Hapet pika kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës – një hap drejt operimit të plotë ndërkombëtar
Qeveria ka miratuar vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, duke i hapur rrugë funksionimit të plotë të aeroportit për qarkullimin ndërkombëtar të shtetasve. Vendimi është marrë në mbështetje të ligjit “Për kontrollin kufitar” dhe me propozim të Ministrit të Brendshëm. Sipas dokumentit zyrtar, pika kufitare do të jetë e dedikuar për qarkullimin ajror...
Zjarri në Drenovë po i afrohen një pusi nafte
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Drenovë në Mallakastër, duke rrezikuar seriozisht zonat përreth. Flakët janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë dhe tashmë po i afrohen një pusi nafte, një magazine dhe një nënstacioni elektrik, duke e bërë situatën tejet të rrezikshme. Në errësirë dhe nën rrezikun e flakëve, shërbimet zjarrfikëse lokale janë në...
Gjendet i pa jetë një 29-vjeçar brenda automjetit të tij në parkim
Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç. Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
Krimet zgjedhore, Celibashi: 139 procedime penale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme dhe SPAK, për javë me radhë shqyrtuan të gjitha denoncimet që lidhen me krimet zgjedhore. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, gjatë një interviste për Klan News, bëri një vlerësim të bashkëpunimit të institucionit që ai drejton me dy institucionet e tjera të drejtësisë. “Një eksperiencë e suksesshme, edhe pse kam konstatuar që për...
“Përplasje në koalicionin ‘Shqipëria Bëhet’: ‘Mandati nuk është i Tikut, por i votave tona të përbashkëta’
Përplasje të ashpër në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, pas refuzimit të kandidatit Zeqir Kordhoni për t’u dorëhequr nga mandati i tij në koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”. Në një postim të ri, Shabani ka akuzuar ashpër Lapajn, ndërsa shkruan se daja i tij, Zeqir Kordhoni, është kërcënuar me jetën e fëmijëve: Unë nuk kam qenë dakord me sjelljen e...
Kontroll blic në të gjitha burgjet e vendit
Përfundon kontrolli blic në të gjitha burgjet e vendit. Mesohet se kontrollet janë kryer jo vetëm për sende të ndaluara por edhe janë kqyrur kartelat e takimeve të disa të burgosurve.Ndërkohë që janë kryer dy transferime drejtuesish te burgjeve
Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë
Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina në bahçen e tij. Viktima është identifikuar si Demer Haxhiu. Sipas burimeve paraprake, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e të moshuarit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të...
Darëzezë/Fier — Pronar subjekti procedohet për pushtim të hapësirës publike në plazh
Drejtoria Vendore e Policisë Fier Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. G., 41 vjeç, banues në Fier, pronar i një subjekti në plazhin e Darëzezës, pasi nga kontrollet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave...








