Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus organizimi i sezonit të ri politik

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot, në orën 13:00, një takim në Vilën e Kuqe në Tiranë me ministrat, zëvendësministrat, drejtuesit politikë të qarqeve dhe deputetët e deleguar në territore.

Takimi vjen pas mbledhjes së zhvilluar më 28 gusht dhe pritet të fokusohet te detyrat e lëna nga kryeministri për organizimin dhe kalendarizimin e axhendës politike në muajt e ardhshëm.

Një prej pikave kryesore do të jetë zgjerimi i “Pranisë Besnike” në çdo territor, ndërsa pritet të diskutohet edhe puna për ndryshimet ligjore që lidhen me platformën “PasqyrAlbania”.

Kjo platformë u prezantua gjatë takimeve dyditore të zhvilluara me dyer të mbyllura në Pogradec, ku Rama kërkoi që problematikat e qytetarëve të jenë në qendër të angazhimit politik dhe qeverisës.

Në ditët në vijim priten edhe takime të tjera në kuadër të axhendës së re të Partisë Socialiste.