Rritja e kostove të inputeve bujqësore vë në vështirësi fermerët

Rritja e çmimeve të inputeve bujqësore, si urea, nitrati dhe nafta, po krijon vështirësi të shumta për fermerët në vend, në një periudhë të rëndësishme për mbjelljet sezonale.

Kostot e larta po rëndojnë drejtpërdrejt procesin e punës në bujqësi, ndërsa fermerët shprehen se fitimet po ngushtohen gjithnjë e më shumë për shkak të shpenzimeve në rritje dhe pasigurisë së tregut. Sipas tyre, çmimet e inputeve janë rritur me rreth 25%, duke e bërë më të vështirë përballimin e kostove të prodhimit.

Specialistët e bujqësisë paralajmërojnë se kjo situatë mund të ndikojë negativisht në prodhimin vendas, pasi shumë fermerë po detyrohen të reduktojnë sipërfaqet e mbjella ose të kufizojnë përdorimin e plehrave kimike.

Nëse kostot vijojnë të rriten dhe mungon mbështetja për sektorin, prodhimi vendas mund të pësojë rënie, duke sjellë pasoja për tregun dhe konsumatorët