Shkrirja e gjysmës së qeverisë jehonë në mediat e huaja

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë lajmit të ndryshimeve në qeveri që bëri në mbrëmje kryeministri Edi Rama. Mes të shkarkuarve nga kabineti qeveritar ishte dhe numri dy i qeverisë, Belinda Ballukun, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. 

ARTIKULLI
Kryeministri shqiptar Edi Rama, në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, shkarkoi zëvendësen e tij, Belinda Balluku, e cila përballet me akuza për manipulim të tenderëve publikë, të cilat kanë nxitur protesta nga opozita.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur si SPAK, ngriti aktakuzë ndaj Ballukut në dhjetor, nën dyshimin se ka ndërhyrë në dhënien e dy kontratave ndërtimi në vitin 2021, me vlerë mbi 200 milionë euro. Shqipëria, e cila synon të anëtarësohet në European Union deri në vitin 2030, përballet me presion nga blloku për të luftuar korrupsionin. Belinda Balluku, e cila mbante postet e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, i mohon akuzat për shkelje.

Edi Rama, i cili është në pushtet që prej vitit 2013, e mbrojti atë për muaj me radhë dhe nuk dha një arsye për shkarkimin e saj të enjten, në kuadër të një riorganizimi ku u ndryshuan shtatë poste në qeverinë e tij të Partia Socialiste e Shqipërisë, përfshirë ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm.

“Kryeministri e ka sqaruar që në fillim të këtij mandati se riorganizimet mund të jenë më të shpeshta, ndërsa gjatë afro katër muajve të fundit ai ka refuzuar tre herë dorëheqjen e zonjës Balluku,” tha zëdhënësja e qeverisë, Manjola Hasa, për Reuters në një deklaratë të dërguar me email. Belinda Balluku është parë si një figurë në ngjitje, e favorizuar nga Edi Rama si një pasardhëse e mundshme. 

Që prej ngritjes së aktakuzës ndaj saj, partia më e madhe opozitare në vend, Partia Demokratike e Shqipërisë, ka zhvilluar protesta duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, qeveria e të cilit është përfshirë nga disa skandale korrupsioni gjatë vitit të fundit. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov, ndërsa si policia ashtu edhe demonstruesit kanë mbetur të plagosur. Zyrtarë të BE-së i kanë thënë Reuters se po e ndjekin nga afër mënyrën se si Rama po i trajton çështjet e korrupsionit dhe se lufta e vendit kundër krimit dhe korrupsionit është thelbësore për përpjekjen e vendit ballkanik për t’u anëtarësuar në bllok deri në vitin 2030.

Edi Rama e nis ditën me pamje nga Mali i Tomorrit dhe uron shqiptarët për një ditë të mbarë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një kolazh fotografish nga Mali Tommorrit , duke u uruar ndjekësve dhe të gjithë shqiptarëve një ditë të mbarë.

Postimi është shoqëruar me pamje panoramike nga natyra, duke përcjellë një mesazh pozitiviteti, qetësie dhe energjie për fillimin e ditës.

Rama shkarkon Ballukun nga posti i zv/kryeministres, Spiropalin dhe 5 ministra te tjere ne poste kyce

Riorganizim në Qeveri: Ndryshime të rëndësishme në kabinet

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një riorganizim në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar dhe emëruar disa figura në poste kyçe.

Nga detyra e Zëvendëskryeministres është shkarkuar Belinda Balluku. Në vend të saj është emëruar Albana Koçi, e cila më herët mbante postin e Ministres së Brendshme.

Në krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar Besfort Lamallari, ndërsa në postin e Ministres së Energjitikës, që mbahej nga Belinda Balluku, është emëruar Enea Karanaci.

Ndryshime ka pasur edhe në diplomaci. Elisa Spiropali është shkarkuar nga detyra e Ministres së Punëve të Jashtme dhe në vend të saj është emëruar Ferit Hoxha si Ministër i Jashtëm.Ndërsa Pirro Vengu në Ministrinë e Mbrojtjes është zëvendësuar nga Ermal Nufi.

  1. Albana Koçiu emërohet Zëvendëskryeministre.
  2. Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
  3. Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm.
  4. Enea Karakaci do të udhëheqë Ministrinë e Infrastrukturës.
  5. Erjona Ismaili emërohet Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin.
  6. Toni Gogu do të drejtojë Ministrinë e Drejtësisë.
  7. Ermal Nufi merr postin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Procedime penale në Fier: të rinj pa leje drejtimi, konflikt mes të miturash dhe raste droge

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar disa veprime procedurale, duke arrestuar dhe proceduar penalisht disa shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Gj., 19 vjeç, banues në Fier, si dhe referuan materialet në Prokurori për një 17-vjeçar. Ky i fundit u kap duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi, ndërsa gjatë kontrollit, pasagjerit A. Gj. iu gjet një përforcues grushti.

Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për pesë shtetase të mitura, 15 vjeçe, të cilat dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatare, për motive të dobëta.

Ndërkohë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori për dy shtetas. Bëhet fjalë për R. Ç. (L.), 32 vjeç, banues në Fier, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe për Dh. H., 29 vjeç, banues në fshatin Novoselë të Vlorës, te i cili u gjet një sasi e dyshuar narkotike kokainë.

Lëndët narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Gjendet i pajetë një 80-vjeçar gjerman në Fier, po hetohen rrethanat

Një shtetas gjerman, Detlef Fertig, 80 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën që kishte marrë me qira në qytetin e Fierit. Ngjarja është regjistruar në lagjen Konferenca e Pezës, në zonën e njohur si blloku “Mertiri”.

Sipas burimeve, i moshuari ndodhej në Fier për t’iu nënshtruar trajtimeve dentare. Prej disa ditësh ai kishte humbur kontaktet me të afërmit dhe personat e njohur, çka ka ngritur shqetësime dhe ka çuar në kontrollin e banesës ku qëndronte.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të sqaruar shkaqet e vdekjes. Autoritetet bëjnë me dije se priten procedura të mëtejshme hetimore për të hedhur dritë mbi rrethanat e ngjarjes.

Rama mbron ish-drejtoreshën e AKSHI-t: U nxituan me arrestimin, ka punuar pa orar dhe s’ka as makinë

Screenshot

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga mbledhja e grupit parlamentar të PS , duke dalë në mbrojtje të ish-drejtoreshës së (AKSHI),Mirlinda Karcanaj e cila ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Rama e cilësoi AKSHI-n si një histori suksesi për shtetin shqiptar dhe vlerësoi punën e stafit dhe drejtuesve të këtij institucioni, duke theksuar se kanë punuar pa orar dhe nën presion të vazhdueshëm. Ai u shpreh se, sipas tij, ka pasur një ngutje të panevojshme për arrestimin e ish-drejtoreshës.

Sipas kryeministrit, shteti nuk duhet të kthehet në një vend ku institucionet që konsiderohen krenari përdoren për të ushtruar presion psikologjik ndaj profesionistëve. Ai nënvizoi se hetimi duhet të bëhet, por duke respektuar parimin e prezumimit të pafajësisë.

Rama hodhi dyshime mbi akuzat publike, duke thënë se ish-drejtoreshës i janë vënë në kurriz vila dhe makina, ndërkohë që, sipas tij, ajo jeton me qira dhe nuk zotëron mjet personal. Ai ngriti pyetjen se çfarë fiton shteti nëse një zyrtare rezulton e pafajshme pas muajsh nën arrest.

Në fjalën e tij, kryeministri solli si shembull edhe rastin e drejtuesit të (KESH), i cili prej muajsh ndodhet në arrest shtëpie, duke ngritur shqetësimin për pasojat që kanë masa të tilla nëse në fund rezultojnë të pabazuara. Ai theksoi se raste të ngjashme, sipas tij, prekin edhe një pjesë të konsiderueshme të personave që ndodhen në paraburgim pa u gjykuar ende.

Deklaratat e Ramës vijnë në një moment debatesh të forta mbi mënyrën e hetimit dhe përdorimin e masave të sigurisë ndaj zyrtarëve publikë.

Ish-deputeti socialist Plarent Ndreca paraqitet në GJKKO

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku po gjykohet për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike gjatë kohës kur mbante detyrën e sekretarit të përgjegjshëm në Ministrinë e Brendshme.

Përmes avokatit të tij, Ermal Yzeiraj, Ndreca kërkoi shpalljen e moskompetencës nga GJKKO, duke argumentuar se një nga procedurat e prokurimit ishte me fond 0 dhe ishte konkurs projektimi, ndërsa procedura e dytë nuk përfshihej në fushën e prokurimeve pasi ishte me negocim pa shpallje dhe pa garë. Ai kërkoi që çështja të kalonte në gjykatën e juridiksionit të përgjithshëm, duke theksuar se mungonte objekti i veprës penale.

Ndreca kërkoi gjithashtu përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, por kjo kërkesë u rrëzua nga trupa gjykuese si e pabazuar në ligj.

Ish-deputeti po gjykohet me procedurë të zakonshme, ndryshe nga të akuzuarit e tjerë që kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar. Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Flojera Davidhi, ndërsa prokurorja e SPAK, Dorina Bejko, përfaqëson akuzën.

Në fjalën e tij, Ndreca përsëriti se një prej procedurave të prokurimit ishte me fond 0 dhe ishte konkurs projektimi, ndërsa procedura e dytë nuk përfshihej në sferën e prokurimeve, duke kërkuar shpalljen e moskompetencës dhe kalimin e çështjes në gjykatën e juridiksionit të përgjithshëm. Ai gjithashtu njoftoi se ka përgatitur një kërkesë tjetër paraprake për pavlefshmërinë e akteve hetimore.

Prokurorja Bejko deklaroi se çështja kishte kaluar shqyrtimin paraprak dhe kërkesa e Ndrecës ishte rrëzuar më parë. Ajo shtoi se të dyja procedurat ishin të ndërlidhura dhe akuzimi lidhej me një episod, ku qëllimi final ishte paracaktimi i fituesit të tenderit.

Në fund, GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-deputetit për shpalljen e moskompetencës ndërsa seanca e rradhës u caktua për datën 5 mars.

Pezullimi i Ballukut/ Rama: Ndërhyrje brutale! Gjyqësori të mos gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera

Screenshot

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së, deklaroi se ishte qeveria socialiste ajo që i dha pavarësi gjyqësorit në vend.

Ai tha se ‘bombat’ artizanale lart e poshtë nëpër gjyqësor, dhe prokurorëve dhe gjyqtarëve iu mjegullohen sytë, ndërsa shtoi se gjyqësori nuk duhet të gjymtojë pavarësinë e dy pushteteve të tjera.
Rama shtoi tha se pezullimi i Ballukut ishte ndërhyrje brutale në pushtetin ekzekutiv.

‘Për ndërhyrje të pajustifikueshme por dhe të panevojshme të gjyqësorit në punët  ekzekutivit dhe legjislativit bashkë. Shteti ka tre pushtete të pavarura nga njëri tjetri dhe nëse njëri prej tyre hyn në punët e tjetrit, nuk vlen më ecuria. Ne e besojmë që kur Kushtetuta demokratike e RSH dhe të gjitha kushtetutë e europës thonë se ka 3 pushtete të pavaruta, nuk mund të jenë në letër siç mund të ishin më parë s ene të bënim gjithçka kemi bërë,. Kjo parti i huri detit në këmbë dhe pas 100 e kusur vitesh shtet shqiptar, ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor. Unë për këtë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësish bombave artizanale që kurdisen nga prokurorë e gjykatës’, tha ai