Rama në Pogradec me drejtuesit politikë ,në fokus dokumenti “Besa”

Mbledhja e nisur rreth orës 11:30 në Pogradec, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, drejtuesve politikë dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, vijon ende me diskutime.

Në fokus të diskutimeve të para ka qenë dokumenti “Besa”, për të cilin të pranishmit kanë paraqitur sugjerime konkrete lidhur me përmbajtjen dhe mënyrën e zbatimit të tij në terren.

Rama është ndalur veçanërisht te roli i drejtuesve në nivel rajonal, përfshirë ministrat, drejtuesit politikë, deputetët dhe drejtuesit e institucioneve lokale.

Kryeministri u ka kërkuar të pranishmëve propozime për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes këtyre aktorëve në rang qarku.

Takimi në Pogradec vijon me diskutime mbi organizimin dhe funksionimin e strukturave, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen publike pas përfundimit të mbledhjes.