Shp*rthen bombola e gazit në banesë në Lezhë, pl*g*sen 6 persona, mes tyre dy fëmijë

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në fshatin Markatomaj të Lezhës, duke lënë të plagosur gjashtë persona, mes tyre dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, në banesën në pronësi të shtetasit S. K., 40 vjeç. Përveç pronarit të banesës, kanë mbetur të dëmtuara edhe shtetaset L. U., 64 vjeçe, L. B., 70 vjeçe dhe V. Gj., 58 vjeçe.

Të gjithë të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, me ndihmën e shërbimeve të Policisë.

Gjendja e 40-vjeçarit S. K. ka qenë më e rënduar dhe ai është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Katër të dëmtuarit e tjerë, përfshirë dy fëmijët, ndodhen në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe, sipas Policisë, janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa vijojnë veprimet për të dokumentuar rrethanat dhe shkakun e shpërthimit.