Çmimi i karburantit në rritje pas tensioneve në Lindjen e Mesme, Konfindustria: Të merren masa për të frenuar shtrenjtimin në Shqipëri

Teksa Lindja e Mesme është përfshirë nga tensionet, e gjithë frika që vjen pas është ndikimi që mund të sjellë te tregu i hidrokarbureve. 

Konfederata e Industrive të Shqipërisë ka reaguar lidhur me pasojat e paparashikuara të tensioneve në Gjirin Persik, ndërsa thekson nevojën që qeveria shqiptarë duhet të marrë masa që t’i paraprihet çdo situate.

Reagimi i Konfindustrisë:
Konfindustria, duke u nisur nga pasojat e paparashikuara të luftës në Gjirin Persik në ekonomi kërkon, që ekzekutivi të marrë masat e domosdoshme ligjore, sidomos në tregun e karburanteve. Së pari, duhet kontrolluar zbatimi i ligjit në kompanitë e karburanteve për sigurimin e rezervës strategjike 3 mujore. Së dyti, duhen marrë masat ligjore në drejtimin rregullator të konkurrencës në treg për të shmangur rrezikun e rikthimit të spekulimeve të çmimit të karburanteve si në rastin e krizës së luftës në Ukrainë në vitet 2021-22. Së treti, kërkojmë, që qeveria të përgatisë një paketë ligjore me synim uljen e barrës fiskale në rast të rritjes së fortë të çmimit të karburanteve në tregjet ndërkombëtare. Çmimi i naftës ka dhënë shenjat e menjëhershme të rritjes në bursë, duke e bërë të pashmangshme pasqyrimin edhe në tregun vendor. Koha e zgjatjes së luftës është e paqartë.

Rihapet për qarkullim rruga Librazhd–Prrenjas

Pas rreth 11 ditësh e bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dherave, këtë të martë në orën 12:00 hapet për qarkullim rruga Librazhd–Prrenjas.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative.

Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi zyrtar të Autoriteti Rrugor Shqiptar.

“Sot, më datë 03.03.2026, ora 12:00, rikthehet qarkullimi për të gjitha mjetet, duke përfshirë edhe tonazhin e rëndë, me kusht respektimin e ngarkesës 8.2 ton për aks, në aksin Librazhd–Prrenjas.

Qarkullimi do të kryhet përmes një devijimi provizor, të ndërtuar ngjitur me pozicionin ekzistues të mëparshëm, deri në realizimin e plotë të rrugës alternative, tashmë të bërë publike, në shtratin e lumit Shkumbin dhe të integruar me trupin e hekurudhës.

Segmenti do të funksionojë me sinjalistikë kantieri dhe, përkohësisht, do të jetë i paasfaltuar deri në stabilizimin e shtresave, pas së cilës do të kryhet asfaltimi përfundimtar.

Duke kërkuar mirëkuptim nga të gjithë përdoruesit e rrugës dhe banorët e zonës, autoritetet u bëjnë thirrje të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, për të garantuar një qarkullim të sigurt për të gjithë”, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Zbardhen prapaskenat e diskutimeve në mbledhjen e Kryesisë së PS

Zbardhen detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partia Socialiste. Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se gjatë mbledhjes 30-minutëshe në selinë e PS, fokusi kryesor ishte organizimi i brendshëm i partisë dhe intensifikimi i angazhimit në terren.

Gjatë diskutimeve u kërkua nisja e takimeve me strukturat dhe mbështetësit në terren, si pjesë e një procesi riorganizimi dhe koordinimi të aktivitetit politik në vijim.

Në mbledhje mori pjesë edhe Belinda Balluku. Sa i përket forumit më të gjerë drejtues, nuk u vendos një datë për mbajtjen e Asamblesë Kombëtare. Mbledhja erdhi pas ndryshimeve në qeveri të vetëm pak ditëve më parë.

NDRYSHIMET NË QEVERI:
-Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
-Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
-Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
-Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
-Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
-Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali

Rama mbledh Kryesinë e PS, çfarë pritet të ndodh sot

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në orën 09:00 Kryesinë e Partisë Socialiste.

Në fokus të takimit pritet të jetë caktimi i datës së Asamblesë së PS-së, si dhe diskutime mbi zhvillimet e fundit politike dhe organizative brenda mazhorancës. Mbledhja zhvillohet në një moment të rëndësishëm për socialistët, pas ndryshimeve të fundit në qeveri dhe strukturat drejtuese.

Goditet me dron Ambasada Amerikane në Riad

Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite ka konfirmuar se ambasada e Shteteve të Bashkuara në Riad është sulmuar nga dy dronë, sipas vlerësimeve fillestare.

Në një deklaratë të publikuar në platformën X, ministria bëri të ditur se sulmi ka shkaktuar një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla materiale në ndërtesë.

Ndërkohë, Misioni i SHBA-së në Arabinë Saudite ka lëshuar një njoftim për qëndrim në strehim për qytetet Xhedah, Riad dhe Dahran. Po ashtu, është njoftuar se do të kufizohen udhëtimet jo thelbësore drejt instalimeve ushtarake në rajon.

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit 

“Irani ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit” , kështu ka njoftuar Garda Revolucionare. Gjithashtu ka paralajmëruar se ushtria do t’i vërë flakën çdo anijeje që përpiqet të kalojë nëpër të.

Ngushtica e Hormuzit është rruga më e rëndësishme e eksportit të naftës në botë dhe kontrollohet nga Irani.

Rreth një e pesta e naftës në botë kalon përmes rrugës ujore që lidh prodhuesit më të mëdhenj të naftës në Gjirin me Gjirin e Omanit dhe Detin Arabik.

Ndërkohë Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim evakuimi për banorët e Teheranit, veçanërisht në zonën e selisë së transmetimeve, duke sinjalizuar sulme të afërta.

IDF lëshoi gjithashtu paralajmërime për evakuim për disa qytete në Liban.

Dy orë më parë, Forcat Mbrojtëse të Izraelit kishin përfunduar tre valë të reja sulmesh me qindra municione ndaj lançuesve të raketave, sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe grupeve të zjarrit të Iranit.

CNN:Gjashtë në dhjetë amerikanë nuk mbështesin veprimet ushtarake të SHBA në Iran

Një anketë e re tregon se rreth 59% e amerikanëve nuk e aprovojnë vendimin e Shteteve të Bashkuara për të ndërhyrë ushtarakisht në Iran. Shumica shprehin shqetësim për pasojat e mundshme të konfliktit dhe për objektivat e paqarta të ndërhyrjes. Vetëm rreth 27% e amerikanëve e mbështesin veprimin, ndërsa një pjesë e konsiderueshme nuk ka opinion të formuar.

Rezultatet tregojnë skepticizëm të gjerë ndaj përfshirjes së SHBA në një konflikt tjetër në Lindjen e Mesme dhe frikë nga një luftë më e gjatë apo më e gjerë.

Emërohet drejtori i ri i Doganës së Fierit

Screenshot

Është emëruar sot drejtori i ri i Doganës së Fierit. Eridjol Xhafa ka marrë detyrën në krye të këtij institucioni, duke zëvendësuar Kosta Vjeron.

Xhafa ka një eksperiencë 10-vjeçare në sistemin doganor, ku ka mbajtur pozicione të ndryshme, përfshirë shef sektori dhe specialist kontrolli. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë i angazhuar në strukturat e kontrollit dhe zbatimin e legjislacionit doganor.

Me këtë emërim, Dogana e Fierit vijon punën nën drejtimin e ri, me synimin për rritjen e eficiencës dhe forcimin e kontrollit doganor.