Ballina Shqiperia ime Policia Fier jep detajet nga aksidenti ne Cakran

Policia Fier jep detajet nga aksidenti ne Cakran

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar shtetasi E. K dhe tre pasagjerët, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spitalin rajonal Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.