Basha në Fier: SPAK t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve...

Basha në Fier: SPAK t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve të korruptuar

471
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në qytetin e Fierit, nga ku ka biseduar me qytetarë dhe sipërmarrës.

Basha shkruan në një postim në rrjetin social Facebook se shqetësimet e qytetarëve lidhen me çmimet e larta të ushqimeve, tarifave, naftës, gazit, energjisë.

Lufta kundër korrupsionit është për Partia Demokratike e Shqipërisë prioriteti kryesor, shton kryedemokrati ku thotë se mbështet SPAK-un për t’i shkuar deri në të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë.

Lulzim Basha: Në qytetin e Fierit u takova dhe bisedova me qytetarë dhe sipermarrës. Përkeqësimi i situatës ekonomike ka rritur emigracionin në Fier ashtu si në të gjithë vendin.

Shqetësimet e qytetarëve lidhen me çmimet e larta të ushqimeve, tarifave, naftës, gazit, energjisë. 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit duke e bërë edhe më të veshtirë situatën për mijëra familje.

Shqipëria më e varfëra në rajon, renditet ndër vendet më të korruptuara të botës. Vetëm afera e inceneratorëve, viktimë e së cilës është dhe Fieri, iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro. Para të cilat vidhen, ndërkohë që qytetet tona mbulohen nga smogu, mbushen me plehra, sepse e gjitha është veçse një skemë mashtrimi, vjedhje dhe shfrytëzimi.

Prandaj lufta kundër korrupsionit është për Partia Demokratike e Shqipërisë prioriteti kryesore. Ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK-un ti shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë.

Kryedemokrati është takuar gjithashtu dhe me një grup të rinjsh.

S'KA KOMENTE