Tentoi të kalonte rrugën, makina përplas për vdekje 14-vjeçaren

 Tentoi të kalonte rrugën, makina përplas për vdekje 14-vjeçaren

1068
SHPËRNDAJE

Një aksident fatal ka ndodhur sot në Maliq, si pasojë një e mitur ka humbur jetën. Policia bën me dije se rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, pranë kryqëzimit të fshatit Zëmblak, Maliq, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin I. K., ka përplasur një shtetase 14-vjeçare, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Mësohet se e mitura ka zbritur nga furgoni dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës, por mjeti, që dyshohet të ketë qenë me shpejtësi të lartë, e ka përplasur për vdekje në vend.Më drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S'KA KOMENTE