Bora e parë ka ardhur me herët këtë vit!

Edhe pse mirëmbajtja dimërore nis zyrtarisht më 15 nëntor, #ARRSH dhe kompanitë e kontraktuara ishin tërësisht të gatshme. Mjetet borëpastruese dhe skuadrat e punonjësve dolën në terren që në orët e para të mëngjesit, duke ndërhyrë në aksin Ura e Zapodit – Shishtavec dhe në Theth. Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset nacionale.

Lejuan ndërtimet pa leje Prokuroria Fier dërgon në gjyq 6 zyrtarë të IMT-së për ‘Shpërdorim detyre’ dhe 1 person tjetër për ‘Ndërtim të paligjshëm’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtatë zyrtarë për veprat penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 199/a, pg 1 dhe 4 dhe 248 të Kodit Penal. Në përfundim të hetimeve të procedimit penal nr.1665, datë 21.10.2024, u evidentuan 7 raste të ndërtimeve pa leje nga shtetas të ndryshëm të Bashkisë Mallakastër....

Bostani shqiptar, produkti më i kërkuar në botë! – Vetëm në 8 muaj u eksportuan 54.6 mijë ton në tregjet e huaja

Sasia e produkteve të prodhuara në tokën shqiptare që kanë shkuar në tregjet botërore ka arritur në 361.994 ton deri në muajin Gusht 2025. Krahasuar me periudhën janar-gusht të vitit të kaluar, volumi i eksporteve është rritur me 9.1%. Por cilat janë produktet më të kërkuara nga konsumatorët e huaj? Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, të siguruara nga...

Pritet furtunë në Shqipëri/ Meterologu grek jep alarmin: Priten përmbytje dhe reshje bore

Një valë e re e motit të keq pritet të godasë Shqipërinë në ditët e para të tetorit me rënie të ndjeshme temperaturës, reshje intensive shiu dhe stuhi.Lajmin e bën të ditur meteorologu i njohur grek dhe njëkohësisht eurodeputeti i Pasok-ut, Sakis Arnaoutoglou, i cili shpesh paralajmëron për fenomenet e rrezikshme kohore që prekin vendin tonë Sipas tij e...

Profesori italian nga burgu i Fierit: Shëndeti im mendor dhe fizik është në rrezik

Po jetoj këto ditë me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje ndaj atyre që më mbështesin dhe shprehin atë që ka ndodhur, në mënyrë që të krijohet qartësi.” Këto janë fjalët e Michele D’Angelo, një profesor universiteti nga L’Aquila, në një mesazh të ndarë nga bashkëshortja e tij, Vanessa Castelli, e cila e vizitoi sot në burgun shqiptar të Fierit, ku...

Inspektim teknik në Dekantimin Usojë, Albpetrol monitoron nga afër gjendjen e rezervuarëve

Ekipet e Albpetrol kanë zhvilluar një inspektim në terren në Dekantimin Usojë, ku u fokusuan në gjendjen teknike të rezervuarëve të naftës dhe funksionalitetin e infrastrukturës ekzistuese të magazinimit. Kontrolli i kryer kishte për qëllim jo vetëm monitorimin e detajuar të kapaciteteve, por edhe vlerësimin e rrjedhjeve të mundshme dhe masave që nevojiten për rehabilitimin e strukturave. Sipas specialistëve, ky proces...

Prokuroria e Fierit dëgon në gjykate për ‘Ng*cmim se**ual’ shtetasin Sh.L.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Sh.L. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal. Nga hetimet mbi procedimin penal nr.415, datë 01.04.2025, u provua se shtetasi Sh.L., ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët...

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

Gjykata e Apelit ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti. Mësohet se Apeli i ka ulur 5 vite Becchettit, pasi shkalla e parë e ka dënuar me 17 vite burg për 4 vepra penale.  Gjyqtarët e Apelit që morën vendimin ndaj biznesmenit janë Genti Shala, Brikena Ukperaj dhe Dritan Hasani. Ishin avokatët e Becchettit ata të cilët iu drejtuan...