1 viktimë dhe një i plagosur pas sherrit mes adoleshenteve

1 viktimë dhe një i plagosur pas sherrit mes adoleshenteve

384
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Gramsh, ku për pasojë një i adoleshent ka ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare Asllan Shahini’.

Mësohet se pas një sherri me thika mes disa të rinjve, ka humbur jetën Fatjon Bici, në klasën e nëntë.

Mësohet se adoleshenti ka ndërruar jetë në vend pa mundur te marre mjekim ne spital.

Burimet raportojnë edhe për një të plagosur, Marko Liçi, 15-vjeç. Sipas ‘bluzave të bardha’, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Mësohet se adoleshentët e përfshirë në sherr janë të moshave 14 dhe 15 vjeç.

Ende nuk dihen detaje në lidhje me këtë rast të rëndë, se çfarë ka ndodhur mes tyre dhe cila ka qënë arsyeja e këtij konflikti që përfundoi me një jetë të humbur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, në rrugë, pas një konflikti të çastit mes 5 adoleshentëve është plagosur rëndë me mjet prerës (thikë), njëri prej tyre, shtetasi F. B., 15 vjeç, i cili pasi është dërguar në spital, ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Pas ndjekjes nga Policia, janë kapur dhe janë shoqëruar në Komisariat, 4 adoleshentët (ndërmjet tyre dhe autori) e përfshirë në konflikt, konkretisht shtetasit E. K., 15 vjeç, A. C., 14 vjeç, O. C., 14 vjeç dhe S. M., 15 vjeç të cilët do të merren në pyetje nga specialistët për Hetimin e Krimeve, në prani të prokurorit, të psikologut dhe të prindërve të tyre.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje dhe përcaktimin e autorësisë së ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë njoftim për arrestimin e autorit dhe për masat që do të merren për 3 shtetasit e tjerë të shoqëruar

S'KA KOMENTE