Protestuesit përplasen me policinë te Parlamenti, 3 efektivë të plagosur, disa të shoqëruar

Tensionet jashtë Parlamentit janë përshkallëzuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte, ku disa prej protestuesve kanë goditur me vezë deputetët në momentin e hyrjes së tyre në Kuvend. Pas incidentit, policia ka ndërhyrë duke shoqëruar disa persona në komisariat.

Ndërkohë, një grup protestuesish kanë çarë gardhin metalik të vendosur përreth godinës dhe kanë tentuar të futen në ambientet e Parlamentit. Në reagim ndaj situatës, forcat e policisë kanë përdorur edhe spray lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rikthyer kontrollin në zonë.