Ish-kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka publikuar në rrjetet sociale një imazh të saj të montuar me uniformë ushtarake beretë me yll të kuq dhe flamuj kuqezi në sfond
Krahas fotos, Spiropali ka zgjedhur një mesazh ironik: “Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”, shoqëruar me emoji duke qeshur. Mesazhi i saj vjen në një kohë kur emri i saj është përfshirë në zhvillimet dhe debatet e fundit politike brenda Partisë Socialiste.










