Një shpërthim është regjistruar mesditën e sotme në një pikë karburanti në lagjen nr. 1 në Sarandë, duke lënë të dëmtuar dy punëtorë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ndërsa dyshohet se shpërthimi ka ndodhur gjatë punës për pastrimin e depozitave të gazit.
Si pasojë janë dëmtuar dy punëtorë, shtetasit F. P., rreth 40 vjeç dhe F. B., rreth 27 vjeç. Të dy janë transportuar në spitalin e Sarandës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Shpërthimi ka shkaktuar gjithashtu dëme materiale në pikën e karburantit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të shpërthimit.










