Makina përfshihet nga flakët në aksin rrugor Fier-Roskovec

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesi i mjetit që udhëtonte në të. Sipas raportimeve paraprake, automjeti është djegur totalisht, por nuk ka të lënduar.Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Rezoluta e IDC-CDI, Berisha: Farsa elektorale mori ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se zgjedhjet e 11 majit ‘kanë marrë ndëshkim madhor nga ndërkombëtarët’.Në një konferencë për gazetarët, Berisha u shpreh se ‘farsa  elektorale’ siç e quan ai, u godit nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendërs dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës.

Sipas tij, kjo organizatë  miratoi me unanimitet të plotë, rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në ShqipëriFarsa elektorale 11 Maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendërs dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës, e cila grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj.

Kjo organizatë botërore në konferencën e asamblesë të përgjithshme të saj, të mbledhur dy ditët e fundit në Abixhan, kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, miratoi me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim, rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri.

Në këtë rezolutë, Internacionalja Demokrate e Qendrës denoncon botërisht atë që ndodhi me një 11 Maj në farsën e vendit tonë.

Në denoncimin e saj, ajo bazohet mbi të gjitha në raportin paraprak të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Asamblesë Parlamentare të OSBE, Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Natyrisht ajo është ndihmuar edhe me materialet e paraqitura nga përfaqësuesit e PD në konferencën e kësaj organizate, që janë zonja Albana Vokshi dhe zoti Belind Këlliçi’-u shpreh Berisha.

Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë deklaron: Trump do ta ‘shesë’ Ukrainën për të marrë Çmimin Nobel për Paqen

Dëshira kryesore e Donald Trump është të fitojë Çmimin Nobel për Paqen, me çdo kusht. Për ta arritur këtë, ai mund të braktisë përpjekjet për të sjellë paqe në Ukrainë, në mënyrë që të arrijë rezultate më të shpejta dhe më domethënëse në një tjetër pikë “të nxehtë” në planet, ku frontet mbeten të hapura.

Ky është mendimi i ish-këshilltarit të sigurisë kombëtare, John Bolton, i raportuar në gazetën spanjolle El Pais.Bolton beson se kreu i qeverisë amerikane përfundimisht do ta bëjë pikërisht këtë: Ai do të braktisë iniciativat e paqes për Ukrainën dhe do t’i drejtohet një vendi tjetër.

“E tëra që Trump dëshiron është Çmimin Nobel për Paqen.” Ai e ka dëshiruar atë që kur iu dha Barack Obamës, sipas mendimit të tij në mënyrë të padrejtë. “Nuk ka rëndësi nëse ai e merr këtë për Ukrainën, Lindjen e Mesme apo ndërmjetësimin midis Indisë dhe Pakistanit”, theksoi Bolton.

Ai gjithashtu vuri në dukje se presidenti amerikan nuk po mendon për pasojat politike tani, sepse nuk ka ndërmend të kandidojë për një mandat të tretë. Ai shqetësohet vetëm “për reputacionin e tij, çfarë do të thonë njerëzit për të në të ardhmen”.

Më parë, përfaqësuesi special i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Keith Kellogg, la të hapur mundësinë e tërheqjes së Trump nga negociatat për Ukrainën.

Zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i vendit në Kombet e Bashkuara, John Kelly, tha të njëjtën gjë gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit.

John Robert Bolton, një avokat amerikan, analist politik, konsulent republikan dhe ish-diplomat, shërbeu si Ambasadori i 25-të i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara nga viti 2005 deri në vitin 2006 dhe si Këshilltari i 27-të i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara nga viti 2018 deri në vitin 2019.




Al*rm për bo*bë në një hotel në qendër të Tiranës, policia në vendngjarje

Ne polici ka shkuar njoftim per alarm per bombe te parkingu i Plazes.Nga kontrolli i ndërtesës nuk është gjetur asgjë e dyshimte dhe alarmi dyshohet të jetë fals. Zona pranë hotelit ndërkohë është rrethuar.

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjeherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin.”-njofton policia.

Komisionerja Marta Kos: Në qershor hapen të gjithë kapitujt per Shqiperine

Komisioneria europiane për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se në muajin qershor, Shqipëria do të hapë të gjithë grupkapitujt e negociatave.Në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel, Kos u shpreh se me kryeministrin Edi Rama ka një marrëveshje dhe së më në fund, “Shqipëria do të martohet me Bashkimin Europian”.

“Brenda mandatit tim si Komisionere për zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja në BE nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me Edi Ramën ne kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por ne kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund.

Na duhet që të hapim një grup tjetër kapitujsh me Shqipërinë dhe kjo do të ndodhë në Qershor dhe me këtë do të kemi hapur të gjithë kapitujt e negociatave. Më pas do të fillojë mbyllja e kapitujve, që është gjithashtu një proces shumë i rëndësishëm”, u shpreh Kos.

RAMA me Dukën në Mynih/ Youtuberi i famshem publikon momentin me Kryeministrin shqiptar

Youtuberi i famshëm IShowSpeed është takuar sërish me kryeministrin Edi Rama, për herë të dytë që pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u ftua në Kryeministri.

Këtë herë, takimi ka qenë rastësor, teksa Speed ndodhet në Mynih të Gjermanisë aty ku nesër do të mbahet finalja e Champions League mes Interit dhe PSG-së.

Rama shfaqet i ulur në zonat VIP të stadiumit me djalin e tij Zaho dhe me kreun e FSHF-së, Armand Duka. Me youtuberin amerikan ai zhvillon edhe një bisedë të shkurtër.

Speed: U bë kohë që s’jemi parë miku im shqiptar

Rama: Si je? Ky është presidenti i federatës tonë

Speed: U bë kohë e gjatë që nuk jemi parë. Më mungon Shqipëria, duhet të kthehem sërish.

Rama: Sigurisht, je i mirëseardhur.

Speed: Më mori malli, kur të vijë në Shqipëri do të të bëj telefon

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta – Detajet e tre linjave hekurudhore që do të nisin operimin në 2026-ën

Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me dije detajet në lidhje me projektin hekurudhor Tiranë – Durrës – Rinas në drejtim në gjatësisë dhe kohës që nevojitet për përshkrimin e tre linjave të saj.

Kështu, hekurudha Tiranë – Durrës ka një gjatë prej 37.9 km, ndërkohë që koha e udhëtimit do të jetë rreth 36 minuta.  Hekurudha nga Tirana në aeroportin e Rinasit do të ketë gjatë 15.4 km, që do të përshkruhen për rreth 20 minuta, ndërkohë që Durrës – Rinas ka një gjatë prej 32.6 km dhe koha e udhëtimit përllogaritet në 28 minuta.

Rehabilitimi i linjës ekzistuese Tiranë – Durrës dhe ndërtimi i një degëzimi të ri hekurudhor drejt aeroportit të Rinasit është një nga projektet më të avancuar, që synojnë të ringjallin transportin me tren në Shqipëri.

Në këtë kuadër po zhvillohen edhe propozimet për të dhënë një kontratë shërbimi publik, që do të parashikojë operimin e trenave të pasagjerëve. Po ashtu, operatori i zgjedhur do të furnizojë dhe ndoshta do të mirëmbajë trena të rinj, të dorës së dytë ose të marrë me qira, dhe gjithashtu mund të kërkohet të mbledhë tarifat.

Tenderimi pritet të fillojë në tremujorin e tretë të vitit 2025 për operacionet që do të fillojnë në tremujorin e tretë të vitit 2026, pikërisht me projektin e sipërpërmendur, ndërsa më pas synohet zgjerimi i shërbimeve në linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Durrës – Pogradec.

Operacionet e pasagjerëve vlerësohen në 1.1 milion tren-km në vitin 2026, duke u rritur me zgjerime të ardhshme në rreth 4 milion tren-km në vitin 2036

Itali-Përplasen dy kamiona, humbin jetën dy të rinj shqiptarë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali, ku si pasojë dy shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të vdekur. Njëra nga viktimat dyshohet se është Driton Sadikaj, me origjinë nga Deçani. Vdekjen e tij tashmë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale familjarët e të ndjerit.Sipas mediave italiane, një kamion u përplas me një tjetër, ku për pasojë dy persona vdiqën dhe një tjetër mbeti me lëndime të rënda. Dy të rinj, 19 dhe 20 vjeç mbetën viktimë. Ata ishin punonjës të një kompanie ndërtimi nga Tirolit Jugor.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit vullnetarë të zonës, Kryqi i Bardhë me mjekun urgjent dhe policia rrugore. Fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë për viktimat të cilët nuk arritën tu mbijetonin plagëve.