Resmi Shanaj rizgjidhet në krye të PD Mallakastër, pjesëmarrje e ulët në votim

Partia Demokratike në Mallakastër zhvilloi këtë të diel zgjedhjet për kryetarin e degës, ku Resmi Shanaj u rikonfirmua në detyrë.

Sipas rezultateve të votimit, Shanaj mori 133 vota të vlefshme, ndërsa kandidati tjetër, Taulant Aliaj, siguroi 74 vota.

Në proces morën pjesë 212 anëtarë, ndërsa sipas të dhënave të strukturës, lista përfshin mbi 700 anëtarë.

Zgjedhjet në degën e PD Mallakastër vijnë pas humbjes së opozitës në zgjedhjet vendore të vitit 2023, ku përçarja mes kandidatëve të opozitës ndikoi në rezultatin përfundimtar në Bashkinë Mallakastër.

Pas rikonfirmimit në krye të degës, pritet të shihet se si do të funksionojnë strukturat lokale të Partisë Demokratike në Mallakastër dhe cilat do të jenë prioritetet e drejtimit të ri