Rama në Mallakastër prezanton kandidatin dhe sulmon opoziten

Rama në Mallakastër prezanton kandidatin dhe sulmon opoziten

130
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama mesditën e kësaj të marte ka qenë në Mallakastër ku ka prezantuar kandidatin e PS për këtë bashki, Qerim Ismailaj.

Rama është shprehur se tashmë synimi i qeverisë është që investimet për të ardhur në ndihmë të qytetarëve të jenë në themel të rëndësisë së qeverisjes.

Ndër të tjera ai ka theksuar se me 14 maj është e rëndësishme që qytetarët të zgjedhin që të godasin zorrën qorre të vendit, siç ai goditi atë të tijën me heqjen e apendesitit.

Në pjesën e parë të fushatës kemi zgjedhur që të kursejmë të gjithë podiumet dhe shpenzimet e tepërta dhe të dhurojmë pemë. Ju keni shumë poemë por pemët nuk janë asnjëherë mjaft, dhe pse ju keni nevojë për gjëra të tjera. Sot nga ky vend këtu mund të shikojmë të shkuarën me sytë e kujtesës dhe mund të jemi me optimizëm për të parë nga e ardhmja. Ju e dini më mirë se unë por dhe unë e mbaj mend se ka qenë një aks me gropa me pluhur i padenjë për qytetarët këtu, dhe sot tashmë kemi një bulevard të bukur falë mundësisë që ju na dhëntë. Na dhatë mundësinë që bashkia dhe qeveria të punojnë në çdo drejtim. Është një qytet që ka ndryshuar si nata me ditë. Janë bërë investime të rëndësishme dhe po mbyllet me vendosjen e sahatëve të rinj, dhe nga qershori do të vijojë që të sjellë 24 orë ujë në shtëpi tuaja, një kërkesë e kahershme tashmë e plotësuar.

Ashtu edhe si shumë vepra të tjera të infrastrukturës që do të bëjmë së bashku. Është një moment që duhet të shkojmë n ë një nivel tjetër me prodhimin e ullirit, për të krijuar një mundësi për eksportimin apo përpunimin e tij. Ministria e Bujqësisë është në një angazhim me palën italiane për të dalluar disa pika strategjike të prodhimit të ullirit në Shqipëri ku ndër një të është edhe Mallakastra. Italia e importon 70% të lëndës bazë për prodhimin e vajit të ullirit ndaj rëndësia e bashkëpunimit është nga të dy palët.

S'KA KOMENTE