Rama ministrave, deputetëve e kryetarëve të Bashkive: Puna është penguar nga ju...

Rama ministrave, deputetëve e kryetarëve të Bashkive: Puna është penguar nga ju ne kadastra 

98
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e reformës për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës renditi disa nga problematikat që ka ky institucion.

Rama ua tha në sy ministrave, deputetëve dhe kryetarëve të bashkive, se puna deri më sot është penguar nga ata. Po ashtu ai theksoi se nga e hëna nuk do të ketë më sportele pritëse në Kadastra, apo veprime manuale, por se çdo gjë do të bëhet përmes e-Albania.

“Arsyeja për të mbajtur këtë takim është për të thënë disa të vërteta të rëndësishme të cilat janë përpjekjet për marrjen e pronësisë. Shumë njerëz janë hasur me procese të vështira, deri në dhimbje. E vërteta e parë është që ne nuk kemi arritur, edhe pse kemi pasur kohë të gjatë në dispozicion, që ta transferojmë Kadastrën në atë që është në të vërtetë. Është njësoj si Banka e Shqipërisë, si një bankë e nivelit të dytë ku mbahen kursimet e qytetarëve. Si një bankë, Kadastra nuk është fole për qoka. Kadastra është penguar në mënyrë të vazhdueshme nga ju. Flas për kategorinë që ju përfaqësoni, deputetë, ministra dhe kryetar bashkish. Ata që kanë sadopak pushtet, që i kanë dhënë vetes së drejtë të internojnë me Kadastrën si të ishte një rifuxho për të gjitha llojet e nevojave.

Banka e sigurt e pronës së patundshme të shqiptarëve është Kadastra. E vërteta tjetër e kësaj histori është që e shkuara e tmerrshme. Ne kemi trashëguar një situatë katastrofike. Pa dyshim që kemi bërë shumë përpjekje, e s’mund ta mohojë njeri. Para syve tanë kemi parë çudira me pronat e shqiptarëve. Ajo shprehja ‘kur gjenerali shkul një mollë, ushtarët arrin gjithë pemën’ merr jetë tani.

Dallëndyshja përmendi fjalët kërcënime. Kadastra është institucioni i vetmi që bashkëjeton me kërcënime. Kërcënime nga të katërt anët. Sa herë kam menduar për Kadastrën kam menduar për falje. Nga e hëna, më 3 korrik, askush brenda në Kadastër nuk do mundet që të përgjigjet, asnjë nga kushërinjtë dhe miqtë e tyre. As ata që kanë dhënë jetën për PS nuk do bëjnë dot gjë. Nga e hëna do jetë një makineri dixhitale. Punonjësit të Kadastrës në Gjirokastër do i dalë të trajtojë një çështje prone në Tropojë. Qytetarëve i bëj thirrje të mos shkojnë më në Kadastër se nuk i pret më askush. Kadastra është një dritare përmes e-Albania”, u shpreh Rama.

S'KA KOMENTE