Këshilli i Ministrave ka miratuar shpalljen e disa zonave në territorin e Bashkisë Mallakastër si “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore”, në kuadër të politikave për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetjen e zonave rurale.
Në të njëjtën mbledhje, qeveria miratoi edhe bonusin prej 5 mijë lekësh për kategoritë përkatëse të pensionistëve. Sipas vendimit, efektet financiare të kësaj mase llogariten në rreth 3.9 miliardë lekë dhe do të përballohen nga “Fondi i pensioneve” pranë Bankës së Shqipërisë.










