Nuk mori mandat në FIER, Duleviç largohet nga Nisma “Shqipëria Bëhet”

Azmer Duleviç është larguar nga Lëvizja Shqipëria Bëhet. Duleviç, i cili kandidoi në Fier nën siglën e kësaj partie por nuk siguroi dot mandat, e ka bërë të ditur largimin përmes rrjeteve sociale, duke shkruar se bëhet fjalë për një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës së tij.

“Dua t’ju vë në dijeni se jam tërhequr nga angazhimi politik me Lëvizjen Shqipëria Bëhet. Kjo është një zgjedhje personale, që reflekton një fazë të re të jetës sime dhe dëshirën për të kontribuar ndryshe. Bashkë do të shihemi më të fortë! Ju falënderoj për çdo mbështetje dhe bashkëpunim!”, shkruan Duleviç.

Edhe me rinumërimin në Fier, Nisma Shqipëria Bëhet nuk arriti që të siguronte 519 vota

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular është mashtrim, u vjedhin të dhënat

Duket se deri më tani Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka dështuar në bllokimin e mesazheve mashtruese me linqe të dyshimta, të kamufluara si Posta Shqiptare, ku synimi është vjedhja e të dhënave bankare të qytetarëve, për t’u grabitur më pas shumat e lekëve që kanë në llogaritë e tyre.

Ky fenomen ndodh prej disa vitesh, teksa kohët e fundit është bërë më shqetësues dhe më masiv, teksa sërish një mesazh i tillë në emër të Postës Shqiptare po u dërgohet sërish qytetarëve.

“Posta Shqiptare: Paketa ështëaktualisht në depo, por nuk mund të dorëzohet për shkak të të dhënave që mungojnë. Ju lutem kontrolloni dhe plotësoni adresën në faqen vijuese: 

Ne ju rekomandojmë që ta kontrolloni sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur problemet.” – thuhet në mesazh.

Në të tilla raste, u bëhet apel qytetarëve që të mos klikojnë dhe të mos hapin linqet që dërgojnë hakerat, pasi synimi është vjedhja e të dhënave bankare.

Posta e Shiperise: Paketa eshtë aktualisht ne depo, por nuk mund te dorezohet per shkak
te te dhenave ge mungojne. Ju lutemi kontrolloni dhe plotesoni
adresën ne faqen vijuese:
https://did.li/uRxx5?0pM=Ds1MhQ
Ne ju rekomandome qe ta
kontrolloni sa me shpejt te jete e
mundur per te shmangur problem

V*au efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”, Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M.

Vrau efektivin e Forcave Speciale “Shqiponja”Prokuroria Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëmtë shtetasit A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg. I dhe 291 të Kodit Penal, kryer ndaj viktimës N.C.

Nga hetimi dhe gjykimi mbi procedimin penal nr. 689, të vitit 2024, u provua tej çdo dyshimi të arsyeshëm se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij. Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës. 

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurit për këtëveprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit dhe e ka mbushur atë dhe më tej situata ka përshkallëzuar ku i pandehuri A.M duke përdorur armën e zjarrit të llojit pistoletë ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në përfundim të gjykimit të këtij procedimi penal, sot në datë 10.07.2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në diskutimet përfundimtare kërkoi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit parashikuar nga neni 278 prg. I i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.

3. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.M. për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim.

4. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit A.M. me burgim të përjetshëm.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

Vijon protesta në Theth, një grua humb nd*enjat

Vijon edhe sot aksioni i IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Në pamje shihet momenti kur një protestuese ka humbur ndjenjat.
Kanë qenë banorët ata që i kanë dhënë ndihmën e parë dhe janë kujdesur për të.

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shkodrës

Gent Berberi emërohet si drejtori i ri i Policisë së Shkodrës.Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, në një konferencë për shtyp ka bërë me dije detajet mbi shkarkimin e kupolës drejtuese të policisë së Shkodrës, vendim që vjen pas rastit në Theth me ndërtimet pa leje.

Ai u shpreh se është e papranueshme që strukturat përkatëse të veprojnë ndërkohë që abuzimet janë bërë “mal”, ndërsa ka paralajmëruar se personat e pezulluar, Shefi i stacionit policor Theth, drejtori i drejtorisë vendore Shkodër dhe shefi i Komisariatit Shkodër nuk do të veshin më uniformën blu.

Sipas tij, ndaj këtyre personave ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë.

“Hapësirat publike i takojnë qytetarëve

Kontrolle të përditshme për strukturat që kanë detyrë të godasin paligjshmërinë

Bashkitë dhe komunitetet i ftoj të denoncojnë në Drejtorinë e përgjithshme çdo rast abuzimi.

Shefat e Komisariateve dhe drejtuesit e strukturave që kanë përgjegjësi për territoret do të jenë personalisht përgjegjës për zaptimin e pronave publike apo çdo abuzim me mjedisin veçanërisht në zonat e mbrojtura.E papranueshme të vihemi në lëvizje pasi abuzimi është bërë mal.

Nisur nga situata e fundit në Theth, kam urdhëruar hetim të thelluar disiplinor

Shefi i stacionit policor Theth është pezulluar menjëherë dhe ka nisur procedura disiplinore për shkelje të rëndë. Ky funksionar me mosvreprim ka zgjedhur rrugën për të mos qenë më në policinë e shtetit e për të mos veshur më uniformën blu. Kemi nisur hetime disiplinore

Hetimi disiplinor ka nisur edhe ndaj inspektorit të zonës dhe specialistët që nuk meritojnë të jenë më pjesë e policisë.

Shkarkohet drejtori i drejtorisë vendore Shkodër dhe shefin e Komisariatit Shkodër”, tha ai.o

Makina del nga rruga dhe përmbyset në trotuar, shpëton shoferi 22-vjeçar

Një aksident rrugor është shënuar rreth 03:00 të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar.Shoferi 22-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe kjo e fundit ka dalë nga rruga, duke u përmbysur në trotuar.

I riu ishte i vetëm në makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht ndodhet në spitalin e Sarandës jashtë rrezikut për jetën.Nga testimi i kryer për alkool, drejtuesi rezultoi negativ, me 0.00 mg/l. Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Fier/ Dh*noi për vd*kje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg autori

Fier-Me 12 vite burgim është dënuar ILIR NUKAJ , pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse nuk i dha birra. Nukaj përfiton gjykim të shkurtuar dhe do të vuajë 8 vite burg.

Gjykata e FIERIT ka vendosur sot deklarimin fajtor të të pandehurit Ilir Nukaj, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje, me pasojë vdekjen”.

Mesohet se mbesa e viktimës në shenjë revolte ka thyer xhamin e derës kryesore të gjykatës, kur u dha vendimi, pasi kërkonte më shumë vite dënim për të.

ILIR NUKAJ u arrestua një ditë pas vrasjes më 13 tetor 2024. Sipas hetimeve 47- vjeçari që njihej edhe me emrin Ledjan, kishte shkuar në dyqanin e të moshuarit dhe i kishte kërkuar birra, por 80-vjeçari ka refuzuar, duke e njohur si person me precedent kriminal. Pas refuzimit, Nukaj ka ushtruar dhunë ndaj tij dhe bashkëshortes së të moshuarit.Ngjarja ndodhi në fshatin Povelçë në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të 80-vjeçarit teksa për motive të dobëta autori e ka goditur me grushte në pjesën e kokës dhe më pas bashkëshorten e tij, 77- vjeçe. Nukaj ka qenë më parë i dënuar me 10 vite burgim për tentativë vrasjeje.