Dalja e pamjeve filmike ka zbuluar dinamikën e grabitjes së ndodhur në një argjendari në Kamëz, ku disa persona të armatosur hynë me shpejtësi në biznes dhe morën bizhuteri me vlerë.
Autorët, të maskuar, kanë goditur vitrinet ku ndodheshin sendet e çmuara dhe brenda pak minutash janë larguar nga vendi i ngjarjes me motor.
Pas grabitjes, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në ngjarje.










