Aksident brenda tunelit te Llogarasë, përplasen 2 makina, bllokohet qarkullimi

Dy automjete janë përplasur brenda tunelit të Llogorasë, duke sjellë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e një parakalimi të gabuar. Si pasojë e përplasjes, një prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur lehtë dhe është transportuar në spitalin e Vlorës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po menaxhon situatën, po kryen ekspertizën për zbardhjen e rrethanave dhe po punon për normalizimin e qarkullimit në tunel.