Makina përfundon në kanal ne Varibop
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 09:40, në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, me drejtues shtetasin K.M., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal...
Laboratori i kokainës në Frakull të Fierit, SPAK jep pretencën
Spak shpall pretencën për Samir Rosales Rodriguez, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstratonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier. Prokurori Adnan Xholi kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodrigez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit. Sipas hetimeve Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin...
Skandal në një degë bankare , 12 masa sigurimi, arrestohen drejtori dhe zv.drejtori
Prokuroria e Tiranës ka goditur një skemë të dyshuar abuzimi me fondet e klientëve në një degë të UBA Bank, duke siguruar 12 masa sigurimi ndaj punonjësve të bankës, të akuzuar për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Hetimet nisën pas kallëzimit të një klienti, i cili denoncoi tërheqjen pa autorizim të rreth 500...
SPAK zhbllokon llogaritë e kompanisë së investitorëve nga Katari në Zvërnec, vijojnë hetimet për pronat
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhbllokuar llogaritë bankare të kompanisë nga Katari e angazhuar në projektin turistik të Zvërnecit, vetëm 24 orë pasi ato u bllokuan në kuadër të një hetimi për dyshime mbi tjetërsimin e pronave në zonë. Sipas informacioneve, llogaritë i përkasin kompanisë së vëllezërve miliarderë Ramez dhe Mohamad Al-Khayyat. Raportohet se vendimi për zhbllokimin është marrë për...
Aksident në Levan-Tepelenë/ 3 të plagosur, mes tyre edhe dy shtetas gjermanë
aksident i shumëfishtë ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Levan- Tepelenë në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër. Të paktën pesë automjete janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, mes tyre edhe dy shtetas gjermanë, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier ku po marrin ndihmën mjekësore dhe...
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta dhe benzina
Bordi i Transparencës në datë 2 Qershor 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 191 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më...
Grabitje me a*më në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë
Një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë është grabitur, ku dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se një person është futur brenda bankës dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte. Ende nuk dihet shuma e parave të marra.
48-vjeçari shqiptar arratiset nga qelia e Koridhalos në Athinë
Një shtetas shqiptar u arratis mëngjesin e së martës nga burgu Koridhalos në Athinë. Burime policore thanë se i arratisuri është shtetas shqiptar i datëlindjes 1978 dhe mbahej në burg nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Mësohet se arratisja u krye gjatë hyrjes në ambientet e burgut të një kamioni që çonte furnizimet. Në rrethana ende të pa ditura, rojat e...













