PS vijon takimet e rienergjizimit në Patos: Fokus forcimi i strukturave dhe afërsia me qytetarët

Në qytetin e Patosit po vijojnë intensivisht takimet në çdo njësi administrative, organizatë dhe lagje, në kuadër të procesit të rienergjizimit të strukturave dhe forcimit të mëtejshëm të Partisë Socialiste.

Përfaqësues të strukturave lokale, anëtarë dhe mbështetës të PS-së janë angazhuar në këto takime, ku në fokus mbetet organizimi më i mirë i partisë në terren, afrimi me qytetarët dhe adresimi i problematikave të komunitetit.

Gjatë diskutimeve është vënë theksi te nevoja për energji të reja, ide konkrete dhe një bashkëpunim më të ngushtë mes strukturave, me synimin për t’iu përgjigjur sa më mirë sfidave të kohës dhe kërkesave të qytetarëve.

Ky proces synon jo vetëm forcimin e strukturave të partisë, por edhe rritjen e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, për të qenë çdo ditë më pranë tyre dhe për të dëgjuar shqetësimet e tyre.