BE paralajmëron Trump: Tarifat ndaj BE rrezikojnë marrëdhëniet transatlantike

Strasbourg, France - September 13, 2019: Entrance of the Louise Weiss building, inaugurated in 1999, the official seat of the European Parliament which houses the hemicycle for plenary sessions.

Tarifat e importit të planifikuara nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për tetë vende evropiane derisa Uashingtonit t’i lejohet të blejë Groenlandën do të dëmtojnë marrëdhëniet atlantike dhe kërcënojnë t’i shtyjnë ato në një spirale në rënie, thanë në X krerët e Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa.

“Tarifat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme në rënie. Evropa do të mbetet e bashkuar, e koordinuar dhe e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin e saj”, thanë ata.

Duke iu përgjigjur pakënaqësisë së Shteteve të Bashkuara me stërvitjet e ardhshme ushtarake të vendeve evropiane në Grenlandë, ata vunë në dukje se “stërvitja daneze e koordinuar paraprakisht, e zhvilluar me aleatët, i përgjigjet nevojës për të forcuar sigurinë në Arktik dhe nuk përbën kërcënim për askënd”.

“BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës. Dialogu mbetet thelbësor dhe ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar mbi procesin e filluar javën e kaluar midis Mbretërisë së Danimarkës dhe SHBA-së.”

Trump ka premtuar të vendosë taksa importi prej 10% për Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Danimarkën, Holandën, Norvegjinë, Finlandën, Francën dhe Suedinë, të cilat do të mbeten në fuqi derisa palët të arrijnë marrëveshje për “blerjen e plotë dhe totale” të Grenlandës nga Uashingtoni. Ky vendim do të hyjë në fuqi më 1 shkurt, tha Trump.

Pse opozita dhe disa media pranë saj sulmojnë zv/kryeministren Belinda Balluku?

Nga VLADIMIR MUCAJ

Pse opozita dhe mediat pranë saj po intensifikojnë sulmet ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku

Ditët e fundit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është vënë në qendër të sulmeve të forta politike dhe mediatike nga opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe disa media pranë saj. Analistët e shohin këtë ofensivë si pjesë të një strategjie të mirëpërcaktuar politike, që shkon përtej një çështjeje të vetme konkrete.

Sipas vëzhguesve të skenës politike, Balluku konsiderohet një nga figurat më të rëndësishme të mazhorancës, për shkak të rolit të saj si zëvendëskryeministre dhe drejtimit të sektorëve strategjikë si energjia dhe infrastruktura. Pikërisht ky pozicion e bën atë një objektiv me peshë të lartë politike për opozitën, e cila synon të godasë qeverinë përmes figurave kyçe të saj.

Një tjetër faktor që përmendet është strategjia e opozitës për të delegjitimuar qeverinë në tërësi, duke krijuar perceptimin e korrupsionit në nivelet më të larta të pushtetit. Çdo lajm, verifikim apo hetim i mundshëm nga SPAK amplifikohet maksimalisht në diskursin publik, shpesh duke u trajtuar si faj i provuar, edhe pse proceset ligjore nuk kanë përfunduar.

Ekspertët theksojnë se sektorët që mbulon Balluku përfshijnë interesa të mëdha ekonomike dhe financiare, si tenderët publikë, projektet infrastrukturore dhe menaxhimin e energjisë. Kjo ka krijuar përplasje interesash me aktorë të ndryshëm, të cilët, sipas analizave, gjejnë reflektim edhe në sulmet politike dhe mediatike.

Ndërkohë, edhe stili i drejtimit dhe vendimmarrjes së Ballukut, i cilësuar si i drejtpërdrejtë dhe pa kompromis, shihet si faktor që ka shtuar kundërshtarët e saj politikë dhe institucionalë. Kjo e bën figurën e saj edhe më të ekspozuar ndaj kritikave dhe akuzave të ashpra.

Në këtë kontekst, analistët vlerësojnë se ajo që po ndodh është më shumë një “gjyq mediatik” sesa një proces i bazuar në vendime ligjore. Ata theksojnë se në një shtet të së drejtës, fajësia ose pafajësia e një zyrtari përcaktohet vetëm nga institucionet e drejtësisë dhe jo nga debatet politike apo panelet televizive.

Përfundimisht, sulmet ndaj Belinda Ballukut shihen si pjesë e një beteje të gjerë politike, ku perceptimi publik dhe presioni mediatik përdoren si mjete përballjeje. Vendimi final, sipas parimeve të shtetit të së drejtës, mbetet në dorën e drejtësisë

Rama: I nderuar nga ftesa personale e Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes

Screenshot

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është ndjerë i nderuar nga ftesa personale e Presidentit Donald Trump për të përfaqësuar Shqipërinë në Bordin e Paqes, një strukturë ndërkombëtare e iniciuar prej tij, ku vendi ynë është ftuar si anëtar themelues.

Rama thekson se kjo ftesë pasqyron rritjen e rolit dhe respektit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, si edhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjykata lë në burg 26-vjeçarin nga Roskoveci që shkaktoi aksidentin te Ura e Dajlanit

Në Gjykatën e Durrësit është mbajtur të shtunën seanca për masën ndaj shtetasit Arbër Xhaxhaj, i cili u aksidentua pranë mbikalimit të plazhit ku si pasojë mbeti e vdekur 18-vjeçarja Vikena Greku nga Ngjeqari , Roskovecit

Gjykata ka caktuar të vlefshme masën arrest me burg ndaj 26-vjeçarit me akuzën ”Drejtimi i mjetit ne mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Vikena Greku, 18 vjeçe humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik mbrëmjen e së enjtes, ku një mjet ‘fluturoi’ nga Ura e Dajlanit dhe përfundoi brenda një biznesi.

Mjeti drejtohej nga 26-vjeçari Arbër Xhaxhaj, i cili dyshohet se kishte konsumuar alkool dhe po udhëtonte me shpejtësi mbi normën e lejuar.

Rama i pakënaqur me kryebashkiakët

Edi Rama u është drejtuar me tone kritike kryetarëve të bashkive, teksa u ndal te paketa e maleve, që tha se ende nuk është finalizuar faza e parë e saj.Pushteti vendor vetëm shfrytëzon taksat e shqiptarëve për të funksionuar… S’mund të prisni vetëm nga qeveria.

Si ka mundësi që s’ka mbaruar faza e parë e paketës së maleve, çfarë është kjo shkencë për të përcaktuar harta për zhvillim? Çfarë shkence bëni? Nuk e kuptoj!

I kam kërkuar drejtores së agjencisë kombëtare të planifikimit, që të jetë në dispozicion të secilës bashki për asistencë teknike. I kam kërkuar ministrit Demo që të vendosë target për çdo bashki. Ambicie jonë është që të kemi 1 mijë investime”, tha Rama.

Rama mbledh kryetarët e bashkive , zbardhet axhenda

Screenshot

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë, më 17 janar do të zhvillojë një mbledhje në Golem. Mësohet se në këtë takim, Rama mbledh kryetarët e bashkive. 

Takimi nis në orën 12:00 me fjalën e Ramës. Sipas axhendës takimi përfundon në orën 18:00 ku do të zhvillohen diskutime lidhur me zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2025-2030. 

Gjithashtu bëhet me dije se në fokus të kësaj mbledhjeje do të jetë miradministrimi i territorit.

Axhenda e plotë e mbledhjes:

12:00-12:30: Fjala hapëse e Kryeministrit

12:30 – 12:40: Fjalët përshëndetëse

Ervin Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor

Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

12:40-14:30: Fjala e z. Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit

1. Zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Turizmit 2025-2030 (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

2. Rregullorja e Plazheve për sezonin 2026 (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

3. Turizmi në bashkitë jobregdetare (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

4. Promovimi digjital (10 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

14:30 – 15:30: Dreka

15:30 – 17:00 Fjala e Ervin Demo, Ministër Shteti për Pushtetin Vendor

1. Paketa e Maleve (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

2. Akademia e Pushtetit Vendor (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

3. Granti i Performancës (20 minuta)

* Komente dhe diskutime (10 minuta)

17:00 – 18:00: Diskutime dhe konkluzione nga Kryeministri

18:00: Përfundimi i takimit me kryetarët e bashkive

Fier: Arrestime dhe procedime penale për drejtim mjeti në gjendje të dehur, shkelje të masës “Arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin P. P., 39 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe nga kontrolli iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin T. M., 72 vjeç, banues në fshatin Grykë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-G. H., 27 vjeç, banues në fshatin Peshtan i Madh, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje;
-Sh. Gj., 62 vjeç, L. Gj., 35 vjeç, dhe G. L., 50 vjeç, pasi u konstatuan duke kryer punime pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin M. L., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Prokurori i SPAK-ut, Belinda Balluku dhe “gjyqi” në panele gazetarësh

Në një shtet të së drejtës, funksionimi i drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga perceptimet mediatike, aq më pak nga debatet emocionale të paneleve televizive që shpesh e zëvendësojnë analizën juridike me retorikë politike. Rasti i znj. Belinda Balluku ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues: zhvendosjen e “gjykimit” nga sallat e gjykatave në studio televizive, ku disa gazetarë kanë marrë rolin e prokurorit, gjyqtarit dhe ekzekutuesit, pa asnjë përgjegjësi ligjore.

Është paradoksale dhe në të njëjtën kohë absurde mënyra se si një proces hetimor, ende i papërfunduar dhe pa një vendimmarrje gjyqësore përfundimtare, trajtohet si faj i provuar në opinionin publik. Media, e cila në parim duhet të informojë dhe jo të dënojë, në disa raste ka kaluar çdo kufi profesional, duke u bërë më e konsumuar dhe më pak e besueshme sesa vetë politika që pretendon të kritikojë.

Rregulli themelor i shtetit të së drejtës është i qartë: prokurori heton, mbledh prova dhe, nëse çmon se ka elementë të veprës penale, e dërgon çështjen në gjykatë. Vetëm gjykata ka kompetencën kushtetuese për të vlerësuar fajësinë ose pafajësinë e një individi. Deri në atë moment, çdo person gëzon prezumimin e pafajësisë, një parim ky themelor që nuk mund të cenohet nga titujt mediatikë apo nga opinionet personale të komentatorëve televizivë.

Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja: si është e mundur që kërkohen masa izoluese ndaj znj. Balluku, ndërkohë që hetimi, sipas vetë deklarimeve, vijon ende në terren për mbledhjen e provave? Kjo qasje kontradiktore jo vetëm që krijon konfuzion në opinionin publik, por rrezikon të minojë besimin tek procesi i rregullt ligjor, duke i dhënë përparësi spektaklit mbi substancën juridike.

Opinioni publik i informuar, ai që e kupton funksionimin minimal të ligjit dhe institucioneve, pret që të prevalojë logjika juridike dhe jo interpretimet selektive apo emocionet e servirura në panele mediatike. Drejtësia nuk mund të administrohet nga studio televizive, as të diktohet nga qëndrime personale të individëve që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat e fjalës së tyre.

Mbështetja ndaj znj. Belinda Balluku në këtë fazë nuk është mbështetje politike, por mbrojtje e parimeve themelore të shtetit të së drejtës. Është mbrojtje e prezumimit të pafajësisë, e ndarjes së pushteteve dhe e rolit ekskluziv të gjykatës për të dhënë drejtësi. Çdo devijim nga këto parime na afron më shumë me gjyqin popullor sesa me drejtësinë moderne që synojmë të ndërtojmë.

Si përfundim, drejtësia nuk ka nevojë për zhurmë, por për prova; nuk ka nevojë për panele, por për gjykata; nuk ka nevojë për opinione të nxituara, por për vendime të arsyetuara. Respektimi i këtyre parimeve është detyrim institucional dhe qytetar, sot për znj. Balluku dhe nesër për këdo tjetër. Vetëm kështu mund të pretendojmë se po ndërtojmë një shtet ku ligji sundon mbi emocionin dhe drejtësia mbi spektaklin.