Aksident i rëndë në Greqi, çifti shqiptar përplaset me trafikndarësen

Aksident i rëndë në Greqi, çifti shqiptar përplaset me trafikndarësen

10307
SHPËRNDAJE

Një çift me origjinë shqiptare janë përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në rrugën “Egnatia Odou”, në Veria të Greqisë.

Sipas medieve greke, shoferi shqiptar po udhëtonte drejt Selanikut kur ka devijuar nga rruga dhe makina është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e plagosur rëndë bashkëshortja, e cila ishte pasagjere në mjet.

Më herët ka pasur reshje shiu dhe në momentin e përplasjes sipërfaqja e rrugës ka qenë e lagur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore të Verias, dhe po kryejnë hetimet paraprake për shkaqet e sakta, ndërkohë që janë zbatuar masat emergjente të qarkullimit.

S'KA KOMENTE