Tronditet qeveria Mitsotakis: Dorëhiqen tre ministra, skandal me fondet bujqësore në qendër të hetimeve

Qeveria e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis është përfshirë nga një valë dorëheqjesh, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me një skandal të dyshuar mbi fondet bujqësore. Tre anëtarë të kabinetit kanë paraqitur dorëheqjen: Ministri i Mbrojtjes Civile, Yiannis Kefalogiannis Ministri i Zhvillimit Rural, Kostas Tsiaras Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dimitris Vartzopoulos Sipas burimeve, një riorganizim i kabinetit pritet të realizohet gjatë ditës së sotme, ndërsa...

Rama kërkon fokus te emergjencat civile dhe “paketa e maleve” në mbledhjen me kryebashkiakët

Gjatë një mbledhjeje me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama ka theksuar nevojën për rritjen e fokusit në forcimin e strukturave të emergjencave civile në nivel vendor. Sipas burimeve, Rama ka kërkuar gjithashtu më shumë angazhim nga bashkitë për zbatimin e “paketës së maleve”, duke marrë parasysh interesin e lartë për zhvillimin e këtyre zonave. “Jemi duke punuar për mbledhjen dhe...

Për të kaluar Ngushticën e Hormuzit,2 milionë dollarë për çdo anije

Anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit po përballen me kërkesa të reja financiare dhe procedurale, sipas një raportimi të Bloomberg. Burimet bëjnë të ditur se pagesat për tranzit mund të arrijnë deri në 2 milionë dollarë, të kryera në juan kinez ose kriptovaluta. Sipas raportit, ndryshimet vijnë pasi parlamenti iranian ka miratuar një projektligj që vendos kushte të reja për...

Policia Fier jep detaje nga ngjarja ne Portez

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 19:15, në fshatin Portëz, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi T. H., rreth 40 vjeç. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Fier, 40-vjeçari gjendet i pajetë dhe i q*lluar a*më në trup

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Portez, ku një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, i qëlluar me armë zjarri. Viktima është identifikuar si Taulant Halka, punëtor ndërtimi dhe baba i dy fëmijëve. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bëhet fjalë për një rast vetëvrasjeje, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Në vendngjarje...

Trasferohet drejt burgut të Fierit ,ish-kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është transferuar drejt burgut të Fierit, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia. Më 25 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij, lidhur me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës. Më herët, më 30 korrik 2025, Goro u dënua me 2 vite...

24-vjeçarja humb kontrollin e makines dhe përfundon në kanal

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Durrës, ku një 24-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në një kanal me ujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, në zonën e njohur si “Ura e Dajlanit”. Sipas të dhënave paraprake, drejtuesja e mjetit, shtetasja me iniciale Xh. K., dyshohet se ka humbur kontrollin...

Përplasje e ashpër mes Nokës dhe Ballës në Kuvend

Tensione të forta janë shënuar në Kuvend gjatë një momenti pushimi, ku deputeti i PD-së Flamur Noka është përplasur verbalisht me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla. Noka i është drejtuar Ballës me tone të ashpra duke i hedhur edhe nje shishe me uje , duke e akuzuar për kërcënime dhe shantazh ndaj deputetëve të opozitës. “Do të të...