Shembja e kullave të ish-Azotikut në Fier/ Deputeti i PD, Luan Baçi: “Pa njoftim, pa transparencë, në heshtje të plotë”

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Fier, Luan Baçi, ka reaguar për shembjen e kullave të ish-Azotikut në Fier, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po zhvillohet procesi.

Baçi shprehet se kullat po shemben njëra pas tjetrës, me intervale prej disa muajsh, ndërsa sipas tij mungon informacioni publik për banorët dhe qytetarët e Fierit.

Reagimi i plotë:

Pamjet qe po shikoni, nuk jane ne Ukraine, te shkaktuara nga dronet Rus…
Po shemben nje nga nje, kullat te ish Azotiku….ne Fier

Vihet re, qe shembja e tyre behet me intervale kohore, disa mujore nga njera kulle tek tjetra…
Pa njoftim, pa transparence..ne heshtje te plote.
Asnje njoftim per banoret qe banojne rreth ish Azotikut…
Ata perballen me zhurmen e shkaterrimit, me pluhurin dhe ndotjen e shkaktuar nga shembja e kullave!
Asnje njoftim per qytetaret e Fierit.
Asnje informacion..per askend

Kush i ben shembjet?

Ku hidhen inertet e shumta te krijuara nga shembja?

Sa eshte kostua e shembjeve dhe e transportit te tyre?

Per çfare do perdoren qindra, mijra m2 te ketyre siperfaqeve?

Pyetje te qyetareve, qe duan pergjigje nga institucionet pergjegjese.