Fier/Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në lagje të ndryshme të qytetit.

U kap me sasi Canabisi me vete dhe në automjet, të ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen lënda narkotike dhe 2 celularët e të arrestuarit.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas të implikuar në prodhim/shitje narkotikësh, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar, shtetasin R. O., 29 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit fizik dhe gjatë kontrolli në automjetin që drejtonte, këtij shtetasi iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në 35 doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“Të gjithë shqiptarët me mjet identifikimi digjital” – Kryeministri Rama: Do të nisë në fillim të vitit 2026

Qeveria ka prezantuar projektin e Identitetit Digjital, një nismë që synon të transformojë mënyrën se si qytetarët ndërveprojnë me institucionet publike, biznesin dhe njëri-tjetrin, për më shumë lehtësi, siguri dhe transparencë.

I pranishëm në prezantim, kryeministri Rama tha se Identiteti Digjital do të jetë gati në fillim të vitit 2026, duke qenë kështu edhe përpara vetë Bashkimit Europian.

“Baza e një kapërcimi tjetër të madh dhe një projektimi në të ardhmen falë teknologjisë. Faktikisht, në dijeninë time, çfarë po demonstrohet sot, do jetë në dispozicion të publikut, të raportimi i qytetarit dhe shtetit dhe ekonomisë sonë në fillim të 2026-ës. BE po ashtu po përgatitet për identitetin digjital dhe objektivi i shpallur i BE është që në 2027 qytetarët e BE të pajisen me identitetin e tyre digjital.

Ne do jemi një vit më parë. Rikujtoj se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon atë dhe i drejtohet asaj për të kapërcyer pengesa historike, është përparësi e jashtëzakonshme që unë e quaj bekim të kësaj kohe. Falë AI vendet Mund të imagjinojnë të kapërcejnë epoka që përndryshe do kishin të pamundura për tu kapërcyer me shpejtësi”, tha Rama.

Rama përmendi gjithashtu përpjekjet për të kaluar nga një ekonomi e bazuar te paraja në dorë, drejt një ekonomie digjitale dhe transparente, duke e konsideruar këtë projekt shumë të rëndësishëm.

Procedime penale në Fier dhe Lushnjë për mosbindje ndaj policisë dhe dh*në në familje

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Seman, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte. Pas ndalimit, është kryer kontroll në automjet, ku është gjetur 1 fishek automatiku.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Nga Tajlanda në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas me 120 pako lëndë nark*tike

Dy shtetas kinezë janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 100 kg kanabis, të ndarë në dy valixhe.

Lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë.

Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë të cilët i kapen dhe i arrestuan menjëherë në Rinas.

Rasti më pas është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. Kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg.

Aksident në Levan-Fier, makina perplas motorin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut”.

Një automjet është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka pesuar lendime

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Lirohet nga burgu avokati Ulian Barjami

Avokati Ulian Barjami, i arrestuar më 18 tetor pas një përplasjeje verbale me prokurorin Gjergji Ceka gjatë një seance gjyqësore, është liruar.

Raportohet se ai është liruar rreth orës 16:00 ditën e sotme, pasi prokurorja e çështjes e vlerësio të paligjshëm ndalimin e tij nga policia.

Në kuadër të ngjarjes së bërë publike që lidhet me ndalimin e shtetasit U.B, me profesion avokat, në lidhje me veprimet e kryera prej tij gjatë seancës gjyqësore të datës 17.10.2025, me objekt vleftësimin e arrestimeve në flagrancë dhe caktimin e masave të sigurimit personal ndaj disa të arrestuarëve, informojmë dhe sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Përmes shkresës me nr. 11187 prot., datë 20.10.2025 të Drejtorisë Vendore të Policisë (DVP)Elbasan, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan janë përcjellë materialet procedurale që lidhen me ndalimin e shtetasit U.B, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.

Nga shqyrtimi i materialeve procedurale ka rezultuar se më datë 17.10.2025, është marrënjoftim se në Sallën Nr. 1 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të PërgjithshëmElbasan, gjatë seancës gjyqësore për “Vleftësimin e arrestimit në flagrancë dhe caktimin emasave të sigurisë ndaj 14 personave të arrestuar më datë 13.10.2025”, avokati i njërit prej personave të arrestuar, konkretisht shtetasi U.B, në cilësinë e mbrojtësit të personit nën hetim M.S., dyshohej se kishte kanosur në Sallë, prokurorin e çështjes dhe punonjësit e policisë gjyqësore që kishin kryer veprime procedurale në lidhje me çështjen.

Pas marrjes së këtij informacioni, janë organizuar shërbimet dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Ndër të tjera, është administruar regjistrimi audio i seancës gjyqësore të zhvilluar më datë 17.10.2025. Mbi bazën e transkriptimit të përmbajtjes së komunikimeve të mësipërme, të shtrira në disa orë të zhvillimit të seancës gjyqësore, si dhe pas kryerjes së veprimeve të para procedurale, nga ana e policisë gjyqësore është proceduar me ndalimin e shtetasit U.B.

Pas administrimit të materialeve procedurale në prokurori, më datë 20.10.2025, bazuar në nenin 287/1 të K.Pr.Penale, me qëllim kryerjen e hetimeve për të grumbulluar të dhëna të plota për përcaktimin e faktit, nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan është regjistruar procedimi penal nr. 1222/2025, për veprat penale

“Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238/3 i Kodit Penal, “Kanosja egjyqtarit”, parashikuar nga neni 317 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, parashikuar nga neni 316 i Kodit Penal.

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme gjatë fundjavës duke e nisur këtë javë në qëndrueshmëri teksa është blerë këtë mëngjes me 82.5 lekë dhe është shitur me 83.5 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane nuk ka shënuar lëvizje të konsiderueshme të kuotës këtë të hënë duke u blerë sot me 96.5 lekë dhe duke u shitur me 97.3 lekë në raport me javën e kaluar.

Franga zvicerane gjithashtu nuk duke të ketë regjistruar rritje ose zbritje të ndjeshme nga java që lamë pas duke u blerë mëngjesin e sotëm me 103.8 lekë dhe duke u shitur me 105.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik sakaq duket të ketë kaluar një fundjavë të paqëndrueshme duke pësuar lëvizje të vlerës nga java e kaluar teksa është blerë këtë fillim jave me 110.6 lekë dhe është shitur me 111.9 lekë.

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit – 16 kompani nga Evropa dhe Azia, në garë për projektin 368 mln euro

16 kompani nga Evropa dhe Azia kanë shprehur interes për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë – Hani i Hotit. TV SCAN ka mësuar se faza e parë e parakualifikimit të tenderit, me kompanitë që do të kalojnë në fazën tjetër, pritet të finalizohet brenda këtij muaji, me miratimin pa kundërshtime që duhet të japë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Në listën e aplikantëve përfshihen kompani nga Turqia, Italia, Kina dhe India, si dhe disa konsorciume ndërkombëtare që garojnë në formë joint venture, duke bashkuar kapacitetet teknike dhe financiare për të përmbushur kriteret e kërkuara.

Procedura e prokurimit publik për këtë projekt u hap nga BERZH në dhjetor 2024, ndërsa afati për dorëzimin e aplikimeve u shty nga 24 janari në 24 shkurt 2025. Me mbylljen e fazës së parakualifikimit, kompanitë që do të kualifikohen do të ftohen të paraqesin ofertat teknike dhe financiare në fazat pasuese, me objektiv lidhjen e kontratës brenda vitit të ardhshëm.

Autoritetet konfirmojnë se qëllimi është që fazat e mbetura të prokurimit të përfundojnë brenda gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke e konsideruar vitin 2030, si ende realist për përfundimin e plotë të linjës hekurudhore.

Ky projekt, me vlerë totale 368 milionë euro, është ndër më të rëndësishmit në kuadër të modernizimit të transportit hekurudhor në vend. Ai bashkëfinancohet nga BERZH, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një granti nga Bashkimi Evropian.

Punimet do të përfshijnë rehabilitimin e rreth 120 kilometrave hekurudhë ekzistuese, duke mundësuar shpejtësi operimi deri në 120 km/orë.

/SCAN/