Roskovec/Nga nje fermer qe mblidhte qumeshtin me nje “biroçe” , sot sipermarres...

Roskovec/Nga nje fermer qe mblidhte qumeshtin me nje “biroçe” , sot sipermarres i nje fabrike moderne perpunimi

2109
SHPËRNDAJE

Keshtu e ka nisur rrugetimin e tij ne biznesin blegtoral ,60 vjecari nga Velmishi Syrja Tomorri .Pasi u kthye nga emigrimi ne Greqi ne vitin 2000 e nisi kete aktivitet me iniciativen e bashkeshortes.Qellimi i fermerit nga Velmishi ishte mos te largohejt nga Shqiperis por te siguronte punesim jo vetem per vete por edhe per te rinjte e kesaj zone.

Syrja Tomorri tregon historine e tij te nje jete te veshtire ne emigrim ku per 8-9 vjet ne Greqi dhe pas nje pune te lodhshme dhe distances se larget qe e ndante nga bashkeshortja dhe nga 3 femijet e tij te mitur merr vendimin per tu rikthyer ne Shqiperi dhe te niste me bashkeshorten nje biznes familjar ne perpunimin e qumeshtit.

-“E nisa fillimisht me nje biroce me nje kale ,qe edhe ate e mora borxh tek nje i aferm. Ngritem nje barake me llamarina ku kryenim perpunimin e qumeshtit dhe me pas e shperndaja me autobusa ne disa qytete te Shqiperise .

Me kalimin e viteve dhe veshtiresive arrita ta zmadhoja aktivitetin derisa sot me te ardhurat e fituara ne gati 20 vjet dhe me nje kredi nga banka arrita te ndertoje kete fabrike qumeshti moderne ku kam punesuar 14 punonjes me paga te kenaqeshme dhe te siguruar.

Nuk kam perfituar nga skemat ndihmese te qeverise por sivjet kam aplikuar .Sot jam i kenaqur pasi prodhimet tona e kane te siguruar tregun e shitjes.

Cmimi i shitjes se qumeshtit eshte rritur dhe po keshtu eshte rritur edhe interesi i blegtoreve per te rritur numrin e krereve ne bageti duke krijuar edhe mini kooperativa” .

Kjo eshte nje fabrike moderne ne zonen e Velmishit ne Roskovec nderkohe Syrja Tomorri synon qe ne te ardhmen te rrite kapacitetet e kesaj fabrike duke punesuar me shume te rinje me qellimin qe mos te emigrojne .

S'KA KOMENTE