Shpejtësia vijon të mbetet një nga shkeljet më të rrezikshme në rrugët shqiptare, pavarësisht ashpërsimit të masave nga Policia Rrugore.
Të dhënat tregojnë se vetëm gjatë një jave, në të gjithë vendin janë pezulluar më shumë se 1500 leje drejtimi për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
Ekspertët e sigurisë rrugore nënvizojnë se shpejtësia e lartë, e kombinuar me mungesën ose pamjaftueshmërinë e sinjalistikës në segmente të caktuara, mund të rezultojë fatale dhe të rrisë ndjeshëm pasojat e aksidenteve.
Aksidenti i rëndë në Durrës rikthen edhe një herë në vëmendje problemin e shpejtësisë në rrugët shqiptare dhe nevojën për respektimin e kufijve të përcaktuar për drejtuesit e mjeteve.










