim të planit të posaçëm policor, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier po kryejnë kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i kontrolleve të asistuara dhe nga dronët si edhe nga informacionet policore, shërbimet e Policisë goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Libofshë.

Në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë.

Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Ngjarjet dhe veprat penale ne 24 oret e fundit ne FIER

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasit Xh.(Sh.) Xh., 46 vjeç dhe I. S., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Karbunarë, pasi ka kallëzuar një 41-vjeçar, se këta shtetas e kanë kanosur dhe i kanë marrë automjetin. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël Kokaine. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin R. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Arrestohen 10 persona per tra*ik a*mesh( video)

DVP Tiranë/Punë hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë.

Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.

Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”.

Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.

Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi.

Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve të parregullt të aplikonin për leje qëndrimi pas shtatë vitesh qëndrimi në vend.

Ministri i Migracionit, Makis Voridis, deklaroi se kjo dispozitë është abuzuar dhe se nga tani e tutje “askush që ndodhet ilegalisht në Greqi nuk do të legalizohet kurrë”. Ai theksoi se çdo vit hyjnë ilegalisht rreth 55-65,000 emigrantë, gjysmës së të cilëve u jepet azil.

Projektligji i ri, i miratuar nga kabineti dhe që pritet të kalojë në Parlament në qershor, parashikon dënim me burg deri në pesë vjet për hyrje dhe qëndrim të paligjshëm. Gjithashtu, paraburgimi para deportimit do të zgjatet deri në dy vjet nga maksimumi aktual prej 18 muajsh.

Në vitin 2024, policia greke arrestoi 74,000 migrantë të parregullt, por arriti të dëbojë vetëm 2,500. Ministri tha se shumë prej tyre pretendojnë identitete të rreme për të shtyrë procesin e deportimit.
Ndërkohë, për të përmbushur nevojat ekonomike dhe mungesën e fuqisë punëtore, rreth 200,000 punëtorë sipas Bankës së Greqisë, qeveria do të paraqesë deri në korrik rregullore të reja që inkurajojnë emigrimin e ligjshëm

Makina perplas per vdekje kalimtarin ne Lushnje

Nje aksident ka ndodhur ne Lushnje . Aksidenti ka ndodhur ne vendin e quajtur Goricaj . Nje automjet ka perplasur kembesorin dhe si pasoje ka humbur jeten.

Mesohet se viktima është Ruhi Kurteshi 91 vjeç.Ne vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor per te kryer ekspertizen dhe zbardhur shkaqet e ketij aksidenti