Rikthehet “dimri”/ Mbrojtja Civile :Ja qarqet më të rrezikuara nga reshjet e...

Rikthehet “dimri”/ Mbrojtja Civile :Ja qarqet më të rrezikuara nga reshjet e shiut

1892
SHPËRNDAJE

SHQIPËRI- I gjithë territori i vendit duke filluar nga kjo e martë do të preket nga reshjet e shiut.

Por nga e mërkura, reshjet e shiut do të intensifikohen dhe kjo mund të sjellë pasoja në disa qarqe të vendit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ka treguar qarqet të cilat do jenë më të rrezikuara nga reshjet intensive të shiut, të cilat do të shoqërohen dhe me shkarkesa elektrike.

Sipas saj, nga reshjet e dendura priten prurje intensive e lumenjve dhe për pasojë mund të ketë dhe vërshime.

Njoftimi: 

Rreshjet priten të ndikojnë në disa pjesë të vendit tonë. 🚧🌧️🌦️

Parashikimi nga ekspertët e Instituti i Gjeoshkencave tregon se gjatë ditës së nesërme, datë 17.04.2024 parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në pjesën më të madhe të territorit prej orëve të mesnatës. Në orët e para të ditës parashikohen reshje shiu në formën e rrebeshe të shpejta dhe stuhi të herëpashershme me shkarkesa, të cilat në intervale të shkurtra kohore shfaqen problematika në Veriperëndim si dhe pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vijës bregdetare.

⚠️⛈️Sasia e reshjeve pritet të jetë me intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Shkodrës.

• 📍Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë priten reshje intensive.

• 📍Në qarqet Elbasan dhe Vlorë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

• Reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar priten në qarqet e tjera.

📍Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

⚠️Në datën 18.04.2023, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në mesatar në pjesën më të madhe të territorit.

🏛Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe institucioneve që kanë në administrim hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Ne ju kujtojmë se siguria e çdo qytetari është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.

S'KA KOMENTE