Importet e çadrave të diellit dhe pajisjeve të ngjashme shënuan rekord historik në prill 2026, duke reflektuar përgatitjet intensive për sezonin turistik.
Sipas INSTAT, vlera e importeve arriti në 92 milionë lekë, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për këtë kategori. Edhe sasia e importuar u rrit ndjeshëm, me mbi 171 mijë kilogramë, ose 106% më shumë krahasuar me prillin e kaluar.
Rritja lidhet me zgjerimin e investimeve në turizëm, plazhe, bare dhe restorante përgjatë bregdetit. Bosnje Hercegovina ishte furnitori kryesor, e ndjekur nga Italia dhe Kina.










