FIER-Shiste doza Cannabisi, vihet në pranga 28-vjeçari.

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pritja”.

Përgatiste dhe shiste doza Cannabisi, vihet në pranga 28-vjeçari.

Sekuestrohet një sasi Cannabisi, e ndarë në dhjetëra doza.

Si rezultat i një hetimi njëmujor, të ndjekur me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokuroria e Fierit, në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë së Fierit, kundër narkotikëve, është finalizuar operacioni “Pritja”.

Gjatë operacionit u vu në pranga shtetasi N. M., 28 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj.

Nga kontrollet fizike dhe në banesë, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 50 doza, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Sot Veliaj kërkon lirimin ne Apelin e GJKKO 

Në Apelin e Gjykatës së Posaçme do të mbahet sot në orën 10:00 seanca e ankimimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për masën e sigurisë “Arrest me burg”, dhënë nga GJKKO dhe gjyqtari Erjon Bani.

Veliaj kërkon me çdo kusht zbutjen e masës së sigurisë, pasi sipas tij nuk ekziston asnjë kriter për një masë të tillë.

Sipas kryebashkiakut, nuk ka shanse që ai të prishë provat, të intimidojë dëshmitarët apo të largohet jashtë vendit, pasi ka dhënë prova që është larguar jashtë vendit dhe është rikthyer pavarësisht faktit që ishte nën hetim.
Ndërkohë prokurorët e çështjes, Ols Dado dhe Altin Dumani, këmbëngulin në masën e sigurisë sepse në postin e kryetarit të bashkisë sipas tyre, Veliaj ka mundësi të prishë provat.

Kujtojmë se kryebashkiaku Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Seanca e nesërme do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi nuk do të jetë e pranishme për shkak të problemeve shëndetësore.

Në seancën e sotme pritet të shqyrtohet edhe ankimimi për masën e sigurisë i 4 nga 6 biznesmenëve të lidhur me këtë çështje, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula dhe Elman Abdule.
Biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk kanë ankimuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” të vendosur nga GJKKO.

Gjykata e Lartë vendos sot fatin e Ervin Salianjit

Gjykata e Lartë do të marrë sot vendimin për ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili kundërshtoi vendimin e datës 18 dhjetor 2019 të Gjykatës Penale që vendosi për ish deputetin 1 vit burg.

Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe vendimi për demokratin do të merret në dhomë këshillimi.

Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.

Më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për Salianjin, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe e cilësoi veten si të dënuar politik.

Kamioni përplas për vdekje drejtuesin e motoçikletës

Një aksident tragjik ka ndodhur pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër. Një kamion është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e rëndë të drejtuesit të motoçikletës.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ambulancës dhe transportimit të tij në spital, i plagosuri nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 20:50, një kamion i drejtuar nga shtetasi K. Z., 28 vjeç, është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Arben Tanushi, 51 vjeç.

Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit, i cili, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme mjekësore, nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Policia ka shoqëruar në Komisariat drejtuesin e kamionit, K. Z., për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Kryesia e PL miraton vendimin, Ilir Meta garon për deputet në listën e hapur të Tiranës

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi sot vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të kandiduar për deputet në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet për Kuvendin e datës 11 Maj 2025.

Fillimisht u diskutua se Meta, për shkak edhe të rrethanave të tij, duke qenë nën masën e arrestit do të vendosej në listën e sigurt të koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Megjithatë, duket se vendosmëria e Metës ka prevaluar mbi qëndrimin e Kryesisë së Partisë së Lirisë duke kërkuar të jetë në listën e hapur.

Nga negociatat mes PD dhe PL për vendosjen e marrëveshjes së koalicionit u raportua gjerësisht se palët kishin arritur akordin që partia e drejtuar nga ish-Presidenti i Republikës të merrte 4 deputetë në listat e sigurta.

“Pyeteni ‘o shef, pse nuk e përmend më non-gratën?’”, Berisha kërkon Ramën në parlament

Kreu i PD, Sali Berisha, ka lëshuar një tjetër sfidë të hapur ndaj kryeministrit Edi Rama në Parlament, duke vënë në pikëpyetje faktin se ai nuk e përmend më shpalljen e tij non-grata nga SHBA.

“Rama nuk e përmend më non-gratën. Pse nuk e përmend më? Shkoni pyeteni ju zonja. Thoni, o shef, o bos, pse nuk e thua më atë fjalë? Jo po thuaje po deshe!” – deklaroi Berisha me ironi.

Më tej, ai e akuzoi Ramën se “është futur në parkun zoologjik dhe jeton me botën shtazore”, duke përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj kryeministrit.

Por mes ironive, Berisha bëri një deklaratë të fortë politike, duke e quajtur 11 majin si fundin e narkokracisë në Shqipëri.

“Kjo është finalja e këtij parlamenti, dhe garantoj se 11 maji është fundi i narkokracisë”, tha ai.

Gjithashtu, ai premtoi se javën e parë pas zgjedhjeve PD do të prezantojë një “paketë shpëtimi” për shqiptarët që do të luftojë varfërinë ekstreme.

Me heret ne fjalen e tij Berisha eshte shprehur gjithashtu edhe per denimin e tij

“Ju votuat në 5 minuta për arrestimin tim, në një kohë kur, o të mjerë, vetëm mbrojta Parlamentin! Nuk bëra gjë tjetër. Dhe ju, si kukulla mjerane, votuat. Tani priteni! E bëtë, do ju kthehet. Karma… ju vjen mbrapa!” – tha Berisha, duke lëshuar një paralajmërim të fortë.

Ai e cilësoi vendimin e mazhorancës si një sulm kundër opozitës dhe demokracisë, ndërsa e paraqiti veten si një viktimë të një sistemi të kapur nga pushteti.

Berisha u shpreh se ka pranuar shumë për të mbrojtur Parlamentin, por sipas tij, qeveria është ajo që e ka tradhtuar atë duke u ngritur kundër tij.

Makina e parkuar shpërthen në flakë

Një defekt teknik në një mjet të parkuar pas magazinave në afërsi të stacionit të trenit në Lushnje ka shkaktuar një zjarr në zonë ditën e sotme.

Si pasojë e djegies së automjetit zjarri u përhap në fasadën e një magazine me materiale ndërtimi.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e repartit zjarrfikës të bashkisë Lushnje që e ka vënë nën kontroll zjarrin dhe nuk e ka lejuar të precipitojë. Bashkë me zjarrfikësit kanë mbërritur dhe uniformat blu të komisariatit të Lushnjes që po dokumentojnë ngjarjen.

Sipas të dhënave nga drejtuesit e repartit të zjarrfikësve, defekti teknik në mjet ka shkaktuar zjarr, i cili nëse nuk do të ishte vënë nën kontroll mund të shkaktonte një dëm më të madh pasi ndodhet në zonë industriale dhe ka shumë magazina si të materialeve të ndërtimit, mobileri e të tjera.

Berisha batuta ne prezantimin e kualicionit: Kujtim, jepja mustaqet Ramës se u çmend pas tyre

Kryetari i PD Sali Berisha, në fjalën e tij në prezantimin e koalicionit të PD “Shqipëria madhështore”, gjeti kohën të bëjë edhe batuta.

Berisha ia ktheu me batuta Ramës, që ka përdorur ndaj opozitës fjalë të tilla si “zhabat”, “hardhucat” etj. Kreu demokrat i tha Kujtim Gjuzit se duhet t’ja japë mustaqet Ramës, pasi u çmend pas atyre mustaqeve.

Sali Berisha: Kujtim, jepja mustaqet Ramës se u çmend pas tyre.

Kujtim Gjuzi: Je Skënderbeu i shqiptarëve.

Sali Berisha: Një njeri që ka qeveris 12 vite dhe nuk iu thotë dot shqiptarëve një arritje. Edhe arritjet janë të nxira nga vjedhje të tmerrshme.