Prej 3 ditesh fusha e mbetjeve ne flake

Prej 3 ditesh fusha e mbetjeve ne flake

52
SHPËRNDAJE

Prej 3 ditësh fusha e mbetjeve urbane në Vlorë është përfshirë sërish nga flakët, ku tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin.

Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se janë nisur 8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve.

Sipas ministrisë deri më tani nuk ka asnjë rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet të lartë për të neutralizuar flakët.

“8 mjete të Bazës së Mbështetjes së Emergjencave Civile të Komandës Mbështetëse, janë nisur drejt fushës së mbetjeve urbane në Vlorë për të ndihmuar në izolimin e flakëve. Deri në këtë moment duket se nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë”, shkruhet në postimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

S'KA KOMENTE